Connect with Us

Plas në Kategorië e Parë, skuadra mike ngujohet në dhomat e zhveshjes

Sport

Plas në Kategorië e Parë, skuadra mike ngujohet në dhomat e zhveshjes

Publikuar

-

Një incident i paprecedënë është regjistruar në Pukë, në fundin e ndeshjes mes Tërbunit dhe Egnatias. “Panorama Sport” mëson se në momentin e vërshëllimit të gjyqtarit, për përfundimin e sfidës me rezultatin 1-1, janë sulmuar futbollistët e skuadrës rrogozhinase nga ata vendas.

Miqtë janë ngujuar në dhomat e zhveshjes. Nuk dihen ende shkaqet e dhunës, por mesa duket skuadra pukjane nuk e ka pritur aspak mirë këtë barazim në shtëpi, i cili vë në rrezik qëndrimin në kategori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Panik te Bayerni/ Heroi i finales së Championsit futet në karantinë

Publikuar

-

Nga

Heroi i Bajern Mynihut në finalen e Ligës së Kampioneve Kingsli Koman është vetëizoluar.

Futbollisti francez raportohet se ka patur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.



Lajmi u dha nga klubi bavarez në faqen e tij zyrtare. Nuk dihet akoma nëse lojtari ka marrë COVID-19 apo jo.

LEXO TE PLOTE

Sport

Amarildo Dimo: Ja pse u tërhoqa nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Pas gati dy dekadash në fushë, Amarildo Dimo i dha fund karrierës në moshën 38-vjeçare. Mesfushori mund të jetë pa frikë një model për jetëgjatësisë sportive, të cilën e ka arritur përmes një disipline të pashembullt në stërvitje dhe korrektësisë.

Ka luajtur për një sërë fanellash në Shqipëri, duke fituar edhe tituj e trofe me Skënderbeun e Korçës, por në fillim të shtatorit, ai ka marrë vendimin e pakthyeshëm për t’u tërhequr nga futbolli. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Apolonisë sqaron diçka më tepër për vendimin e marrë, projektet për të ardhmen dhe nuk mund të mos ndalej te fierakët dhe pritshmëritë që ka për ekipin .

Kishit thënë se do të tërhiqeshit nga futbolli kur të mos kishit më dëshirë për t’u stërvitur dhe pasi t’i kalonit të 40-at. Pse vendosi Dimo ta mbyllte në këtë moment?

Dhe ka ndodhur pikërisht kjo, gjë që e kam thënë në një intervistë të mëhershme për ju. Pra, më humbi dëshira. Nuk kisha më dëshirë për t’u stërvitur dhe mbajta premtimin që i kisha dhënë vetes. Pavarësisht formës, nuk po merrja kënaqësi nga vetja dhe nuk po ndieja më dëshirë për stërvitje. Nuk kisha nevojë për anën monetare, nuk do të ishte e ndershme nga ana ime që të shkoja vetëm për të marrë lekët, sepse nuk është as në karakterin tim diçka e tillë.

Një karrierë e gjatë dhe e pasur me trofe. Në këtë retrospektivë sportive, si do ta vlerësonit Dimon si futbollist?

Pa mungesë modestie, do ta vlerësoja me nota maksimale, për arsye se gjithçka është arritur me shumë mund e sakrifica, sepse ka qenë shumë e vështirë për një futbollist nga rrethet për të kapur majat, pa pasur asnjë përkrahje. Unë e kam arritur vetëm falë punës dhe pasionit, pa pasur mbështetjen e askujt.

Ku spikat më tepër Amarildo, si ekonomist apo si futbollist?

(Qesh) Gjer dje si futbollist, sot e më pas pa dyshim si ekonomist.

Cilat do të jenë marrëdhëniet tuaja me futbollin pas këtij vendimi? Keni një projekt?



Unë kam marrë licencë UEFA B, por aktualisht nuk kam asnjë plan trajnimi. Dua të pushoj dhe të qëndroj sa më pranë familjes, sepse sporti më ka bërë “borxhli” ndaj familjes dhe kam qenë shumë kohë jo fort i angazhuar dhe jo aq pranë sa duhet në familjen time. Pra, për momentin, do të jem i fokusuar vetëm te familja dhe te puna ime si financier. Në një të ardhme, nuk i dihet, çdo gjë mund të ndodhë.

Cilat skuadra shihni si pretendente në Kategorinë Superiore për sezonin 2020-2021?

Me aq sa shoh nga përforcimet e bëra dhe me paraqitjen në Kupat e Evropës, mendoj se Tirana, Kukësi dhe Teuta do të jenë pretendentet kryesore për titull.

Pas dy dekadash në futboll, keni pasur shumë bashkëlojtarë dhe njëherësh trajnerë, ndaj do të donim të na zbulonit formacionin tuaj ideal?

Në gati 20 vjet karrierë, në skuadra të elitës dhe të Kategorisë së Parë, kam pasur mundësinë për të luajtur me një sërë emrash të njohur të futbollit shqiptar, ndaj e kam të vështirë të krijoj 11-shen, por po e bëj një përzgjedhje dhe është kjo: Shehi, Ademir Soza, Radas, Osmani, Arapi, Lilaj, Shkëmbi, Allmuça, Muzaka, Alikaj, F.Xhafa. Trajner: Elidon Demiraj.

Ju ka mbetur ndonjë peng në futbollin e luajtur?

Janë të pakta dhe do t’ju rikujtoj dy prej tyre. Nuk arritëm ta mbanim dot në Superiore Apoloninë në 2015-ën, gjë që u realizua këtë vit dhe tjetër është eliminimi i Skënderbeut nga Çernomorets me penallti në 2014. Nuk është se kam ndonjë peng nga futbolli, pasi e kam shijuar në maksimum.

Apolonia është rikthyer në elitë pas 5 vjetësh mungesë.  Si ish-kapiten i saj, si e parashikoni ecurinë e këtij ekipi?

Nuk është se e kam ndjekur dhe nuk jam shumë i informuar se çfarë po ndodh tek Apolonia, por shoh se nuk ka bërë ndonjë merkato kushedi. Për mendimin tim personal, them se largimi i Mërgjyshit ka qenë një gabim. Një njeri që e njeh mirë skuadrën dhe që e ka ngjitur në Superiore, nuk mund të ikte në një moment të tillë. Ata i dinë vetë gjërat e tyre, por e shoh shumë të vështirë, sepse të gjitha skuadrat thuajse janë të konsoliduara, me përjashtim të Skënderbeut, madje edhe Kastrioti që ka ardhur nga Kategoria e Parë ka bërë merkato të mirë. Qofsha i gabuar, por Superliga më duket shumë e vështirë për Apoloninë. Gjithsesi, koha do ta vërtetojë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shembull për t’u ndjekur/ Korça rikthen futbollin shqiptar, nesër nis kampionati

Publikuar

-

Nga

Futbolli në Shqipëri nuk po  jeton ditët e saj më të mira. Kategoria Superiore nuk ka zbritur në fushë për shak të mos-plotësimit nga qeveria të kërkesave.



Gjithsesi, nesër nis kampionati amator i futbollit në Korçë, ku prezent do jenë 20 ekipe të Bashkisë Korçë. Bëhet me dije se pjesëmarrës do jenë rreth 380 të rinj nga ekipet e Korçës, përfshirë edhe ato të Njësive Adminsitrative. Kampionati fillon me 16 shtator dhe mbyllet në 8 tetor, çka i bie tre javë futboll i luajtur.

LEXO TE PLOTE