Connect with Us

Thaçi pas kthimit nga Haga/ Historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet

Kosova & Rajoni

Thaçi pas kthimit nga Haga/ Historia e Kosovës dhe UÇK-së nuk mund të rishkruhet

Publikuar

-

Katër ditë në Hagë/ Hashim Thaçi “thyen heshtjen”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur pas kthimit të tij nga Haga, ku u mor në pyetje për katër ditë.

Ai thkesoi se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës ndërsa theksoi se sakrifica për liri nuk mund të zhbëhet.

Gjatë fjalës së tij Thaçi tha se sipas tij ky proces do të vulosë rolin e UÇK, ndërsa shtoi se Kosova duhet të vendoset mbi dallimet partiake.

“Kam respekt të plotë për zbardhjen e procesit të së vërtetës. Për shkaqe etike nuk mund të hyj në detaje konkrete të këtij ballafaqimi, por edhe nuk mund të mos ndaj asgjë me ju. Ju që më keni qendruar afër mund të keni pikëpyetje për pretendimet e Prokurorisë Speciale. Sonte të dashur qytetarë dua të ndaj me ju tri gjëra. E para, historia e luftës çlirimtare të Kosovës nuk mund të rishkruhet nga askush. Ky proces nuk mund të rishkruhet sepse është vulosur me gjakun e djemve që kanë luftuar për lirine e Kosovës.
E dyta, ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve të shpifjeve mbi Kosovën dhe luftën tonë çlirimtare. Ky proces do të vulosë një herë e mirë rolin tonë si shtetformues. Nuk mund të mos dënohet kjo përbuzje etnike, qysh në barkun e nënës, nuk mund të harrohen sjelljet gjenocidale, spastrimi etnik. Këto do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, të cilat nuk do të përsëriten më në Kosovë.
E treta, unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në rrugën e pavarësisë së Kosovës, ndihem sot edhe më i bindur dhe më i vendosur se përpara këtij ballafaqimi, se çfarë vlere ka sakrifica për të çuar në fund këtë zbardhje të së vërtetës. Të dashurit e mi, sonte dua të përsëris, se për mua Kosova është gjithnjë e para. Kur atëherë isha gati të jap jetën, sot që jam prind kam për detyrë ta mbroj Kosovës, ndaj një procesi që ka përfshirë mua dhe bashkëluftëtarët, në një valë shpifjesh për krime që nuk janë kryer kurrë. Duke iu falenderuar nga zemara për këtë solidaritet, dua t’ju them të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike. E kemi amanet nga paraardhësit tanë. Nga Ibrahim Rugova, Adem Jashari e qindra të tjerë që kanë kontribuar për këtë vend.
Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog mes forcave politike, për qeverisje të mirë dhe unitet. Veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimatre nga Serbia dhe e gjithë bota. Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë. Duhet t’i flasin botës me një zë, Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Përulem me respekt për besimin tuaj. U jam mirënjohës për gjithçka. Nuk jam dhe nuk kam qenë perfekt, por kam bërë sa kam mundur. Ju siguroj që do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi” tha Thaçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 98 persona të infektuar.

Mësohet se që nga dita e djeshme janë bërë 1404 testime, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën janë edhe dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeç.



Shqetësues është fakti që nga rastet e konfirmuara positive, 50 të infektuar janë vetëm në qytetin e Shkupit.

LEXO EDHE:  Ja disa mënyra praktike për të “luftuar” stresin

LEXO EDHE:  Komisioneri Hahn viziton Kosovën për herë të parë

Ndërkohë, shifrat e tjera janë në Kumanovë 6 raste, në Shtip 4, në Prilep 5, në Tetovë 7, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 4, në Ohër 2, në Gostivar 1, në Strumicë 9, në Kriva Pallankë 1, në Koçanë 1, në Berovë 1, në Dellçevë 2 dhe Kërçovë 1./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Ulen shifrat në Kosovë/ Një viktimë dhe 70 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëvetë fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 608 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të jetëvetë humbura nga Covid, në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 2,378.



Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në Uashington/ Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se marrëveshja ekonomike midis këtyre dy vendeve do ta bëj si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.



“Guximi i jashtëzakonshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”, nënvizoi Trump.

LEXO EDHE:  Faktet/ PS zyrtarisht në luftë klanesh

LEXO EDHE:  Asociacioni pa kompetenca shtesë (?)

 

LEXO TE PLOTE