LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i fortë i Metës/ Demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, duhen ruajtur

18 Korrik 2020, 12:44, Politikë CNA
Mesazhi i fortë i Metës/ Demokracia dhe pluralizmi nuk janë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, presidenti Ilir Meta i ka drejtuar edhe një mesazh qytetarëve shqiptarë, ndërsa thekson se edhe ne kemi pasur ?Mandelat? tanë.

Meta thekson se ata që i mbijetuan përndjekjes mizore të komunizmit na treguan dhe lanë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë.

Kreu i shtetit, apelon që liria dhe demokracia duhen ruajtur dhe mbrojtur, sipas standarteve kohore.

?Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë, i cili frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e Tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

?T?u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e të qënit njeri.”, ? ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.

Në Shqipëri ne kemi pasur ?Mandelat? tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Por ata mbijetuan për të na treguar dhe lënë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, as vijnë si dhuratë dhe as qëndrojnë si të tilla.
Ato duhen ruajtur, mbrojtur dhe zhvilluar sipas standardeve më të avancuara që meriton kombi shqiptar, që aq shumë ka vuajtur nga mungesa e tyre.?-shkruan Meta.

Lajmet e fundit nga