Connect with Us

Psikologjia e mohimit dhe një paralajmërim nga Pascal-i

Blog

Psikologjia e mohimit dhe një paralajmërim nga Pascal-i

Publikuar

-

Psikologjia e mohimit dhe një paralajmërim nga Pascal-i

Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shkencërisht të provuar të shëndetit publik, ndaj pandemisë së koronavirusit: një pjesë janë militantë partiakë, të tjerë janë të painformuar shkencërisht, dhe një grup i tretë, i prirur drejt teorive konspirative. Dhe shpesh herë ka mbivendosje mes këtyre kategorive.

Eshtë një fenomen mbarëbotëror, i cili nuk ka lënë pa prekur as Shqipërinë.

Shembulli më i spikatur në Shqipëri është Sazan Guri, një i vetëquajtur profesor që pretendon se merret me shkencën e mjedisit, i cili pak ditë më parë shkruante në një postim në Facebook, se i kish thënë një shoqja e tij, e cila e kish dëgjuar nga një pronar i një agjencie funerale, se kjo agjenci i paguante familjet e të vdekurve, nga cilado sëmundje, që të regjistronin të afërmit e tyre si të vdekur nga Covid19. Dhe në fund, profesor Sazani shtronte pyetjen, se kush fshihet nga qeveria prapa kësaj agjencie, që kërkon të rrisë fiktivisht numrat e viktimave.

Edhe pse as Sazani, as shoqja e tij nuk u japin shpjegim disa pyetjeve të thjeshta, fjala vjen:

A e dinë që në Shqipëri, me ligj, janë autoritetet shëndetësore që përcaktojnë shkakun e vdekjes, dhe jo familjarët e viktimave, e as agjencia funerale?

Shoqja i kish thënë Sazanit që agjencia ka varrosur 95 të vdekur (fiks sa numri zyrtar deri atë ditë). A thua të 95 viktimat, në të katër anët e Shqipërisë, i paskësh varrosur vetëm kjo agjencia funerale?

Dhe e fundit, ç’interes ka një agjenci funerale ta shpallë të vdekurin me Covid, kur kjo do i sjellë humbje për shkak se agjencia që organizon pritjet e njerëzve, mbetet pa punë?

Gjithësesi një numër njerëzish qenë të prirur të mos e vinin aspak mendjen në punë, dhe të besonin fjalët e Sazan Gurit, i cili vetëm një ditë më herët kishte përcaktuar edhe gjurmën se ku kishte shkelur Zeusi mbi malin e Tomorit.

Të zemëruarit

Me të drejtë, Pascal thoshte se pjesa më e madhe e telasheve të njerëzve, burojnë nga fakti që e kanë të pamundur që të rrijnë ulur, të qetë në një dhomë. Shumica e militantëve partiakë janë të zemëruar. Një pjesë tjetër janë të shqetësuar jo thjesht për pandeminë, por edhe për pasojat e dëmshme ekonomike.

Në shtete të ndryshme, ka patur arsye të ndryshme që justifikojnë zemërimin: Kina shtypi doktorët e par që dhanë alarmin për pandeminë. Irani mbajti zgjedhje në fillim të pandemisë. Serbia uli fiktivisht shifrat sa për të mbajtur zgjedhjet, dhe më pas ato u rritën si me buton pas vetëm dy ditësh. Italia vonoi masat e distancimit social. Anglia fillimisht tha se do të zbatonte teorinë e imunitetit të tufës, dhe se shumë njerëz do të vdisnin. E vërteta është që pandemia është kohë e keqe, për udhëheqës që fillimisht mohojnë dhe më pas përballen me popullsi të zemëruar.

LEXO EDHE:  “Do të ketë shpërthime herë pas here”/ OBSH paralajmëron: COVID 19 nuk do zhduket

Të painformuarit

Grupi i dytë është ai i të painformuarve. Këta ndahen në dy grupe: të rinjtë dhe skeptikët ndaj shkencës. Të parët janë ata që nuk heqin dot dorë nga festat pas mesnate, në qendër të bllokut apo në plazhe. Siç ndodh zakonisht me të rinjtë, aty ku nuk vepron arsyeja, nevojitet komanda. Shumë shtete u detyruan të ndërhyjnë duke mbyllur plazhe dhe bare ditët e fundit, duke u thënë të rinjve se koha e festave duhet shtyrë. Skeptikët ndaj shkencës përgjithësisht zgjedhin ato studime shkencore që u pëlqejnë. Por të gjithë bien dakord në një pikë: mendimi i tyre është më i vlefshëm se sa shkenca, në djall shkoftë pandemia! Dhe nuk u bëhet shumë vonë që ajo që ata pëlqejnë, mund të jetë pak si larg nga verdikti i shkencës.

Të fiksuarit

Grupi i fundit janë të fiksuarit pas teorive konspirative. Nuk ka mundësi, mendojnë ata, që një gjë e tmerrshme të ndodhë ashtu kot. Duhet të ketë një arsye më të thellë. Dhe dalin pastaj teori me agjenci varrimi, si ajo e profesor Sazanit, apo edhe të tjera, ku njerëz të cilëve u ofrohet kohë televizive, bëjnë thirrje madje që të hapen kanatë dyert e infektivit, dhe këta të futen brenda për t’i vërtetuar vetes dhe botës, se Covid-19 nuk ekziston.

Ka një problem mohimi i pandemisë: Mjafton edhe një pakicë e vogël që të sfidojë rregullat e shëndetit publik dhe kontrollit të pandemisë, për të hedhur në erë gjithçka. Kjo është një arsye përse kontrolli i pandemisë ka çaluar jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Mjafton të bësh një krahasim mes Evropës e Lindjes së Mesme, me Kinën dhe Lindjen e Largme.

Paralajmërimi i Pascalit është tejet domethënës, kur vjen fjala tek psikologjia njerëzore: Njerëzit e kanë të pamundur që të rrijnë ulur në një dhomë. Dhe çfarë bëjnë? Sajojnë arsye pse nuk duhet që të rrijnë ulur, të qetë, në një dhomë. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vaksinat e ndalin pandeminë, edhe pa frenuar plotësisht transmetimin e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Për të mposhtur Covid-19, do të duhet shumë më tepër sesa një vaksinë e re

Nga Stacey McKenna “Scientific American”

Më në fund po ndodh shpërndarja e vaksinave kundër Covid-19. Shumëkush shpreson që tashmë imuniteti i tufës – mbrojtja nga një sëmundje infektive që ndodh pasi një pjesë e mjaftueshme e popullsisë është vaksinuar ose infektuar – është në horizont.

Por edhe pse vaksinat e para që kanë marrë autorizimin e autoriteteve,janë shumë të efektshme në parandalimin e sëmurjes nga Covid-19, të dhënat nuk mund të na tregojnë ende nëse ato pengojnë transmetimin e SARS-CoV-2, virusit që shkakton sëmundjen.
Por dilema nëse imunizimi i parandalon marrësit të sëmuren dhe të infektojnë të tjerët, nuk është unike për pandeminë aktuale. Sipas Daun Baudish, profesor i patologjisë dhe mjekësisë molekulare në Universitetin Mekmaster, i ashtuquajtur ‘imunitet sterilizues’ ishte një faktor kryesor në eliminimin e sëmundjes së lisë.

Virusi i lisë, ose variolës, bëri kërdinë midis popullatave njerëzore për mijëra vjet, dhe kjo dëshmohet nga gjurmët e gjetura në mumjen 3.000-vjeçare të faraonit egjiptian Ramsesi V. Të dhënat tregojnë se virusi ishte përhapur globalisht në shekullin e parë të Erës Sonë, dhe në fund u bë një pandemi shekullore.

Historianët mendojnë se sëmundja vrau më shumë se 300 milion njerëz midis viteve 1900 dhe deri në çrrënjosjen e saj zyrtare në vitin 1980. “Sëmundja e lisë e ndryshoi historinë e botës, duke ndryshuar trashëgiminë mbretërore dhe rezultatet e luftërave që prekën fatet e vendeve të tëra”- thotë Natasha Kraukroft, këshilltare e vjetër teknike për fruthin dhe rubeolën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Edhe pse shumë vaksina të përdorura gjerësisht sot (për shembull kundër fruthit) prodhojnë një imunitet shumë efektiv sterilizues, të tjerat, si vaksina kundër hepatitit B, nuk e bëjnë këtë. Me këto vaksina, sistemi imunitar i një individi është trajnuar për të parandaluar sëmundjen, megjithatë patogjeni mund të vazhdojë të ekzistojnë trupin e atij personi, duke bërë që ata të infektojnë të tjerët.

Rasti i rotavirusit –që shkakton të vjella të rënda dhe diarre, është veçanërisht i rrezikshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël – është mjaft i thjeshtë. Vaksinimi e kufizon, por nuk e ndalon patogjenin që të shumohet. Si i tillë, ajo nuk mbron nga prekja në formën e lehtë të sëmundjes.

Gjithsesi, duke e zvogëluar ngarkesën virale të një personi të infektuar, ajo zvogëlon transmetimin, duke siguruar një mbrojtje indirekte të konsiderueshme. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), 4-10 vjet pas futjes në vitin 2006 në përdorim të një vaksine kundër rotavirusit në SHBA, numri i testeve pozitive për sëmundjen ra me 74-90 për qind .

Por mënyra e kontrollit përmes vaksinave të një sëmundje infektive, nuk është gjithmonë aq e drejtpërdrejtë. Tek e fundit nëse vaksina parandalon transmetimin apo jo, dhe në çfarë shkalle kjo varet nga vetë patogjeni, bartësi ose strehuesi që infekton, si dhe nga ndërveprimi midis të dyve, thotë Baudish.

Për shembull, vaksinat kundër Bordetella pertusis, bakteri kryesor që shkakton kollën e mirë, ose kollën e verdhë, bëjnë një punë të shkëlqyer në parandalimin e sëmundjes, por nuk e zhdukin plotësisht virusin. Përkundrazi, teksaB.pertusis shumohen në traktin e sipërm respirator, antitrupat e shkaktuara nga vaksinat ushtrojnë presion përmes seleksionimit natyror për të zhdukur bakteret dhe gjenet që shkaktojnë sëmundjen.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha bën paralajmërimin/ Na presin 4 muaj ferri! Lutuni që të mbani frymën deri në spital

LEXO EDHE:  Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA: "Rrezik i jashtëzakonshëm" nëse masat hiqen para kohe

Për shkak se të njëjtat gjene janë përgjegjëse për pjesët e mikroorganizmave që janë në shënjestër të antitrupave, bakteret që i mbajnë ato joaktive e shmangin përgjigjen imune dhe qëndrojnë të padukshme në traktin e sipërm respirator, shpjegon Baudish.
Kjo gjë bëhet problem kur dikush që ka një sistem imunitar të dobët, si për shembull një foshnjë, preket nga patogjeni. Në mungesë të antitrupave, gjenet që shkaktojnë sëmundjen e B.pertusis aktivizohen sërish, duke shkaktuar sëmundjen.

Në një studim të botuar nëtetor 2020 në “American Journal of Preventive Medicine”, studiuesit modeluan atë që mund të nënkuptojë një vaksinë anti-Covid me lloje të ndryshme të mbrojtjes. Ata zbuluan se nëse një vaksinë mbron 80 përqind të atyre që janë të imunizuar, dhe vaksinohet 75 për qind e popullsisë, virusi mund të përfundojë kryesisht si një epidemi pa pasur nevojë për masa të tjera të tilla si distancimi social.

“Përndryshe, nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi tek vaksina për të rikthyer jetën normale”-thotë Brus Li, bashkautor i studimit dhe profesor në Shkollën Pasuniversitare të Shëndetit Publik dhe Politikës Shëndetësore. Kjo do të thotë, që nëse vaksina parandalon vetëm sëmundjen ose zvogëlon derdhjen virale në vend se t`a eliminojë atë plotësisht, masat shtesë të shëndetit publik mund të jenë ende të nevojshme.

Sidoqoftë, Li thotë se një vaksinë e përhapur jo-sterilizuese,mund të zvogëlojë ende ngarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të shpëtojë shumë jetë njerëzore. Dhe gripi mund të sigurojë modelin më të mirë të asaj që na pret. Në varësi të periudhës së vitit, vaksinat e gripit kanë treguar se reduktojnë me rreth 40 për qind shtrimet në spital të të rriturve, dhe me 82 për qind shtrimet në repartet e terapisë intensive.

Studimi mbi koronavirusët sezonalë, sugjeron se SARS-CoV-2 mund të zhvillohet në mënyrë të ngjashme për të shmangur sistemin tonë imunitar dhe përpjekjet e vaksinimit, edhe pse ndoshta me një ritëm më të ngadaltë. Dhe të dhënat për marrëdhënien midis simptomave, ngarkesës virale dhe infektivitetit,mbeten të përziera. Por precedentët, tregojnë se vaksinat e diktojnë kontrollimin e suksesshëm të sëmundjeve infektive, edhe kur nuk sigurojnë një imunitet sterilizues të përkryer.

“Fruthi, difteria, pertusis, poliomieliti, hepatiti B, që të gjitha këto janë sëmundje të prirura për epidemi. Por ato tregojnë se për të triumfuar mbi sëmundjet infektive,nuk kemi domosdoshmërisht nevojë për një efektivitet 100 për qind në uljen e transmetimit, apo efektivitet 100 për qind kundër sëmundjes”- thotë Kraukroft./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.scientificamerican.com/article/vaccines-need-not-completely-stop-covid-transmission-to-curb-the-pandemic/

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse reagimi i dobët ndaj Covid-19, po e bën Francën gazin e botës

Publikuar

-

Nga

Nga John Keiger “Spectator”

Franca është anëtarja e vetme e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, që nuk ka zhvilluar një vaksinë të saj të koronavirusit, dhe kjo gjë po bie shumë në sy. SHBA ka tashmë 2 vaksina; Britania e Madhe 1; Rusia 1; Kina, ndërsa Franca nuk ka ene asnjë të tillë.
Si për t’i përkeqësuar më tej gjërat, Franca ka një renditje të turpshme ndërkombëtare për numrin e qytetarëve që ka vaksinuar deri tani.

“Franca është bërë turpi i Evropës”, përsërisin një varg politikanësh dhe mediesh në Francë.

Po si është e mundur kjo në tokën e Luis Pastër, pyesin veten francezët? Francezët e shohin këtë situatë si vazhdimin e “de-klasimit” të vendit, si një rënie të pamëshirshme historike nga ditët e saj më të arta. Presidenti Makron bëri thirrje që viti 2020 të ishte viti i De Golit, në kuadër të 50-vjetorit të vdekjes së tij.

Synimi ishte t’i rikujtohej Francës potencialin e madh që ka, dhe të shpresohej që ajo të frymëzohej nga lavdia e dikurshme. Por nuk ishte një vit i mirë. Në vend të kësaj, Makron përballet me vitin 2021, vitin e Miterranin, 25-vjetorin e vdekjes së të cilit e përkujtoi më 8 janar duke bërë homazhe në varrin e tij në Zharnak, Francën Jugperëndimore. Pavarësisht dëshirës për të grumbulluar vota të majta për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në sytë e Elizesë, lidhja me Miteranin është shumë afër borxhit kombëtar në rritje, papunësisë, shtetëzimit dhe rënies ekonomike franceze.

Ndërkohë, gjenerali De Gol e forcoi pozitën e Francës si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB në 1960 me armë bërthamore, shumë pak në numër krahasuar me SHBA-në, Bashkimin Sovjetik dhe Britaninë, por ishte të paktën përpara Kinës. Nderkohë dhurata e Miteran për Francën ishte më shumë integrim evropian, përmes tregut të përbashkët evropian dhe Traktatit të Mastrihtit. Në këtë aspekt, Makron është në një linjë me Miteranin, dhe jo me De Golin. Por BE-ja, nuk është aktualisht një institucion popullor në Francë.

Ndonëse mediat franceze bëjnë çmos të shmangin raportimin e dështimeve të BE-së për qytetarët francezë, sjellja e tmerrshme e Brukselit mbi blerjen e vaksinave nuk frymëzon shumë optimizëm, pavarësisht numrave në dukje mbresëlënës të porosive të vaksinave nga ana e unionit.

Përveç përtacisë së zakonshme burokratike të BE-së, fiksimit pas rregullatoreve dhe unitetit, Brukseli ka vendosur disa baste të këqija mbi vaksinat, që kanë qenë më shumë të bazuara tek politika sesa mjekësia. Francezët kundërshtuan disa nga porosiotë e vaksinave nga Brukseli, për të siguruar që kompania e saj Sanofi (në fakt Sanofi-GSK, një sipërmarrje franko-britanike), të merrte një porosi prej 300 milion doza vaksinash, për të balancuar porositë ndaj vaksinës së Pfizer-BioNTech.

LEXO EDHE:  Deklarata shokuese/ Në politikën shqiptare do ketë stuhi të reja furtune

LEXO EDHE:  Artan Hoxha bën paralajmërimin/ Na presin 4 muaj ferri! Lutuni që të mbani frymën deri në spital

Sërish janë shtetet anëtare, ato që po paguajnë sërish koston e rivalitetit franko-gjerman. Pasi Sanofi-GSK mund ta prodhojë vaksinën e saj të parë vetëm në fund të këtij viti. Mungesa e vaksinave të BE-së, ka bërë që Gjermania – në kundërshtim me një marrëveshje të përbashkët të blerjes së vaksinave – të negocionte një marrëveshje vetjake me BioNTech për një shtesë prej 30 milion dozash, ndërsa Qipro bëri të njëjtën gjë me Izraelin.

Ndërkohë pas Brexit, Agjencia Evropiane e Barnave do të duhet të autorizojë urgjentisht përdorimin e vaksinës britanike Oxford-AstraZeneca (ku BE ka porositur 300 milion doza) deri në fund të këtij muaji, për të arritur diku pranë imunitetit të tufës për popullsinë 450 milionëshe të BE-së deri në fillim të vitit 2022. Në kohëra normale, Parisi do të kishte zgjedhur rregulla më të hollësishme për ta vonuar qëllimisht miratimin e vaksinës britanike. Por në kushtet kur zgjedhjet presidenciale franceze po afrohen, Makron nuk ka luksin të humbë kohë.

Me një BE të uritur për vaksina, por dhe të paaftë për të vaksinuar në shkallën të gjerë qytetarët e saj, kjo do të ndikojë më tej mbi ekonomitë e vendeve anëtare. Nga ana tjetër kjo do të përkeqësojë rritjen e borxhit ndaj raporteve të PBB-së dhe marrëdhëniet e vendeve anëtare, sidomos mes veriut dhe jugut, kur në tryezën e diskutimeve të vijë ri-negocimi i borxheve kombëtare. Por statistikat më të fundit të BE-së mbi fundin e vitit 2020, e vendosin borxhin grek në nivelin 205.2 për qind të PBB-së, të Italisë 161.85 për qind, dhe të Francës në 118.74 për qind për qind të PBB-së së saj. Marrja e mëtejshme e borxheve nga shtetet jugore, do të provokojë më shumë grindje brenda BE-së.

Ndaj instrumentalizimi i historisë nga ana e presidentit Makron për qëllimet e tij politike është i rrezikshëm. Pas De Golit dhe Miteranit, presidenti tjetër francez që do të përkujtohet është Valeri Zhiskar d’Estenj. Funerali i tij muajin e kaluar ishte privat, por Franca ra dakord që parlamenti Evropian ta nderojë atë më atë në 2 shkurt, për promovimin prej tij të projektit të BE-së.

Elizeja ka me gjasë një mundësi për ta rigjallëruar axhendën evropiane të Makron. Por nëse imazhi i Evropës nuk do arrijë të përmirësohet këtë vit, Franca do ta hasë shumë vështirësi gjatë presidencës së saj të BE-së nga 1 janari deri më 30 qershor 2022. Ajo presidencë përkon me zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të vendit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://spectator.us/topic/france-covid-response-source-national-shame/

LEXO TE PLOTE

Blog

Hetimi mbi origjinën e Covid-19/ Çfarë nuk do të mësojë dot OBSH nga Kina

Publikuar

-

Nga

Mbi 85 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ Rreth 1,9 milionë të vdekur

Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”

Pas shumë debatesh për të pasur qasje, një vizitë e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë, nuk do të mund të zgjidhë dot misterin e origjinës së Covid-19. Misioni i ekipit do të bazohet në intervistimin e personelit mjekësor dhe kërkimor kinez, për të parë nëse ata do të tregojnë histori që janë të ndryshme nga versioni zyrtar që jep Pekini.

Por ata nuk do t`a bëjnë diçka të tillë. Një arsye e qartë e vonesës së gjatë dhe politizimit që shoqëroi ftesën e OBSH-së,ishte sigurimi i regjimit se zyrtarët lokalë dhe mjekët kinezë do të thonë atë që u ka diktuar qendra. Tani sfida e vërtetë, për të cilën unë dyshoj se do të ketë shumë bashkëpunim nga Kina, është që të inspektojë inventarin e mostrave të pacientëve dhe autopsive, para shpërthimit epidemik në Vuhan, për të zbuluar se ku dhe kur u shfaq virusi pa u njohur ende.

Vende të tjera kanë qenë të gatshëm t`a bëjnë këtë jashtë Kinës. Ne e dimë se virusi ishte i pranishëm në Francë në dhjetor 2019, pra para shpërthimit epidemik të Vuhanit. Një grua me tiparet tipike të Covid-19, që u paraqit në një spital të Milanos në nëntor 2019,
është identifikuar si “Pacienti Zero” i mundshëm në Itali.

Disa mostra të gjakut, sugjerojnë se virusi mund të ketë qenë i pranishëm në Itali që prej shtatorit 2019. Në komentet për median, zyrtarët e OBSH-së kanë aluduar se edhe Kina ka mbledhur gjithashtu mostra të tilla dhe nuk i ka bërë publike rezultatet. Por mos prisni ndonjë gjë të madhe. Tani, zyrtarët kinezë kënaqen kur sugjerojnë, bazuar në prova të tilla, se koronavirusi filloi diku tjetër. Kina mburret me meritën e njoftimit të botës për ekzistencën e virusit. Dhe çfarë ka mbetur tani për t`u zbuluar? Çdo gjë është e mundur derisa të vendosim një model mbi rastet e hershme të panjohura.

Ajo që po ndodh sot në Kinë, mund të jetë një temë më e frytshme e hetimit të OBSH-së sesa ajo që ndodhi në Vuhan një vit më parë. Javën që shkoi në provincën Hebei 22 milion njerëz janë urdhëruar të mos largohen nga shtëpitë e tyre, në përgjigje të asaj që përshkruhet si një “mori” rastesh. Raste të tilla janë shfaqur vazhdimisht në të gjithë Kinën,me shumë pak informacione që arrijnë të dalin jashtë vendit. Në qytetin e Kashgar u vendos një bllokim,pasi një rast i vetëm asimptomatik shkaktoi përhapjen e virusit tek 137 të tjerë, që të gjithë asimptomatikë.

A është kjo një mrekulli mjekësore, apo qytetarët e Kinës kanë marrë mesazhin se duhet t’u fshehin autoriteteve dhimbjet e fytit dhe ethet?
Asnjë shoqëri perëndimore nuk do të duronte dot kostot që Kina u ka kërkuar të përballojnë qytetarët e saj:testime masive të detyrueshme, karantinim të detyruar, mbyllje në shtëpitë e tyre të njerëzve pa simptoma apo të infektuar. Kina nuk është Tajvani, Singapori apo edhe Koreja e Jugut, një vend i rrethuar nga uji në të tria anët, dhe me njënjë kufi ushtarak të pakalueshëm në anën e katërt.

LEXO EDHE:  Një paralajmërim për botën

LEXO EDHE:  Një paralajmërim për botën

Para goditjes së pandemisë, Kina ishte destinacioni nr.4 turistik në botë me 60 milion turistë të huaj në vit. Udhëtarët e biznesit garantonin flukset e investimeve dhe tregtisë. Humbja e këtyre përfitimeve, është ndër kostot që janë detyruar të përballojnë njerëzit në Kinë.
Më e vështirë për t’u kuptuar, është fakti se ata e bënë këtë për të shmangur kostot, për të cilat vendet perëndimore nuk kishin pse të shqetësoheshin. Nga një llogaritje e bërë publike në janar 2020, Kina ka 3.6 shtretër të kujdesit intensiv për çdo 100.000 qytetarë, krahasuar me 29.4 në SHBA dhe 38.7 në Gjermani.

Kina ka 9 qytete më të mëdha sesa Nju Jorku, 27 më të mëdha se Los Anxheles dhe 40 më të mëdha se Çikago. Tani mendoni pak skenarin kur virusi përhapet në mënyrë të shfrenuar nëpër këto qytete ashtu siç bëri në Nju Jork në pranverën e vitit të kaluar.
Në rast se po pyesni, mosha mesatare në Kinë është afërsisht e njëjtë me atë në SH.B.A Vuhani, një qytet me 11 milion banorë, është 30 për qind më i madh se Nju Jorku. Megjithatë sistemi i tij spitalor ra në kolaps që në mbingarkesën e parë dhe valën e vdekjeve që e pasuan, dhe që sipas statistikave zyrtare, ishte më pak se një e katërta e asaj që përjetoi Nju Jorku disa javë më vonë.

Në Vuhan, pacientët vdiqën jo vetëm nëpër korridoret e spitaleve, por edhe në rrugë. Covid ka qenë një përvojë e përafërt për të gjithë. Megjithatë, kërcënimi nga grumbullimet e mëdha urbane të Kinës, mund të dukej si fundi i rrugës për Partinë Komuniste.
Unë u gëzova kur pashë një artikull në “The New York Times” një ditë, që në vend që të brohoriste për epërsinë e zyrtarëve të saj, e pranoi se Tajvani përfitoi nga të qenit një ishull,dhe nga mundësia e ndalimit të udhëtimeve. SHBA-ja ka 328 porte me qasje ndërkombëtare. Edhe me turizmin që ka pësuar një rënie me 68 për qind, madje edhe me kufijtë meksikanë dhe kanadezë të mbyllur për udhëtime “jo thelbësore”, më shumë se 100.000 njerëz kalojnë çdo ditë kufijtë tanë (duke mos përfshirë këtu kaluesit e paligjshëm të kufijve).

Kina mund të mos jetë model për asnjë vend. Ne mund të jemi ende mirënjohës për shembullin e saj. Ndërsa të tjerët e kanë pranuar epideminë, dhe janë fokusuar në trajtimin e pacientëve, ekonomia e saj ka ndihmuar botën të qëndrojë në këmbë.
Importet e saj bujqësore dhe industriale janë rritur. Fabrikat e saj kanë rifilluar punën, siç e kanë thënë mediat kineze“pajisje mjekësore dhe pajisje nga shtëpia” në sasi të mëdha për të ndihmuar vendet e tjera të menaxhojnë përshtatjet e tyre për shfaqjen e Covid-19 në botë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.wsj.com/articles/what-who-wont-learn-from-china-11610748507?mod=opinion_lead_pos10

LEXO TE PLOTE