LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia Rrugore kontrolle gjatë natës/ Në 4 orë, 9 patenta të pezulluara dhe 12 gjoba në aksin Sauk-TEG

19 Korrik 2020, 06:13, Kronika CNA
Policia Rrugore kontrolle gjatë natës/ Në 4 orë, 9 patenta

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle gjatë natës në aksin Sauk-TEG duke evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, për katër orë janë 9 patenta të pezulluara për shpejtësi tej normave, që varionte deri në 162 km/h dhe 12 gjoba. Policia shkruan në faqen zyrtare në ?Facebook? se drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar dhe bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

?Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
152 km/h ? 162 km/h në aksin Sauk ? Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës
Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore. Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga