LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord i zi!/ OBSH: Shënohet shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

19 Korrik 2020, 10:24, Sociale CNA
Rekord i zi!/ OBSH: Shënohet shifra më e lartë që nga

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër ditë rekord infektimesh me Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja brenda 24 orëve arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë. Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e viktimave që nga 10 maji. Sipas universitetit John Hopkins, të shtunën, shifra e të infektuarve shkoi zyrtarisht mbi 14 milion dhe mbi 600 mijë të vdekur./CNA.al

Lajmet e fundit nga