LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sadiku nuk e përtyp dot zëvendësimin, ja si reagon kur del nga loja

18 Korrik 2020, 07:16, Sport CNA
Sadiku nuk e përtyp dot zëvendësimin, ja si reagon kur del nga

Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut ia ka hedhur më të keqes! Skuadra spanjolle ka arritur të mbijetojë në Segunda Division pas fitores së arritur në shifrat 2-0 ndaj Alcorcon.

Për një ekip me histori dhe që gjendej gjithmonë në elitën e futbollit nuk mund të ketë kurrsesi vend për festë pas realizimit të objektivit të tillë.

Për me mënyrën sesi shkoi kampionati, Malaga ka rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria. Pikërisht për këtë arsye i gjithë ekipi u angazhua për të bërë gjithçka që t?i shpëtonte turpërimit.

I inatosur do të dilte nga fusha e blertë Armando Sadiku që nuk e ka pritur mirë largimin që i bëri trajneri në një ndeshje me vlerë finale, teksa do të zëvendësonte në minutën e 65.

Sulmuesi shqiptar e tregoi qartësisht gjendjen emocionale në atë moment duke mos përshëndetur as pjesëtarët e stafit të klubit.

Lajmet e fundit nga