Connect with Us

Pse populizmi mund t’i mbijetojë pandemisë

Politikë

Pse populizmi mund t’i mbijetojë pandemisë

Publikuar

-

Nga Rosa Balfour “Carnegie Europe”

Bolsonaro, Xhonson, Salvini, Trump. Erdogan, Kazinski, Lë Pen. Modi, Orban, Putin. Disa nga këta udhëheqës globalë janë populistë; disa të tjerë kanë prirje autoritariste; të tjerët janë haptazi autoritarë, që e përdorin populizmin për të konsoliduar pushtetin e tyre.
Disa do të rrëzohen nga pushteti pas keqmenaxhimit katastrofik ndaj pandemisë së koronavirusit. Të tjerët do të vijojnë qëndrojnë në pushtet, dhe liderë të rinj populistë do të ngjiten. Duke pasur parasysh performancën e dobët të shumë qeverive populiste në trajtimin e koronavirusit, populizmi duket sikur mund të zhduket si me magji.

Por një mendim i tillë i dëshiruar, shpërfill arsyet e ngritjes së populizmit dhe qëndrueshmërinë e tij. Për të hequr qafe populizmin, duhet të adresohen shkaqet e tij themelore. Shumëkush në Evropë, beson se populizmi lindi për shkak të krizave të jashtme
që e kanë goditur kontinentin gjatë 10 sviteve të fundit.

Këtu përfshihet ndikimi i krizës financiare së vitit 2008 në eurozonë, që ngjalli pakënaqësi me euron dhe pabarazinë ekonomike, dhe të fluksit të refugjatëve në vitet 2015-2016, që nxorri në pah frikën e humbjes së identitetit, por edhe që çoi drejt një skepticizmi më të madh ndaj BE-së.
Pra studiuesit dhe politikëbërësit e BE-së, supozojnë se suksesi i unionit është i lidhur ngushtë me performancën e tij. Ata mendojnë se politika më të mira, dhe institucione më efikase, do të bëjnë që politika evropiane dhe ajo kombëtare të bashkëjetojnë pa probleme. Nëse populizmi nxitet nga ankesat ekonomike dhe frika e humbjes së identitetit, ai mund të zgjidhet duke krijuar më shumë vende pune, dhe duke mbyllur kufijtë për të zvogëluar flukset migratore.
Por ky interpretim është i gabuar. Është vërtetë:krizat e shumta, kanë qenë “stuhia e përsosor” për populistët. Por ato nuk shkaktuan pakënaqësitë e mëdha, që kanë tronditur Evropën dhe demokracitë e tjera. Njerëzit që votojnë për politikanët populistë, zakonisht nuk u intereson se sa mirë zbatojnë ata një politikë e veçantë.

Në fakt, pretendimi i zakonshëm i politikanëve populistë – se mishërojnë vullnetin e njerëzve – eliminon mundësinë që ata mund të gabojnë ndonjëherë. Pra, sulmet e liderëve populistë ndaj elitës vihen rrallëherë në dyshim – edhe kur ata janë vetë pjesë e asaj elite. Kuptimi i rrënjëve të populizmit, është hapi i parë drejt identifikimit të mënyrave se si të mbrohet demokracia.
Së pari, populizmi është i lidhur me dobësimin e demokracive të përparuara. Elitat politike, janë distancuar nga votuesit pas dekadave të rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje, të anëtarësimit në parti, dhe të aktivizmit qytetar, që krijonte dikur lidhjen midis elektoratit dhe qeverisë.
Këto lidhje e mbanin dikur qeverinë nën kontroll, dhe i detyronin politikanët t’i kushtonin vëmendje përgjegjësive të tyre përballë qytetarëve. Ndërkohë sot, partitë politike përfaqësojnë më pak interesa shoqërore dhe njerëz, pasi anëtarësia në partitë politike ka rënë.
Siç është shprehur politogu irlandez Peter Meir, politika ka krijuar një boshllëk. Dhe ai është mbushur nga populistët, që kanë anashkaluar institucionet tradicionale – nga parlamentet tek media kryesore – të cilat kanë qenë gjithnjë shtyllat e demokracisë.

LEXO EDHE:  Katastrofa e Morias, dhe politika hipokrite e BE-së mbi refugjatët

Përparimet teknologjike, e kanë futur në krizë median tradicionale. Media sociale, u jep mundësi populistëve të kontaktojnë direkt me bazën e tyre, pa ndërmjetësimin dhe interpretimin e shtypit. Kjo dinamikë, ndodh edhe në nivelin më të gjerë ndërkombëtar. Për vite me radhë, udhëheqësit kryesorë politikë në Evropë, ia kanë hedhur fajin Brukselit për shumëçka, për të rritur popullaritetin në vendin e tyre. Së dyti, edhe nëse disa liderë populistë do të bien përmes zgjedhjeve, populizmi ka të ngjarë t’i mbijetojë pandemisë së koronavirusit, pasi varianti i tij i krahut të djathtë ka qenë shumë i suksesshëm në zhvendosjen e gjithë debatit politik dhe ideologjik më tej, drejt qendrës së djathtë. Në disa raste, populizmi ka ndikuar shumë sjelljen e partive të qendrës së djathtë. Partia Konservatore në Britani, miratoi axhendën anti-BE të Partisë së Pvarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke e nxjerrë vendin nga BE. Në Austri dhe Itali, e djathta populiste në qeveri ka ndryshuar politikat sipas dëshirës së saj. Ndryshimi është më i dukshëm në politikën evropiane të migracionit, që është bërë më jo-liberale, e nxitur nga frika e humbjes së identitetit kombëtar, dhe e shkeljes së angazhimeve ndërkombëtare. Por mund të shihet në shumë fusha të tjera, nga politika sociale, deri te siguria dhe antiterrori.

Qeveritë në Hungari dhe Poloni, e kanë dëmtuar në mënyrë sistematike sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Por janë regjistruar hapa pas në lirinë e shtypit dhe ato civile, siç është lufta e Francës kundër terrorizmit, dhe synimi i qeverisë italiane për të kufizuar aktivitetet e OJQ-ve që ndihmojnë refugjatët dhe emigrantët. Kjo ka minuar edhe qeverisjen e BE-së. Qeveritë populiste, kanë bllokuar ndërtimin e konsensusit në Këshillin Evropian. Aktualisht ndarjet brenda BE-së janë të shumta. Shumë analistë predikojnë ngritjen e populizmit, dhe taktikat e vetos nuk janë tashmë asgjë e re. Demokracia e dobësuar e Evropës, e ka të pamundur të vijojë me transformimet e shekullit XXI. Deri tani, reforma institucionale nuk ka funksionuar. Politika populiste shtron pyetjet më të thella rreth legjitimitetit, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes politike. Kush janë “njerëzit”? Kush vendos? Dhe dhe përfiton? Mbushja e këtyre boshllëqeve, kërkon një rishikim të plotë të marrëdhënieve në nivelin qeverisjes lokale, kombëtare, BE-së dhe atij global, në vend të reformës nga lart-poshtë që ka kryer zakonisht Bashkimi Evropian./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foltorja e Berishës në SHBA/ Ky është përfaqësuesi i Republikanëve që do marrë pjesë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do t’i bashkohet lidhjes virtuale të Berishës.

Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në Neë Jersey, në adresën që vijon:

Marriott Hotel



LEXO EDHE:  “2034”/ Viti në të cilin mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

LEXO EDHE:  Ernesto Che Guevara, një vrasës gjakftohtë dhe jo një hero revolucionar

138 Neë Pehle Avenue,

Saddle Brook, Neë Jersey, 07663

Në lidhje virtuale do jenë:

Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.

#DiasporaFlet”, shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma në drejtësi/ Si po përfiton miliona lekë gruaja e ministrit

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi është komentuar si sukses nga një pjesë e qytetarëve, por nga një pjesë tjetër është parë edhe si dështim.

Ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin amerikan, duke folur për këtë temë, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Ardian Dvoranit dhe Delina Ficos.

Duke iu referuar kësaj të fundit, Berisha tha se po përfiton miliona si pjesë e trupës së Gjykatës së Lartë, pasi ajo është bashkëshorja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish e fejuara e Edi Ramës.

Do t’ju tregoj në analizë të botuar në Slloveni me detaje për zhvillimet dramatike të gjyqësorit. E përdorën procesin e vetingut, që ishte një gjueti shtrigash për të përjashtuar nga gjyqësori që të gjithë gjyqtarët, për të cilët kishin dyshime në bindjet politike. Madje, përdorën edhe diskriminim ndaj origjinës dhe fesë në këtë proces. Po ua ilustroj me një shembull: me ndërhyrjen e mafias së Sorosit, Departamenti i Shtetit shpalli si një ndër dhjetë kampionët e botës nën luftën kundër korrupsionit Ardian Dvoranin.



Ardian Dvorani është një gjyqtar i cili në procesin e vetingut rezultoi se kishte shkelur ligje dhe kishte krijuar pasurinë në mënyrë të paligjshme. Për shembull: Dvorani nuk kishte deklaruar 82.000 euro, por u pranua se kishte harruar ta deklaronte këtë shumë, ndërkohë që të tjerë janë përjashtuar edhe për 8.000 euro. Ardian Dvorani kur ishte anëtar i Bordit të Albtelecom, paguhej nga Albtelecom.

I paguhej gjysma e apartamentit. Më vonë, e shpërbleu Albtelecom-in si gjyqtar i Gjykatës së Lartë me 9 vendime në shkelje të plotë të interesit ndaj agjencisë shtetërore. Ky njeri u shpall para 2 vitesh si kampion i luftës kundër korrupsionit. Në fakt, bazuar në ligjin shqiptar, vendi i tij është para gjyqit që të mbajë përgjegjësi për çka ka bërë. Çfarë ndodhi më pas? Pasi shkatërruan kushtetutën dhe Gjykatën e Lartë me anë të procesit të vetingut nga lart-poshtë, ndërkohë që ne insistuam për një proces nga poshtë-lart, ata krijuan një vakum të tmerrshëm. Sot, më shumë se 100.000 beteja ligjore pritet të shqyrtohen. Do të duhen gati 20 vjet të trajtohen. Asnjë qytetar shqiptar nuk ka më mundësi të gëzojë të drejtën themelore për një proces të drejtë gjyqësor.

Delina Fico, ortakja e afërt e Sorosit, drejtoresha e Institutit ‘Lindje-Perëndim’ tani është përgjegjëse për hartimin e çështjeve për Gjykatën e Lartë, çka është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve organike që parashikojnë se ky proces duhet të bëhet nga këshilltarët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe personel i kualifikuar. Cilët janë personat që ka rekrutuar Delina Fico? Delina Fico është bashkëshortja e ministrit të brendshëm dhe ish-gruaja e Edi Ramës. Ajo nuk ka asnjë kompetencë. Pra, po jepen miliona pa asnjë konkurs. Kush bën pjesë në stafin e saj? Janë të gjithë të rinj socialistë të rekrutuar nga grupi rinor socialist dhe tani i shërbejnë institutit ‘Lindje-Perëndim’ dhe merren me dosjet e gjyqësorit. Ky është kolaps i vërtetë”, tha Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga ndikimi i Sorros në vendimin e DASH tek kriza në PD/ Berisha flet pa dorashka në median ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin amerikan L. Todd Wood, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama,, filantropit amerikan George Soros, ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe një sërë zyrtarëve të lartë shqiptarë e amerikanë.

Berisha shprehet se ata kanë bashkëpunuar për ta shpallur “non-grata” por edhe për një sërë veprash të tjera sipas tij, për kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e opozitës në Shqipëri.

Intervista e plotë:

Kam lexuar një artikull se para disa vitesh, ju keni vënë re diçka interesante te Sorosi. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shumë njerëz e shohin Sorosin si promotor të demokracisë, të shoqërisë së hapur, por ju patë diçka ndryshe tek ai qysh në krye të herës. A mund t’ia thoni këtë publikut? Cili ka qenë ndërveprimi juaj me Sorosin.

Është e vërtetë. Kur dolëm nga epoka e errësirës, një aspekt që mungonte në Shqipëri ishte shoqëria civile. Ne kishim shoqëri civile në diktaturë, por që kontrollohej tërësisht nga qeveria dhe partia. Kështu që unë e mirëprita George Sorosin, duke pasur në konsideratë rëndësinë jetësore të shoqërisë civile. Ai sponsorizoi shoqëritë civile në Shqipëri. E vlerësova, por pas disa vitesh kuptova se ai vepronte tërësisht në mënyrë të njëanshme. Ai ndërtoi një rrjet të shoqërisë civile dhe e vendosi tërësisht nën ombrellën e Partisë Socialiste. Ne u kthyem në një sistem monist. Për këtë arsye, unë u mërzita nga veprimet e tij. Kalova në opozitë. Nga viti 2005-2013 isha kryeministër i vendit. U largova dhe hoqa dorë nga çdo rol drejtues dhe nga çdo kompetencë ekzekutive në 2013. Por çfarë ndodhi, z. Ëood. FSHH- Shqipëri hartoi planin strategjik pa e publikuar atë. Ai u publikua nëpërmjet kanaleve jozyrtare të botimeve dhe jo nga FSHH- Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Në planin strategjik 2013-2017, FSHH, Shqipëri e vendosi në përparësitë e veta ndryshimet kushtetuese, reformën e gjyqësorit dhe reformën zgjedhore. Në fillim të vitit 2014, FSHH organizoi tavolina të rrumbullakëta për reformën e gjyqësorit dhe ndryshimet kushtetuese nën drejtimin e FSHH-së. Përveç kësaj, krijoi edhe trurin e reformës së gjyqësorit me ekspertë që kishin lidhje me FSHH-në. Asnjëri prej tyre nuk përfaqësonte opozitën. FSHH mori përsipër të organizonte edhe sondazhet e opinioneve. Në fakt, u zbulua së shpejti se ato ishin shumë ndryshe nga sondazhet e zhvillua më parë. Ato u përdorën për qëllime propagandistike për të mbështetur trurin e reformës, çka funksionoi. U hartuan ligje dhe u paraqit para komisioneve parlamentare të dominuara tërësisht nga shumica. Si opozitë, ne morëm pjesë në proces, por me një kusht. Kushti ishte që të gjitha draftet e reformës t’i dërgoheshin Komisionit të Venecias, që është një autoritet ndërkombëtar për legjislacionin. Komisioni shqyrtoi draftin, kundërshtoi 38 nene nga 62, sepse që të gjitha tregonin sesi gjyqësori do të shndërrohej në një degë të ekzekutivit në Shqipëri.

Pra, ju po thoni se Fondacioni ‘Shoqëri e Hapur’ po ndryshonte në mënyrë të njëanshme strukturën qeverisëse të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit.

Pikërisht. Më lejoni të sqaroj se kryeministri aktual është mik i ngushtë i Sorosit.

Pra, e keni fjalën për Edi Ramën.

Edi Rama ka qenë i ftuar në dasmën e Sorosit. Janë miq të ngushtë. Komiteti parlamentar e dërgoi draftin në Komisioni i Venecias dhe ky i fundit e rrëzoi si të papajtueshëm me parimet ndërkombëtare të gjyqësorit. Hartuan draftin e dytë, pa opozitën. Komisioni i Venecias e rrëzoi përsëri dhe në fund, u detyruam të uleshim së bashku. I mbajtëm rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me ndihmën e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtare u bënë ndryshimet dhe u votua paketa kushtetuese e ndryshuare gjyqësorit në korrik 2016. Ajo mbështetej në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Por çfarë ndodhi pas kësaj?

Qeveria dhe truri i reformës e braktisën konsensusin. Konsensusi ishte që të votonim së bashku për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin organik të gjyqësorit. Ata nuk lejuan votimin e ligjeve organike, kthyen në to të gjitha nenet që i hoqi Komisioni i Venecias dhe opozita. Instaluan në ligj një mekanizëm për të kapur drejtësinë. Rezultati final ishte: së pari, të gjitha institucionet drejtuese të gjyqësorit kanë si drejtues të tyre ministra socialistë, vëllezërit dhe kunetërit e tyre, ish-prokurorë të diktaturës së Enver Hoxhës, ish-anëtarë të policisë sekrete, ish-ministra të Partisë Socialistë, që të gjithë në shkelje të kushtetutës.

Pra, në vend që të ndërtonte një shoqëri të hapur, Sorosi po instalonte sistemin komunist në gjyqësor.  Dhe po bënte çmos për ta kthyer gjyqësorin në Shqipëri në një degë të ekzekutivit të ish-Partisë Komuniste.

Duket njësoj si ajo që po ndodh në SHBA.

Do t’ju tregoj në analizë të botuar në Slloveni me detaje për zhvillimet dramatike të gjyqësorit. E përdorën procesin e vetingut, që ishte një gjueti shtrigash për të përjashtuar nga gjyqësori që të gjithë gjyqtarët, për të cilët kishin dyshime në bindjet politike. Madje, përdorën edhe diskriminim ndaj origjinës dhe fesë në këtë proces. Po ua ilustroj me një shembull: me ndërhyrjen e mafias së Sorosit, Departamenti i Shtetit shpalli si një ndër dhjetë kampionët e botës nën luftën kundër korrupsionit Ardian Dvoranin. Ardian Dvorani është një gjyqtar i cili në procesin e vetingut rezultoi se kishte shkelur ligje dhe kishte krijuar pasurinë në mënyrë të paligjshme. Për shembull: Dvorani nuk kishte deklaruar 82.000 euro, por u pranua se kishte harruar ta deklaronte këtë shumë, ndërkohë që të tjerë janë përjashtuar edhe për 8.000 euro. Ardian Dvorani kur ishte anëtar i Bordit të Albtelecom, paguhej nga Albtelecom.

I paguhej gjysma e apartamentit. Më vonë, e shpërbleu Albtelecom-in si gjyqtar i Gjykatës së Lartë me 9 vendime në shkelje të plotë të interesit ndaj agjencisë shtetërore. Ky njeri u shpall para 2 vitesh si kampion i luftës kundër korrupsionit. Në fakt, bazuar në ligjin shqiptar, vendi i tij është para gjyqit që të mbajë përgjegjësi për çka ka bërë. Çfarë ndodhi më pas? Pasi shkatërruan kushtetutën dhe Gjykatën e Lartë me anë të procesit të vetingut nga lart-poshtë, ndërkohë që ne insistuam për një proces nga poshtë-lart, ata krijuan një vakum të tmerrshëm. Sot, më shumë se 100.000 beteja ligjore pritet të shqyrtohen. Do të duhen gati 20 vjet të trajtohen. Asnjë qytetar shqiptar nuk ka më mundësi të gëzojë të drejtën themelore për një proces të drejtë gjyqësor.

Delina Fico, ortakja e afërt e Sorosit, drejtoresha e Institutit ‘Lindje-Perëndim’ tani është përgjegjëse për hartimin e çështjeve për Gjykatën e Lartë, çka është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve organike që parashikojnë se ky proces duhet të bëhet nga këshilltarët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe personel i kualifikuar. Cilët janë personat që ka rekrutuar Delina Fico? Delina Fico është bashkëshortja e ministrit të brendshëm dhe ish-gruaja e Edi Ramës. Ajo nuk ka asnjë kompetencë. Pra, po jepen miliona pa asnjë konkurs. Kush bën pjesë në stafin e saj? Janë të gjithë të rinj socialistë të rekrutuar nga grupi rinor socialist dhe tani i shërbejnë institutit ‘Lindje-Perëndim’ dhe merren me dosjet e gjyqësorit. Ky është kolaps i vërtetë.

Pra, marrin njerëz të korruptuar që u kanë vjedhur para shqiptarëve. Godasin armiqtë e tyre dhe i mbajnë jashtë gjyqësorit.

Po, është pikërisht kështu. Të marrim si shembull tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë: Sadushi, Pupo, Pando. Të tre është e sigurt që kanë legjitimuar pasurinë dhe pronat e tyre. Vetingu i tyre nuk është bërë i njohur për publikun, por është mbajtur i fshehtë. Këta gjyqtarë mbahen peng nga kryeministri që të vendosë si të dojë ai. Duke parë këtë panoramë, unë kam kundërshtuar fuqishëm dhe kam kritikuar Sorosin dhe kam kërkuar publikisht që ai të shpallet ‘persona non-grata’. Në 2017 i kërkova Kongresit Amerikan, Parlamentit Evropian të hartonte ligje që ndalonin aktivitetin politik të Sorosit të ushtrohej jashtë SHBA-së. Mendoni sikur miliarderë si Elon Musk, Jeff Bezos, Tim Cook të vendosin të blinin demokracitë në vendet e brishta e në zhvillim. Çfarë do të mbetej nga demokracia e tyre? Asgjë. Pikërisht për këtë arsye unë kërkoj të ndalohet aktiviteti i tij politik të paktën në vendet ish-komuniste, ose jashtë SHBA-së.

LEXO EDHE:  Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

LEXO EDHE:  “2034”/ Viti në të cilin mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Në thelb, është një krim i organizuar. Për këtë bëhet fjalë. Është një sindikatë e krimit të organizuar.

Po të dëgjoni analistët e mediave ndërkombëtare, Shqipëri është bërë i pari dhe i vetmi narko-shtet në Evropë. Është një protektorat i krimit lidhjet e të cilit shkojnë drejtpërdrejtë deri te kryeministri. Përveç kësaj, kontradikta ime me Sorosin lidhej me politikën e tij të jashtme në Ballkan. Sorosi ka politikën e vet të jashtme. Ai nxiti ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, duke hapur kështu Kutinë e Pandorës dhe duke shfrytëzuar projektet e vjetra të Millosheviçit për të bërë këtë ndryshim. Unë e kam kundërshtuar fuqishëm.

Më lejoni të sqaroj për publikun. Ai rihapi konfliktin e luftërave të Ballkanit në vitet ’90. Hapi urrejtjet e vjetra. A jam i saktë.

Ruajtja e këtyre kufijve në rajon është thelbësore, sepse kufijtë në këtë rajon të brishtë mund të përvijohen në mënyra të ndryshme. SHBA ka qenë kontribuues kryesorë për të kufizuar konfliktet dhe për të ruajtur kufijtë në këtë rajon. Ideja për të ndryshuar kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë hapën Kutinë e Pandorës. Ne kemi pasur edhe rajone të tjera të tilla. Së dyti, Sorosi promovon shoqërinë e hapur, por në këtë rast, po punonte për kufij të pastër etnikë. Kjo ishte tërësisht çnjerëzore në konceptimin tim. Kështu që unë e kundërshtova me forcë këtë koncept. Sorosi kishte lobuar pranë Departamentit të Shtetit dhe më lart.



Donin të më rendisnin në listën e zezë si komplotist kundër politikës së jashtme të SHBA-së, por unë nuk jam komplotist. Unë kam ruajtur atë marrëdhënie që kam pasur edhe kur isha kryeministër. Ata nuk ia dolën dot mbanë. Nuk guxuan të shkojnë deri te Sekretari Mike Pompeo dhe t’i kërkojnë firmën. Kur ndryshoi pushteti, e kthyen nga ‘komplot’ në ‘korrupsion’ dhe më ndaluan mua dhe fëmijët e mi të hyj në SHBA me anë të një vendimi të bazuar tërësisht në falsitet, përgojim dhe shpifje.

Pra, më lejoni t’ia shpjegoj publikut. Juve ju futën në listën e zezë dhe ju ndaluan të hyni në SHBA duke ju quajtur armik të SHBA-së dhe kriminel. Dhe kjo u bë nga DSH që drejtohet nga Anthony Blinken, i cili ka lidhje me Sorosin. Saktë?

Kur lexova mesazhin në Tëitter të Sekretarit Blinken, që thoshte se kisha kryer korrupsion në shkallë të lartë dhe kisha minuar demokracinë, u habita jashtë mase. Reagova, sigurisht. I shkrova një letër dhe shpjegova se kjo ishte vepër e George Sorosit, e veglës së korruptuar të Sorosit, Edi Ramës, dhe gjithashtu vendosa t’i drejtohem Gjykatës Ndërkombëtare dhe të padis për shpifje. Jo për vendimin që ai e merr në cilësinë tij për të përcaktuar se kush mund të hyjë e kush jo në vendin e tij, për sa kohë që ai është Sekretari i Shtetit. Por, shpifja nuk mund të përdoret kurrsesi për të ushtruar detyra zyrtare.

Me sa di, kongresmen Zeldin i ka kërkuar Blinkenit 3 herë informacion përse ju konsideroheni kriminel dhe Departamenti i Shtetit nuk ka siguruar asgjë deri tani.

I jam mirënjohës kongresmenit Zeldin. Ju siguroj ju dhe kongresmenin Zeldin se ata nuk do të mund të paraqesin asnjë provë të vetme, apo dokument, apo çfarëdolloj gjëje që ta vërtetojë këtë. Rasti im është unik. Më kanë penalizuar 8 vjet pasi kam dhënë dorëheqjen nga çdo detyrë drejtuese, nga çdo pushtet ekzekutiv. Më ndodhi mua, pasi kurrë nuk jam akuzuar apo paditur në Shqipëri apo jashtë vendit për korrupsion. Më ndodhi mua, kur një zyrtar i lartë i SHBA-së që asokohe ishte kryekëshilltar i Bideni-it më lavdëroi kaq shumë për sukseset kundër korrupsionit. Më ndodhi mua, 3 javë pasi kandidatura e partisë që unë mbështeta humbi zgjedhjet. Pra, u bë me qëllim për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.

Kanë frikë se mos ju ktheheni në pushtet dhe u thoni shqiptarëve se çfarë është duke ndodhur realisht.

Pastaj vendosa të kthehem. Kam një mbështetje të fortë. Ambasadorja e SHBA-së duket se është kthyer në një anëtare partie e partisë tjetër.

Ajo ndërhyn në politikën shqiptare.

Ajo ndërhyn jo vetëm në politikën shqiptare në përgjithësi, por edhe në problemet e brendshme partiake duke bërë kërcënime, duke u shprehur se nuk ju njohim, etj. Megjithatë, vullneti i shqiptarëve do të mbizotërojë. Unë kam besim se Shqipëria do të ketë një opozitë të vërtetë të fuqishme dhe jo fasadën e narko-shtetit që ka aktualisht.

Aktualisht është një opozitë e kontrolluar, sipas jush.

Është tërësisht e kontrolluar nga qeveria dhe shumë faktorë të tjerë.

Na thoni për votën e ardhshme. Çfarë po bën ambasadorja? Duket se po e kërcënon partinë tuaj.

Anëtarët e partisë po kërcënohen duke u thënë që nuk do t’u japim viza. Shumë prej tyre e dinë që janë nën kërcënim, por ata kanë vendosur të më mbështetin. E dinë se vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë. Ne kemi mbledhur më shumë se 60% të të gjitha firmave të delegatëve të Konventës. Ajo do të zhvillohet më 11 dhjetor. Pasi i mblodhëm firmat, kryetari i partisë, që është në duart e qeverisë deklaroi se do të thërrasë një Konventë më 18 dhjetor. Asnjë nuk po i përgjigjet. Megjithëse me vështirësi, ne do të organizojmë një opozitë të vërtetë në vendin tim që të jetë e lirë dhe të ruajë vlerat te të cilat besojmë. Ne jemi parti konservatore dhe i mbështesim vlerat dhe miqtë tanë.

Pra, ju do ta merrni vetë partinë dhe do t’i ktheheni politikës.

Nëse partia më do, patjetër që po. Siguroj çdo anëtar të partisë sime se do të jetë një garë e hapur dhe e lirë. Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në këtë garë është i mirëpritur.

Shumë interesante. Faleminderit për kohën tuaj. Do të doja t’ju ftoja në vazhdim që të flasim se ç’po ndodh në Shqipëri. Sepse është një mikrokozmos. Mendoj se administrata ose organizata e Sorosit po praktikon në Shqipëri atë që ka praktikuar këtë kohë në Evropën Lindore. Për mua kjo është interesante.

Ju falenderoj shumë. Shpresoj që t’ia dalim mbanë. Për momentin, Shqipëria është një Republikë e vogël e Sorosit.

Ai dhe i biri drejtojnë politikën e jashtme.

Plotësisht. Edhe në kundërshtim me politikën e jashtme të SHBA-së. Po të shihni ‘Ballkani i Hapur’. Çfarë është aktualisht? Është vetëm një aleancë trepalëshe midis Beogradit, Tiranës dhe Shkupit. Tre vendet e tjera kundërshtojnë të marrin pjesë. Ato nuk ia kanë besën Vuçiçit. Në fakt, para 3 ditësh, z. Gabriel Escobar u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ nuk mund të funksionojë nëse në të nuk marrin pjesë të 6 vendet. Pavarësisht kësaj, Soros, dhe jo vetëm ai, por edhe disa diplomatë amerikanë që ndikohen fuqishëm nga Sorosi ende vazhdojnë të mbështetin një aleancë trepalëshe që prodhon konfliktualitet dhe asnjë lloj bashkëpunimi.

Do të doja t’ju ftoja përsëri. Të flasim për politikën në Ballkan dhe se si Ballkani i Hapur mund të funksionojë. Faleminderit për kohën tuaj. Ndoshta mund të takohemi pas një muaji për të folur më gjatë.

Faleminderit.

LEXO TE PLOTE