Connect with Us

Pas “Balenës Blu” një tjetër lojë e rrezikshme kërcënon fëmijët/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm

Kronika

Pas “Balenës Blu” një tjetër lojë e rrezikshme kërcënon fëmijët/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

“Jonathan Galindo”.

Policia e Shtetit bën të ditur në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike,   prej disa kohësh ka evidentuar daljen dhe zhvillimin e një loje të re dhe të rrezikshme virtuale, e cila quhet “Jonathan Galindo”.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”.

“Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu.

Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.

Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Po ashtu, për sqarim të opinionit publik, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013.

Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019.

Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Tëitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë.

LEXO EDHE:  Hapën lokalin dhe dhunuan efektivët e policisë/ Arrestohen tre të rinj në Pogradec

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia “C” disponon, personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhe në grupet më të prekshme të shoqërisë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe veçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si:

Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen;

-Marrin ose referohen në #f57, #f40 ose #ImaËhale;

-Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit;

-Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore;

-Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin.

Ndoshta disa prej këtyre shenjave mund të mos kenë të bëjnë me këtë sfidë, por gjithsesi përbëjnë arsye serioze për t’u shqetësuar.

Si përfundim, sqarojmë opinionin publik se deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas që beson apo dyshon se gra apo fëmijë ndodhen në situatë të një rreziku të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

Fotot janë kryesisht këto por dhe të ngjashme me këto më sipër në pozicione të ndryshme të kokës ose me gjithë trup !!!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Ushqime të shëndetshme për fëmijët

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 11 kg heroinë në Portin e Durrësit/ Arrestohet një person

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital/ Pranga 40 vjeçares në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital/ Pranga 40 vjeçares në Lezhë

Një 40-vjeçare nga Lezha me iniciale Gj.B është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

Sipas policisë 40-vjeçarja është arrestuar pasi i ka shkaktuar dëme fizike 70-vjeçarit me iniciale Z.P.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Hapën lokalin dhe dhunuan efektivët e policisë/ Arrestohen tre të rinj në Pogradec

LEXO EDHE:  Përplasje me armë mes dy grupeve në Sarandë

“Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Elbasan/ Humbin jetën dy vajza, dy të tjera në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Humbin jetën dy vajza, dy të tjera në gjendje të rëndë

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, mësohet se sipasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë.

Elbasan/ Informacion paraprak



Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volksëagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

LEXO EDHE:  21 mijë euro gjobë/ Autorët bien në kurthin e policisë

LEXO EDHE:  Hapën lokalin dhe dhunuan efektivët e policisë/ Arrestohen tre të rinj në Pogradec

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE