LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alesia Bami: Nuk kalohet e gjithë jeta me një burrë

19 Korrik 2020, 19:49, Lifestyle CNA
Alesia Bami: Nuk kalohet e gjithë jeta me një burrë

Moderatorja e emisionit ?E diell?, Alesia Bami, ka deklaruar gjatë rubrikës ?Trotuar? se është shumë e vështirë që gjithë jetën ta kalosh me një partner. Ndërkohë që diskutohej për temën ?Një partner për gjithë jetën?, Alesia tha se nuk mundesh të qëndrosh gjithë jetën me një njeri.  Ajo shtoi se për të është e vështirë të gjejë njeriun e duhur, sidomos në moshën që ka sot, për shkak të angazhimeve që femrat kanë sot në punë.

?Unë mendoj se nuk rrihet gjithë jetën me një partner. Është shumë e vështirë. Po aq e vështirë është edhe të gjesh njeriun me të cilin do të kalosh gjithë jetën?, u shpreh Bami.

Ndërkohë moderatorja tjetër, Nevina Shtylla tha se në Shqipëri është ende tabu që një vajzë të njihet me më shumë se me një djalë gjatë jetës së saj. Nevina tha se kur flitet për një partner gjatë gjithë jetës, ajo e percepton për martesën, sepse është shumë pro saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga