Connect with Us

Humb jetën një nga udhëheqësit kryesore për të drejta civile, John Lewis

Bota

Humb jetën një nga udhëheqësit kryesore për të drejta civile, John Lewis

Publikuar

-

John Robert Lewis, mbështetës i të drejtave civile për afrikano-amerikanët dhe ligjvënës për një kohë të gjatë vdiq në moshën 80 vjeçare. Kongresmeni veteran vdiq të premten pas një beteje një vjeçare me kancerin e pankreasit. John Lewis u shqua si drejtues i lëvizjes moderne të të drejtave civile të viteve ’50-’60.

Në moshën 23 vjeçare, ai bashkëpunoi ngushtë me Martin Luther King, Jr. dhe ishte i fundit i mbijetuar që mbajti një fjalim kryesor në Marshimin e Gushtit 1963 në Uashington, ku zoti King mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”. Gjatë marshimit historik zoti Lewis i kujtoi Amerikës fuqinë e lëvizjes për të drejta civile.

“Me forcën e kërkesave tona, vendosmërinë tonë dhe numrat, do ta bashkojmë jugun e ndarë në një mijë copa në imazhin e Zotit e demokracisë. Duhet të themi: Zgjohu Amerikë! Zgjohu! Sepse ne nuk mund të ndalemi dhe nuk mund të jemi dhe s’do të jemi të durueshëm”, tha zoti Lewis, përpara një turmë prej 250,000 vetësh.

Ish-Presidenti Barack Obama tha se “jeta e Johnit ishte e jashtëzakoshme në shumë mënyra, Por ai kurrë nuk besoi se ajo që bëri ishte më shumë se çdo të mund të bënte çdo qytetar i këtij vendi. Ai besonte se tek të gjithë ne, ekziston aftësia për guxim të madh, dëshira për të bërë atë që është e drejtë, gatishmëria për të dashur të gjithë njerëzit dhe për t’u shtrirë atyre të drejtat që u ka dhënë Zoti për dinjitet dhe respekt. Dhe për shkak se ai pa më të mirën tek të gjithë ne, ai do të vazhdojë edhe tashmë që nuk është më, të shërbejë si fanar i një udhëtimi të gjatë drejt një bashkimi më të përsosur”.

Lindur më 21 shkurt 1940 në Troy të Alabamës John Lewis vinte nga një familje fermerësh që u rritën në jugun e ndarë mbi baza racore. Ai nuk kishte mundësi të votonte, të regjistrohej në kolegj ose të merrte një karte për në bibliotekën publike për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Zoti Lewis i shkruajti një letër Doktor King në vitin 1957 ku i shkruante se dëshironte të bëhej studenti i parë afrikano-amerikan që do të studionte në Kolegjin Shtetëror të qytetit Troy (sot Universiteti i qytetit Troy) ku studionin vetëm amerikanët e bardhë. Zoti Lewis ka thënë për gazetën “The Atlantic” se kishte “paraqitur kërkesën dhe listën e notave të shkollës së mesme”, por “shkolla nuk mu përgjigj kurrë, kjo gjë më dha idenë që t’i shkruaja Dortor King”.

I vendosur për të qenë një pjesë e luftës për të drejta të barabarta, zoti Lewis u diplomua në universitetin Fisk në Neshvill në vitin 1963 me një diplomë për teologji e filozofi.

Si student, ai organizonte protesta duke u ulur në banaqet e paracaktuara për të drekuar “vetëm për amerikanët e bardhë” si dhe bojkotim të organizuar të autobusëve. Zoti Lewis ishte një nga 13 të ashtuqujturit e paë “Freedom Riders”, apo “udhëtarët e lirisë” që u rrahur dhe u arrestuar se hipën në autobuzë krahas pasagjerëve të bardhë në një udhëtim në jug të vendit.

LEXO EDHE:  Lamtumirë Paxton! Ndahet nga jeta aktori i “Titanic”

“Freedom Riders” apo “udhëtaret e lirisë”, kanë qenë aktivistë për të drejtat civile që kanë udhëtuar me autobuzë në jugun e ndarë në vitin 1961 dhe vitet pasuese për të sfiduar moszbatimin e vendimit të Gjykatës Lartë që kishte vendosur se veçimi e vendeve në autobusët publikë ishte antikushtetues.

Dy vite më vonë, si kryetar i Komitetit Koordinues të Studenteve jo të dhunshëm, ai ndihmoi në regjistrimin e mijëra votuesve afrikano-amerikane në vende si Alabama dhe Mississippi.

“Kam luftuar gjithmonë për atë që çka është e drejtë”, ka thënë zoti Lewis.

Në moshën 25-vjeçare, zoti Lewis u rrah keq nga ushtarët e shtetit të Alabamës, ndërsa ai dhe 600 demonstrues paqësorë marshuan në të garantuar të drejtën për të votuar, përgjatë urës Edmund Pettus në Selma të Alabamës në 7 Mars të 1965. Zoti Lewis pësoi frakturë në kafkë.

Pamjet filmike të incidentit që njihet si “E Diela e Përgjakshme” shkaktuan një zgjim kombëtar për t’i dhënë fund diskriminimit racor.

“Më rrahën derisa me gjakosën dhe hodhën gaz lotsjellës, për shkak se luftova për atë që është e drejtë për Amerikën. Vendi ynë nuk do të jetë më njëlloj, për shkak të asaj që ndodhi në këtë urë”, ka thënë zoti Lewis për ngjarjen që hyri në histori.

Më vonë gjatë atij viti, zoti Lewis do të shfaqej përkrah Presidentit Lyndon Johnson ndërsa ai nënshkroi Aktin e të Drejtës për të Votuar në 1965. Ai parashikonte shpalljen e paligjshëm të praktikave diskriminuese të votimit që i pengonin afrikano-amerikanët të fitonin pushtet politik.

Lëvizja për të drejtat civile e orientoi John Lewis drejt një karriere politike. Në vitin 1981 ai u zgjodh në këshillin e qytetit të Atlantës ndërsa në vitin 1986 ai u zgjodh anëtar i Kongresit, gjë që ai do ta quate “nderin e jetës”. Ai shërbeu për 17 mandate në Dhomën e Përfaqësuesve.

I ashtuqujturi “ndërgjegjja e Kongresit”, zoti Lewis luftoi për barazi në të ardhurave për pakicat, për reformën në drejtësinë penale, garantimin e sigurisë nga armët dhe kujdes shëndetësor për të gjithë. Si shpërblim për arritjet të tij në vitin 2011 Presidenti Barack Obama i akordoi Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit.

“Çdo ditë e jetës së John Lewis ishte përkushtim ndaj lirisë dhe drejtësisë për të gjithë”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në një deklaratë.

Siç deklaroi ai 57 vjet më parë gjatë marshimit në Uashington, duke qëndruar nën hijen e Memorialit të Lincolnit: “Mendjet, shpirtrat dhe zemrat tona nuk mund të pushojnë derisa të ketë liri dhe drejtësi për të gjithë njerëzit”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Publikuar

-

Nga

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që aktualisht janë në ishujt grekë, kanë thënë disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP, ndërkohë që çështja e ndjeshme e migrantëve është përfshirë sërish në agjendën politike të Bashkimit Evropian, pasi një zjarr ka shkatërruar një kamp të stërngarkuar të migrantëve në ishullin grek Lesbos.

Rreth 12,000 ish-banorë të kampit Moria në Greqi janë duke jetuar aktualisht në ndërtesa të braktisura, apo rrugë, pasi kampi është shkatërruar më 8 shtator.

Teksa rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta bërë punën e tij, Berlini veçse i është bashkuar iniciativës evropiane për të strehuar 400 fëmijë të pashoqëruar të këtij kampi.

Mirëpo përveç 150 fëmijëve tjerë, Gjermania po ashtu planifikon të mirëpresë familjet me fëmijë që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria, është cituar një plan i miratuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

LEXO EDHE:  E trishtë në Shkodër/ Covid i merr jetën elektriçistit 28 vjeçar

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish deputeti i Partisë Demokratike

Ky plan është thënë të jetë krijuar pasi qytetet gjermane i kanë bërë thirrje Berlinit që të bëjë më shumë.



Qeveria e Merkelit ka insistuar se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje në vend të individualitetit.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në Athinë, teksa ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, se BE-ja duhet të ofrojë “përgjigje të fuqishme dhe efikase” për problemin e migrimit.

Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit.

Të martën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.

Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump organizon ceremonitë e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein

Publikuar

-

Nga

Presidenti Donald Trump pritet të udhëheqë ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit. Në një ceremoni të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump do të presë më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e Jashtëm të Emirateve dhe Bahreinit do të nënshkruajnë marrëveshjet para të pranishmëve, mes të cilëve përfaqësues nga trupi diplomatik në Uashington, por edhe personalitete të tjera nga përtej oqeanit. Në ceremoni janë ftuar edhe disa demokratë të Kongresit, të cilët kanë ofruar mbështetje në heshtje për këto marrëveshje.

Përveç marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini, përfaqësuesit e të tre vendeve do të nënshkruajnë një dokument trepalësh, thanë zyrtarët. Marrëveshjet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit” për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës. Presidenti Trump pritet të nënshkruajë si dëshmitar. Marrëveshjet nuk u japin fund luftërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet. Ndërsa nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.



Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

LEXO EDHE:  Sarandë, ndërron jetë foshnja 4-muajshe

LEXO EDHE:  Lamtumirë Paxton! Ndahet nga jeta aktori i “Titanic”

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 98 persona të infektuar.

Mësohet se që nga dita e djeshme janë bërë 1404 testime, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën janë edhe dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeç.



Shqetësues është fakti që nga rastet e konfirmuara positive, 50 të infektuar janë vetëm në qytetin e Shkupit.

LEXO EDHE:  Sarandë, ndërron jetë foshnja 4-muajshe

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

Ndërkohë, shifrat e tjera janë në Kumanovë 6 raste, në Shtip 4, në Prilep 5, në Tetovë 7, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 4, në Ohër 2, në Gostivar 1, në Strumicë 9, në Kriva Pallankë 1, në Koçanë 1, në Berovë 1, në Dellçevë 2 dhe Kërçovë 1./ CNA.al

LEXO TE PLOTE