Connect with Us

Mjekja e infektuar shfaq probleme “live” në studio/ Nuk flas dot gjatë se më merret fryma

Sociale

Mjekja e infektuar shfaq probleme “live” në studio/ Nuk flas dot gjatë se më merret fryma

Publikuar

-

Mjekja e infektuar shfaq probleme “live” në studio/ Nuk flas dot gjatë se më merret fryma

Mjekja e QSUT Alma Cili, duke rrëfyer eksperiencën e saj personale të përballjes me Covid-19, tregoi se ka ende probleme, sidomos kur flet gjatë, pasi i duhet që të ndalet për të marrë frymë thellë.

Teksa tregonte në studion e emisionit “Kjo Javë”, në News24, mjekja tha se një gjë e tillë i ndodhi edhe gjatë intervistës.

“Është kjo lodhja, nëse flas gjatë më duhet të ndaloj, të marr frymë thellë (më ndodhi dhe tani). Këtë nuk e kam pasur ndonjëherë më parë”, tha mjekja.

Gjithashtu ajo tregoi se për 13 ditë humbi 6 kilogram ndërsa i shoqi 10.

LEXO EDHE:  Elvisi ironizon Shqipen pas përballjes me Tean/ "Jam 30 vjeç, merrem me punët e të tjerëve"

“Bashkëshortit tim i thashë të shkonte në spital, se kishte rënie të oksigjenit. U bë më keq se unë, ndoshta dhe se ishte pak mbi peshë. Unë humba 6 kilogram në ato 13 ditë, ai ka humbur 10 kg. Uji që pija më dukej si ujë me sheqer, kurse bashkëshorti e ka humbur totalisht shijen. Kemi specializtanten tonë që ka humbur nuhatjen për ndoshta 17-18 ditë, sa filloi të shqetësohej, se s’do i vinte kurrë. Të gjithë ne si klinikë kemi rënë në peshë”, u shpreh mjekja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  “Nuk ia fal vetes këtë gabim”/ Fjolla Morina flet për herë të parë pas arratisjes

LEXO EDHE:  “Ik dhe voto Tom Doshin”/ Neritan Liçaj përplaset me Bledi Manen në emision

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  “Nuk ia fal vetes këtë gabim”/ Fjolla Morina flet për herë të parë pas arratisjes

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Doli vetëm nga emisioni/ Ish konkurrentja e Përputhen: Nuk ishin burra

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  Elvisi ironizon Shqipen pas përballjes me Tean/ "Jam 30 vjeç, merrem me punët e të tjerëve"

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Partitë politike me lista jo të rregullta/ KQZ i kthen mbrapsht

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE