Connect with Us

U plagos me thikë paraditen e sotme/ Humb jetën në spital 46-vjeçari nga Fieri

Kronika

U plagos me thikë paraditen e sotme/ Humb jetën në spital 46-vjeçari nga Fieri

Publikuar

-

U plagos me thikë paraditen e sotme/ Humb jetën ne spital 46-vjeçari nga Fieri

Ndërron jetë  46-vjecari  nga Kasnica, i cili u plagos me thikë paraditen e sotme në Fier.

Rreth orës 12:20, Përparim Seati, shkoi në spital i plagosur pasi kishte pasur një konflikt në Patos me shtetasin e identifikuar me inicialet A.S., 31 vjeç që e ka qëlluar me thikë.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të pòlicisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari var veten në banesë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari var veten në banesë

Një 84-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë rreth orës 09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.S., është gjetur pa shenja jete.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në mes të Tiranës/ Preg Gjini ka dëmtime të rënda në të dy sytë

Publikuar

-

Nga

Atentati në mes të Tiranës/ Preg Gjini ka dëmtime të rënda në të dy sytë

Preng Gjini, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm pranë Urës së Nisharakut në Tiranë pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Mësohet se 51-vjeçari ka dëmtime në të dy sytë dhe disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në një nga zonat mëtë populluara të Tiranës, ku Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.



Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohen detaje nga atentati me eksploziv në “Vasil Shanto”/ Si është gjendja e 51 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Shënjestra e atentatit të një nate më parë, Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas abc news, për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e  Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit sipas bluzave të bardha vijon të jetë kritike.

“51 vjeçari Preng Gjini i plagosur një natë më parë në Tiranë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për aq kohë sa dhe ndërhyrja kirurgjikale e bërë ka zgjatur për disa orë. Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar. Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim.Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave”, është shprehur gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

Gjithashtu në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në vendin tonë ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha.



Gazetarja investigative Hoxha në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se atentati i djeshëm nuk ishte vetëm për ti dhënë një mesazh shenjestrës por ishte dhe një mesazh për të gjithë.

LEXO EDHE:  E trishtë në Shkodër/ Covid i merr jetën elektriçistit 28 vjeçar

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët përplasen me policinë

“Dita e djeshme ishte shumë e vështirë për të gjithë, Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi. Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me selenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe. Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë me lëndë eksplozive në mes të qytetit bregdetar siç ndodhi dhe me atentatin e djeshëm, nuk ka qenë vetëm eleminimi i shenjestrës, por edhe për të dhënë një mesazh. Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë dhe një shtetas italian. Frika dhe drama që ngelet është te të gjithë ato kalimtarë që ndodheshin aty. Pasojat tashmë nuk janë vetëm për shenjestrën por për të gjithë ato që ishin aty”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE