Connect with Us

Ishte me Covid-19 dhe po transportohej drejt Infektivit/ E moshuara ndërron jetë në ambulancë

Kronika

Ishte me Covid-19 dhe po transportohej drejt Infektivit/ E moshuara ndërron jetë në ambulancë

Publikuar

-

Një 88-vjeçare nga Pogradeci ka ndërruar teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit Infektiv, pasi ishte konfirmuar pozitive ndaj Covid-19.

Mësohet se e moshuara ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID, gjendja e së cilës ishte përkeqësuar dhe për pasojë po transportohej për në Tiranë te Infektivi.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë transportit, e moshuara ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë teksa ambulanca ishte duke kaluar në qytetin e Elbasanit.

LEXO EDHE:  Internet falas për qytetarët/ Rama: Besoj se nesër do kemi lajm të mirë

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në morgun e Elbasanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestimi i “bosit” të kokainës në Dubai/ Klodiana Lala: Ja si financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, përdorte aplikacion kinez…

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga operacioni ”Los Blancos” dhe arrestimi i Eldi Dizdarit në Dubai.

E ftuar në rubrikën ”Opinion” në Neës24 , gazetarja Lala tha se prej 2 vitesh në kërkim Dizdari kontrollonte trafikun e kokainës nga Dubai teksa financonte blerjen e sasive të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, prej nga i dërgonte Dritan Rexhepi, kreu i kartelit shqiptar të trafikut të kokainës.

Më tej Lala zbulon se Dizdari përdorte aplikacion kinez që droga të blihej dhe të shkonte më pas në Holandë dhe vende të tjera të BE, ose në Turqi dhe Lindjen e Mesme ku shkëmbehej me heroinë.
Po ashtu gazetarja shprehet e bindur se nga ende njerëz në Shqipëri që janë pjesë e këtij karteli, teksa thekson se ky kartel nuk ishte i përbërë vetëm nga shqiptarë, por këta të fundit ishin vendosur në pikat kyçe.

“Ka filluar në 2015 pas dyshimeve dhe sinjalizimeve në disa vende ku dyshohej se eksponentë të krimit në Shqipëri trafikonin drogëra të forta. Dritan Rexhepi, i arrestuar prej 2014 në burg në Ekuador, autoritetet e huaja rezulton se organizon transportimin e drogës nga Amerika Latine në BE.



Policia shqiptare ka bërë një punë të mirë sa i përket bashkëpunimit me të huajt.

Prej ardhjes të Tonin Vocajt tek Policia Kriminale, ka pasur tjetër ritëm. Hetimet flasin për 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro.
Ka patur arrestime në Holandë, Rumani, disa shtete. Disa të dënuar më parë. Ka një bazë në Dubai, ku u arrestua Eldi Dizdari. Një personazh mjaft i njohur në Shqipëri, ka qenë i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e bllokut më 4 tetor 2018. Mendohej se inicioi sherrin.

LEXO EDHE:  Internet falas për qytetarët/ Rama: Besoj se nesër do kemi lajm të mirë

LEXO EDHE:  Basha refuzon qeverinë teknike/ “Nuk është në radarin tim”

Bëhet fjalë tek operacioni për një hetim prej 5 vitesh. Të arrestuarit lidhje të Dritan Rexhepit. Sigurisht që sfida e Policisë shqiptare dhe të huajt për të goditur kartelet e drogës mbetet ende. Dizdari kryente aktivitetin nga Dubai. Financonte blerjen e sasive të mëdha të kokainës, përdorte aplikacion kinez dhe droga vinte për në Holandë dhe në BE. Ndërkohë sasitë e tjera vinin drejt Turqisë, ku shkëmbeheshin me heroinë.
Trafikantët mbanin lidhje, dhe nga burimet më ëshë dhënë që ka persona të tjerë të dyshuar që edhe brenda Shqipërisë bashkëpunojnë.

Bëhet fjalë për një rrjet jo vetëm nga shqiptarë, edhe persona të tjerë nga vende të ndryshme. Por në rastin konkret pikat kyçe janë shqiptarë. Varret shumë tek mënyra si kanë operuar. Pikat kyçe i kishin shqiptarët dhe lëvizin fijet e krimit.
Mendohet që sasitë e drogës kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Një biznesmen vlonjat krijoi kompaninë private që përdorej për transportin e drogës. Nuk është e njohur, por përdorej vetëm prej trafikantëve. Si në rastin e Arbër Çekajt, apo edhe kokaina në Greqi që u gjurmua dhe u zëvendësua me oriz. Ajo çfarë duhet parë, është një vëmendje e shtuar në dogana. Të gjithë konteinerët që vijnë, autoritetet po përpiqen t’i kalojnë në skanera.
Ky operacion do të vijojë dhe nga çka informacione mendoj se mund të çojë prapa hekurave peshqit e mëdhenj të Shqipërisë. ”- tha Lala.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Klodiana Lala bën paralajmërimin e frikshëm/ Do ketë të tjera viktima

Publikuar

-

Nga

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për vrasjen e vëllait të Talo çelës, Bujar çelën që tronditi Elbasanin në orët e para të mëngjesit.

Nga studio e News 24, gazetarja Lala tha se Bujar Çela u vra me 15 plumba, teksa ishte ulur në lokalin ku qëndronte çdo ditë në Bradashesh për të pirë kafen e mëngjesit dhe për të nisur punën si taksist i palicencuar.

Po ashtu, Klodiana Lala bëri edhe një paralajmërim të frikshëm, ndërsa theksoi se nëse nuk goditen grupet kriminale në Elbasan, fatkeqësisht mund të ketë të tjera viktima.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

LEXO EDHE:  Basha refuzon qeverinë teknike/ “Nuk është në radarin tim”

“Nëse nuk goditen këta grupe kriminale apo nëse ndonjëri nga ata që është në burg nuk bëhet i “penduar i drejtësisë” dhe të flasë, të japë detaje, fatkeqësisht unë mendoj se do ketë të tjera tjera viktima.



Imagjinoje, që një njeri që punon për bukën e gojës, zgjohet në mëngjes, ulet të pijë kafen e mëngjesit, dhe vritet me breshëri plumbash. Kjo është e frikshme”-tha ndër të tjera gazetarja Lala./ CNA.al

Bujar Çela kishte 15 plumba në trup/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse, mesazhi që përcollën autorët

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bujar Çela kishte 15 plumba në trup/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse, mesazhi që përcollën autorët

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 50-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash.

Nga studio e News 24, gazetarja Lala tha se viktima, Bujar Çela është një person pa rekorde kriminale, dhe që nuk ka përfituar nga aktiviteti criminal I të vëllait, Talo Çela. Ky i fundit i shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas.

“Bujar Çela,  në të gjitha kërkimet që kam bërë personalisht, rezulton një person i cili punonte me taksi, të palicensuar për të siguruar bukën e gojës, njihet si njeri i ndershëm dhe pa rekorde kriminale. Një njeri I cili asnj nuk kishte përfituar nga aktiviteti criminal i të vëllait.



Nga të dhënat paraprake të Prokurorisë së Elbasanit, Bujar Çela është ngritur në mëngjes, ka marrë mjetin e tij dhe është ulur për të pirë kafen e mëngjesit. Një automjet është afruar qetësisht dhe tre persona kanë qëlluar njëherësh në drejtim të tij. Në trupin e viktimës janë gjetur 15 plumba. Që tregon se kanë pasur mllfef, kanë tentuar të përçojnë mesazhe tek i vëllai, i cili ka rekorde të theksuara kriminale.

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja 14 ditë në karantinë/ “Nuk dal nga shtëpia, më frikëson…”

LEXO EDHE:  Kriza e Koronavirusit kthen gratë në kohët e vjetra

Njëri nga ekzekutorët, i cili përdorur automatik ka qënë me pantallona të shkurta. Imagjinoje, një njeri me një veshje të përditshme, vë një kapuç në kokë e shkon vret një tjetër personi.

E thashë në trupin e tij janë gjetur 15 plumba, por në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 20 gëzhoja”-tha Klodiana Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE