LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Që nga zërat për fantazma tek pishina poshtë sallës së konferencave/ 13 fakte që nuk dinit mbi Shtëpinë e Bardhë

18 Korrik 2020, 06:34, Blog CNA
Që nga zërat për fantazma tek pishina poshtë sallës

Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SHBA, por edhe e një numri faktesh befasuese. Për shembull, a e dinit se rezidenca më e famshme në botë nuk është projektuar nga një amerikan, apo se aty flitet që qarkullon fantazma e nje presidenti të famshëm? Me siguri që jo. Ndaj ndiqni më poshtë faktet më interesante mbi shtëpinë me siguri më të famshme të botës:

1. Është realisht shumë e madhe

Ajo është gjithsej 6 kate, nga të cilat disa nëntokë, me 132 dhoma dhe 35 banjo. Ndërkohë, ka 412 dyer, 28 vatra zjarri, 8 shkallë, 3 ashensorë. Një vlerësim i kohëve të fundit, ka arritur në përfundimin se Shtëpia e Bardhë kushton rreth 400 milionë dollarë.

2. Arkitekti i saj nuk ishte amerikan

Shtëpia e Bardhë, u projektua nga arkitekti irlandez Xhejms Hoban, që e filloi karrierën e tij në Filadelfia në vitin 1785.

3. Nuk ka pasur gjithmonë këtë emër

Ky emër iu vu zyrtarisht në vitin 1901, kur presidenti Tedi Ruzvelt vendosi ta ndryshojë emrin e saj të mëparshëm ?Rezidenca Ekzekutive?.

4. Xhon Adams ishte presidenti i parë që jetoi aty

Megjithëse Shëtpia e Bardhë, nisi të ndërtohet në kohën e presidencës së Xhorxh Uashingtonit, ai nuk jetoi kurrë atje. Këtë nder e pati pasardhësi i tij, Xhon Adams.

Mandati i Uashingtonit përfundoi në vitin 1797, 3 vjet para përfundimit të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1800, ndërsa ai vetë vdiq në vitin 1799.

5. Stafi ka 5 orë kohë, për të ndërruar objektet personale të presidentit dhe ish-presidentit

Gjithçka ndodh gjatë kohës që presidenti në detyrë largohet nga Shtëpia e Bardhë, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur. Nga ai moment, punonjësit kanë vetëm 5 orë për të zhvendosur të gjitha sendet e tij personale, dhe vendosur aty gjërat e presidentit të ri. Dhe nuk ndryshohen vetëm mobiljet dhe veprat e artit, por edhe muret pikturohen sipas kërkesave të familjes së presidentit të ri.

6. U ndërtua me punën e skllevërve zezakë

Të dhënat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, tregojnë se skllevërit e sjellë nga Afrika, u trajnuan në vend për të kryer detyra të caktuara të tilla si në gurore, prodhimin e tullave, por edhe si marangozë.

7. Presidenti paguan ushqimin që konsumon

Presidenti është përgjegjës për pagesën e të gjitha ushqimeve që konsumon në Shtëpinë e Bardhë dhe gjetkë, në të gjitha akvititetet dhe madje për edhe transportin. Shumë presidentë e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë në një borxh serioz, siç është rasti i Bill Klintonit, borxhi i të cilit arriti në 2.28-10.6 milionë dollarë në kohën kur u largua nga detyra.

8. Aty kanë ndërruar jetë 2 presidentë dhe 3 zonja të para

Presidentët Uilliam Herrison dhe Zakari Tejlor, vdiqën që të dy vdiqën në Shtëpinë e Bardhë. Të njëjtën fat patën edhe 3 Zonja të Para, Leticia Tajler, Karolin Herrison dhe Elen Uilson. Deri më sot, gjithsej 10 njerëz kanë vdekur brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë.

9. Qarkullojnë zëra se aty jeton ende një fantazmë

Stafi, të ftuarit, presidentët dhe Zonjat e Para, kanë pretenduar të kenë përjetuar aktivitete paranormale gjatë kohës që kanë qëndruar atje. Thashethemet mbi fantazmën e Abraham Linkolnit, vazhdon ta ndjekë Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, që nga viti 1903 ka pasur dëshmi mbi fantazmën e presidentit të 16-të të SHBA-së.

10. Ka një pishinë të fshehur poshtë sallës së konferencave për shtyp

Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka pishinë në oborrin e pasëm, pishina brenda godinës u ndërtua në vitin 1933, për t?u përdorur nga presidenti i atëhershëm Frenklin Ruzvelt.

11. Zyra Ovale, u frymëzua nga Xhorxh Uashingtoni

Zyra Ovale u përdor për herë të parë në vitin 1909, dhe Uashingtoni ishte një frymëzim për formën e saj të pazakontë. Thuhet se Uashingtoni këmbënguli të kishte mure të rrumbullakosura në shtëpinë e tij në Filadelfia, në mënyrë që të ishte e përshtatshme për të pritur takime zyrtare.

12. Shtëpia e Bardhë origjinale, u dogj nga britanikët në vitin 1814

Vetëm 14 vjet pasi përfundoi ndërtimi fillestar, i njëjti arkitekt, Xhejms Hoban, u ngarkua me detyrën e rindërtimit të saj. Shtëpia e Bardhë 2.0, përfundoi në vitin 1817, edhe pse Hoban do të kthehej herë pas here me vonë, për të shtuar portiket në pjesën veriore dhe jugore të godinës.

13. Ajo gati u shemb në vitin 1948

Për shkak të Depresionit të Madh, Ruzvelti kishte shumë pak buxhet në dispozicion për riparimet vjetore të Shtëpisë së Bardhë, dhe për pasojë godina ishte duke u rrënuar. Inxhinierët që po punonin në ballkonin e godinës në kohën e presidentit Truman në vitin 1948, zbuluan se jo vetëm pllakat e dyshemesë, por edhe trarët prej druri të ndërtesës, ishin në rrezik të rrëzoheshin nga momenti në moment./Bestlifeonline.com- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga