Listat dhe koalicionet/ Nard Ndoka skeptik: Nuk po shoh të shkohet drejt zgjidhjes
Pas propozimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Rep...
* Dante Aligieri te ?Komedia Hyjnore? shkruante ?në mes të shtegtisë së kësaj jete, u gjeta në një pyll krejt errësi, se kisha humbë unë rrugën e vërtetë?. Metafora e humbjes së rrugës së vërtetë i shkon për shtat situatës në të cilën gjendet Kosova në raport me procesin e shtetësisë.
Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar në mënyrë të përsëritur se rendi liberal ndërkombëtar që krijoi shtetin e Kosovës vdiq; se një rend i ri ndërkombëtar do ta ketë zanafillën tek shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë; se nuk është e nevojshme, dy dekada pas përfundimit të luftës, të këmbëngulet në zbardhjen e krimeve të kryera nga Serbia, e madje të vendosen shenja barazie në krime mes Serbisë dhe Kosovës e të kërkohet paturpësisht amnestimi i tyre. E gjithë kjo strategji u ndërtua në mënyrë të atillë që njerëzit të sundoheshin nga dobësia e imagjinatës së tyre, e të mos ishin në gjendë të dallonin mashtrimin e embël nga e vërteta e hidhur.
Është e vërtetë se dekadën e fundit rendi ndërkombëtar që çliroi dhe më pas krijoi shtetin e Kosovës, mund të jetë dukur si i sëmuri në sallën e reanimacionit. Prirjet për fragmentim dhe rajonalizim, e në disa raste mungesa e bashkërendimit brenda familjes euroatlantike reflektohen edhe në reduktimin e vëmendjes dhe interesit për rajonin tonë.
Mirëpo, nuk duhet harruar se në këtë mjedis të ndryshëm ndërkombëtar që projektohet edhe në Europën Juglindore, u nënshkrua dhe po zbatohet Marrëvëshja e Prespës, që i dha fund një mosmarrëveshje të gjatë mes Athinës e Shkupit, duke zhbllokuar edhe rrugën euroatlantike të kësaj të fundit. Një marrëveshje që u negociua mes dy palëve, ku njëra ishte anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe tjetra aspironte të ishte pjesë e të dyjave. Një proces aspak i lehtë, ku palët synonin harmonizimin e qëndrimeve të vendeve të Quintit dhe jo shfrytëzimin e diferencave ndërmjet tyre, kufizimin e influencës së aktorëve të tjerë me peshë ndërkombëtare, që gëzojnë të drejtën e ushtrimit të vetos në OKB, duke qenë se marrëveshja u depozitua në OKB, për t?u zbatuar më pas. Si në çdo negociatë, palët vihen përballë njëra-tjetrës për shkak të nevojës së dyanshme për t?i dhënë fund një mosmarrëveshje apo konflikti. Në shumicën e rasteve palët nuk kanë të njëjtën peshë ndërkombëtare apo fuqi negociuese. I gjithë procesi që shoqëroi Marrëveshjen e Prespës u ndërtua tek fryma e besimit mes palëve dhe respektimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që marrëveshja u mbështet nga të gjithë fqinjët, të cilët e promovuan atë me të njëjtin zë si palët nënshkruese.
Natyrshëm, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës rriti pritshmëritë edhe për një epilog të dialogut Kosovë-Serbi, pavarësisht dallimeve dhe specifikave që ka kjo çështje. Për fat të keq, ky moment jo vetëm nuk u shfrytëzua, por i gjithë procesi u fut në një turrjelë dhe ç?është më e keqja opinioni publik u ?bombardua? më atë që njihet ndryshe si, procesi i shpëlarjes së trurit, ku u tentua të fshihej vija ndarëse mes realitetit dhe fantazisë e mashtrimit.
Ndaj, pyetja themelore që kërkon përgjigje është pse u humb durimi dhe besimi tek rruga e vërtetë? Pse dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u kthye në një dialog për statusin e Kosovës dhe kompensimin e Serbisë? Pse ideja e vjetër serbe për copëtimin e Kosovës dhe ?ndërkufizimin kufitar? mes serbëve dhe shqiptarëve u promovua nga shqipfolës dhe u prezantua si një mundësi historike? Pse u vendosën shenja barazimi ndërmjet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me marrëdhëniet shqiptaro-serbe në rajon? Pse u shfrytëzuan diferencat transatlantike për zgjidhje etnocentrike që shkojnë kundër vlerave thelbësore, që vetë SHBA-ja dhe BE-ja kanë promovuar për dekada në rajon? Cili është çmimi i njohjes së Kosovës nga Serbia? A është ky një proces i njëanshëm ku vetëm Kosovës i kërkohen lëshime, apo i dynashëm me impakt rajonal e europian ku të dyja palët kanë nevojë të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të punojnë drejt anëtarësimit në BE? Pse u shpërfillën mendimet dhe paralajmërimet e miqve që kanë punuar me Kosovën dhe për Kosovën që në ditët e para të projektit të shtetësisë së saj?
Yuval Noah Harari në librin e tij ?21 Leksione për Shekullin e Njëzetenjë? shkruan se, ?Pushteti dhe e vërteta udhëtojnë së bashku për një farë kohe. Herët ose vonë rrugët e tyre ndahen?. Politikanët që mendojnë se projekti i shtetësisë është një sport i personalizuar, që mund ta luash duke vënë në lojë aleatët strategjikë apo përmes flamur valvitjeve, në varësi të nevojave të ditës, duke shpërfillur dijen, historinë, traditën, mendimin kritik, thjeshtë gabojnë. Mirëpo gabimet në këtë proces janë si gabimet në shkencat e aplikuara. Ato është e vështirë t?i shlyesh.
Vështruar në këtë kontekst, Kosova ka nevojë për të rigjetur rrugën e vërtetë. Rifillimi i procesit të dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, imponon para së gjithash një analizë të esëllt të arritjeve dhe dështimeve në vite, sikundër përcaktimin e piketave të rëndësishme të së ardhmes, të cilat duhen trajtuar në mënyrë strategjike.
Zgjidhja përfundimtare kalon përmes një procesi që kërkon parime udhërrëfyese, objektiva të qarta dhe frymë besimi në negocimin mes palëve, pasi zgjidhja e një çështje apo mosmarrëveshje sjell në mënyrë të pashmangshme nevojën për të zgjidhur çështje të tjera. Për pasojë, të menduarit duhet të jetë afatgjatë dhe sistematik, bazuar në dijen e akumular nga zhvillimet gjatë dy dekadave të fundit.
Ushtrimi i suksesshëm i projektit të shtetësisë ndërkombëtare varet nga faktorë objektivë dhe subjektivë. Ndër faktorët kryesorë objektiv mund të përmendim mirëqëverisjen, ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe mbi të gjitha nëvojën për konsensus sa më të gjerë për drejtimet kryesore dhe parimet udhërrëfyese të këtij procesi. Proces, që kërkon disiplinë strategjike dhe politikbërje të shëndetshme.
Ndaj, sot nuk është koha për të vajtuar, as për t?u viktimizuar, por për të rigjetur rrugën e vërtetë.
*Shkrimi i botuar sot në ?Koha Ditore?
Pas propozimit të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Rep...
Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe ish-a...
Analisti Mustafa Nano, ka analizuar mbrëmjen e sotme rolin e...
Gjatë një debati të zhvilluar në studion e emisionit “Kapita...
Kryeministri Edi Rama nuk mund të fitojë dot një mandat të t...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një tje...
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia vlerësoi se hapja e një l...
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka reaguar...
Zbulohet dita dhe ora kur do të mbahet mbledhja e Këshillit ...
Dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në tryezën e Këshill...
Presidenti Ilir Meta pas SMS-së së zotit Kume, i kërkoi Ramë...
Damian Gjiknuri reagon pas deklaratës së opozitës për diskut...
Opozita e Bashkuar ka dalë me një deklaratë për mediat pasi ...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish ashpër dhe ka ironizu...
Dje pasdite Basha shkoi me urgjencë në zyrën e Metes dhe për...
Deputetja Rudina Hajdari dhe bashkëkryetarja e komisionit të...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pub...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e pre...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzon kryeministrin Ed...
Situata politike në vend duket e “nxehtë”, ndërsa debatet dh...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...