LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ti nuk je burrë", Florian Marku sfidon kundërshtarin: Luftoj me këtë frikacak kur të dojë dhe ku të dojë

18 Korrik 2020, 09:14, Sport CNA
"Ti nuk je burrë", Florian Marku sfidon kundërshtarin:

Florian Marku ka nisur të stërvitet normalisht, duke qenë se periudha e pandemisë ndikoi në të gjitha fushat. Boksieri shqiptar, së fundmi ka sfiduar djalin e ish-kampionit të botës, Konor Ben. Kundërshtari me të cilin kërkon të ndeshet Marku, ka fituar 11 ndeshje nga 16 me ?KO?, ndaj edhe nofka e tij është ?Shkatërruesi?.

Mirëpo, Markut nuk i interesojnë shumë statistikat dhe nuk impresionohet nga epitetet, ndaj e ka ftuar Konor në një duel, madje ku të dojë dhe kur të dojë ai.

Postimi i Markut në FB:

E rrespektoj babain tend por jo TY .Ne interviste kur te pyeten per Florian Markun the qe askush nuk me njeh ? . Une jam ai qe mbush nje stadium me njerez aq sa ti si ke mbush ne gjithe karrierren tate . Ti sje burre . Po deshe me u bo burre bashke do takohemi ne ring bashk me mijera fansat e mi Shqiptare l. Une luftoj dhe ndeshem per fansat dhe njerzit e mi pastaj per lek . @eddiehearn merr skuadren time dhe caktoje nje ndeshje , do luftoje me kte frikacak kurdo qe ai te doj,dhe kudo qe te doj.

Lajmet e fundit nga