LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi në spital me vështirësi në frymëmarrje/ 28-vjeçarja nga Elbasani niset me urgjencë drejt Tiranës

18 Korrik 2020, 19:12, Sociale CNA
Shkoi në spital me vështirësi në frymëmarrje/

Një rast i ri me korinavirus është konfirmuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një 28 vjeçare që është paraqitur në urgjencë me vështirësi në frymëmarrje.

Mësohet se gjendja e të resë është jo e mirë dhe është bërë transportimi drejt spitalit Covid-2 në kryeqytet për të marrë mjekimin e duhur.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë raportoi për 2 raste me koronavirus në qytetin e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë janë shënuar 4 humbje jete dhe 102 raste të reja pozitive./CNA.al

Lajmet e fundit nga