LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bomba" që pritet të plasë shumë shpejt/ Ronaldo akord verbal me klubin e ri

19 Korrik 2020, 10:05, Sport CNA
"Bomba" që pritet të plasë shumë shpejt/ Ronaldo

Kristiano Ronaldo po kalon një sezon pozitiv, (dhe më të mirë se i vjetshmi) duke qenë se ia ka dalë të shënojë 28 gola në kampionat dhe është në garë me Imobilen për golashënuesin më të mirë të Serisë A. Portugezi nuk i ndjen 35 vitet mbi shpinë, duke qenë lojtari kryesor i bardhezinjve. Mirëpo, luzitani mund edhe të largohet në sezonin pasardhës pasi në horizont është shfaqur Njukasëll.

Klubi historik i Premier League pritet së shpejti të ndryshojë pronësi dhe t?i kalojë një fondi arab. Pikërisht, me këta të fundit sipas ?Don Balon?, CR7 ka gjetur akordin verbal dhe është gati të rikthehet në Premier League për të zhvilluar vetëm një sezon me ?qymyrxhinjtë? e më pas të transferohet në SHBA për të mbyllur karrierën e lavdishme.

Mbetet për t?u parë nëse ky lajm do të konfirmohet, duke qenë se Ronaldos do t?i duhej që më pas të hiqte dorë nga Liga e Kampionëve, një kompeticion që e ka shumë përzemër.

Lajmet e fundit nga