Kosova & Rajoni
Rëndohet bilanci i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ 241 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Tetë viktima dhe 241 raste të reja me COVID-19 janë shënuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.
Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime, ndërsa rastet e reja janë shënuar në Shkup – 73 të infektuar, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushevë-1, Koçani-8, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Vinicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2.
Ndërsa viktimat janë shënuar nga dy në Shkup, Tetovë dhe Strugë, ndërsa nga një viktimë në Gostivar dhe Strumica. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 pacientë . Deri tani janë shënuar 9026 persona me koronavirus, dhe 414 viktima që nga fillimi i pandemisë./CNA.al