LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Produktet “Made in China”, një problem për Evropën

19 Korrik 2020, 06:18, Blog CNA
Produktet “Made in China”, një problem për Evropën

Nga Dr.Elmar Hellendoorn ?Atlantic Council?

Për dekada të tëra, konsumatorët evropianë kanë besuar se mallrat e lira të importuara nga Kina ishin përgjithësisht diçka pozitive, duke e bërë më të lehtë pajisjen me gjërat e nevojshme me më pak shpenzime. Megjithatë, mbështetja tek mallrat kineze mund të jetë shumë problematike për Evropën. Vështirësitë ekonomike të Italisë gjatë dekadave të fundit, nxjerrin në pah historitë e vendeve të tjera të Evropës Jugore, që kanë provuar në kurrizin e tyre praktikat e padrejta tregtare të Kinës.

Në vazhdën e epidemisë së koronavirusit, nevojat financiare të Evropës Jugore kanë shkaktuar një debat përçarës brenda Evropës. Në këmbim të ndihmës, vendet e Evropës Veriore kërkojnë reforma të brendshme nga partnerët e tyre jugorë.
Ndërsa çështje të tilla si mungesa e efikasitetit, burokracia dhe korrupsioni duhet të adresohen, shqetësimet për shëndetin e eurozonës, priren të anashkalojnë një problem kryesor:produktet ?Made in China?.

Italia është një ?kanarinë? në ?minierën evropiane të qymyrgurit?:Ajo që ndodh në fillim në Itali, përsëritet më pas diku tjetër në Evropë. Kujtoni populizmin e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, stanjacionin ekonomik, dhe ndikimin politik të Kinës.
Një ndihmë urgjente, është tani e rëndësishme për të ndihmuar ekonominë italiane të përballojë krizën e shkaktuar nga Civid -19. Por mbështetja financiare në shkallë të gjerë, e mbështetur apo jo nga reformat e brendshme italiane, mund të jetë në rastin më të mirë
vetëm një zgjidhje e pjesshme.

Dhënia fund e konkurrencës së padrejtë, duhet të jetë një përparësi kryesore për Italinë dhe Evropën. Problemet ekonomike të Evropës Jugore, mund të gjurmohen tek manipulimi që bën Kina me monedhën e saj, me spiunazhin ekonomik dhe falsifikimin e produkteve nga Pekini, mungesën e normave sociale dhe mjedisore, si dhe refuzimin e Kinës për të pranuar kthimin e emigrantëve të paligjshëm.
BE-ja është ankuar për 2 dekada për praktikat e padrejta kineze të tregtisë, por nuk ka arritur asnjëherë t?i ndalë ato në mënyrë efektive. Nëse nuk ndalet konkurrenca e padrejtë, eurozona mund të dobësohet në aspektin strukturor.

Problemet ekonomike të Italisë, janë përkeqësuar nga praktikat kinezë të tregtisë, të ndërlikuara nga mungesa e efikasitetit, burokracia dhe korrupsioni. Faza e parë e ekspansionit ekonomik kinez, që nisi në vitet 1990, e goditi direkt Italinë, vend i specializuar në prodhimtarinë e aftësisë së ulët dhe me intensitet të lartë.
Lëndët e para të lira, produkte kineze të prodhuara në masë, shpesh të falsifikuara, zëvendësuan veshjet dhe tekstile italiane me cilësi të lartë, këpucët dhe produktet e lëkurës, enë e gatimit dhe mobiljet. Konkurrenca kineze ishte e fortë. Shumë nga modelet industriale u vodhën.
Mundësitë e punësimit për punëtorët italianë me aftësi të ulëta u zhdukën. Më shumë sektorë italianë si farmaceutika dhe mekanika u modernizuan. Pas reformave, tregu i punës në Itali është bërë më fleksibël se ai në Holandë apo Gjermani. Mosha mesatare e daljes në pension është 67-vjeç.
Që nga viti 2008, turizmi është rritur me 21 milionë vizitorë shtesë çdo vit. Eksportuesit kinezë, i shpërngulën prodhuesit italianë brenda tregut evropian. Gjatë viteve 1962-1995, eksportet italiane u rritën çdo vit me 6.6 për qind. Kur Kina hyri fuqishëm në tregun evropian në vitin 1995, rritja e eksporteve italiane ra në 2.8 për qind në vit.

Kontributi i eksporteve në PBB-në e vendit mbeti i kufizuar në 30 për qind, ndërsa eksportet gjermane, të cilat u konkurruan shumë më pak nga mallrat kineze, u rritën në 45 për qind të PBB-së gjermane. Italia nisi të kishte problemet financiare serioze.
Punësimi ra, pasoi një ikje e trurit, ndërsa shpenzimet sociale u rritën nga 21 për qind e PBB-së në vitin 1995 në 28 për qind në 2018-ën. Por pavarësisht kësaj rritje, deficitet fiskale të Italisë kanë mbetur brenda normës evropiane prej 3 për qind.
Kina, ashtu si vendet e tjera me paga të ulëta, ka ulur artificialisht kostot e prodhimit, duke mbrojtur tregjet vendase. Në këto kushte, BE duhet të përshtatë reagimin e saj ndaj këtyre realiteteve të tregtisë globale. Por në një kthesë ironike, Italia është bërë një nga mbështetëset më të forta të Kinës brenda BE-së.
Në vitin 2019, ajo u bë partnere kryesore e Kinës në Nismën e Brezit dhe Rrugës, ndërsa Pekini investoi në infrastrukturën strategjike italiane, sikurse është rasti i portit të Triestes, që ka të ngjarë të hapë edhe më shumë Evropën ndaj mallrave kineze.

Historia e rënies ekonomike të Italisë, mund të parathotë edhe rënien ekonomike të Evropës. Ndërsa Kina po eksporton gjithnjë e më shumë mallra me vlerë të lartë, industritë e Evropës Veriore, kanë filluar të ndiejnë vështirësitë e para. Ka ardhur koha që Brukseli të drejtpeshojë marrëdhëniet e saj tregtare me Kinën, duke marrë masa kundër ndikimit të saj në ekonominë e Evropës, kohezionit shoqëror, unitetit politik dhe autonomisë strategjike. Praktikat e padrejta tregtare të Kinës, po mbjellin përçarje në Evropë, duke e dobësuar politikisht dhe ekonomikisht Bashkimin Evropian. Nëse rënia e Evropës nuk ndalet, zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze, mund të arrijnë së shpejti të kontrollojnë plotësisht biznesmenët evropianë. Se si po zhvillohet tregtia apo se kush bëhet më i pasur dhe kush më i varfër, kjo është në fund një çështje e fuqisë apo e gjeopolitikës. Aktorët më të fortë, janë ata që përcaktojnë rregullat tregtare ndërkombëtare dhe monetare. Tregu i brendshëm i BE-së, duhet t?i shërbejë mbi të gjitha prosperitetit dhe stabilitetit politik të Evropës./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga