Kronika
Video- Gruaja kërkon domatet mes parcelës me hashash/ Ironia e Hoxhës: Po ti kanabis na ke në dore moreeee

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar një grua veriore, kërkon kokrrat e domateve dhe të speceve, në degët e bimëve të hashashit.
“O të shkretat domate morina, ku do t;ju ha unë morina. Ku i kë koket moj domate, ku i ke koket moj spece, oj qoftë beku…o Zot po taj na ke në dorë…,”- dëgjohet të thotë gruaja në video.
Hoxha teksa shpërndan në profilin e tij në Facebook këtë video nuk lë mënjanë as ironinë. Sipas gazetarit nona që i falet parcelës me kanabis është elektorati, që vitin tjetër do i kërkohet kokrra e votës, me listë të hapur apo të mbyllur.
“Meqe ka qene nje jave e lodheshme, me shume debate dhe sherr per sistemin zgjedhor, po ju sugjeroj pak relaks per fundjave…
Natyre e qete, Shqiperia e vertete…. Nona, nona, qe i falet parceles me kanabis. Ajo eshte elektorati, qe vitin tjeter do i kerkoni kokrren e votes, me liste te hapur apo te mbyllur…🤣🤣🤣 “Ah te shkretat domate moreeee… Kur do t’u ha une, moreeeee… Ku i ke kokrrat e domates?! Ku i keee…
Ku i ke kokrat e specit, ku i ke kokrat moreeee.. O qofte bekuar ti(kanabis) o zot… Po ti(kanabis) na ke ne dore moreeee…” Shkoni e sqaroni nonen tani, per sistemin zgjedhor, shkeljen e kushtetutes nga presidenti, apo 15 kushtet per tu antaresuar ne Bashkimin Europian, moreeeee…”, shkruan Hoxha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Blindohet Nënë Tereza/ Dritan Dajti niset me urgjencë në spital
Dritan Dajti është nisur me urgjencë në spitalin Nënë Tereza. Nën masa të rrepta sigurie, mësohet se Dajti është dërguar në spital ndërkohë që nga...

I infektuar me Covid/ Pedagogu në gjendje të rëndë psikologjike, hidhet nga kati i shtatë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka tentuar që ti japë fund jetës duke u...