LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Flakët përfshijnë katedralen e Nantës në Francë

18 Korrik 2020, 09:22, Kosova & Bota CNA
Foto-Flakët përfshijnë katedralen e Nantës në

Një tjetër katedrale në Francë është përfshirë nga flakët rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për kishën e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantës, ku më shumë se 60 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët.

Shkaku i rënies së zjarrit për momentin është një mister, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë shtëllunga tymi që delin nga brenda ndërtesës gotike.

Kujtojmë këtu se rreth një vit më parë ndodhi zjarri i madh që shkatërroi krejtësisht kupolën e Notre Dame-t, një prej thesareve më të mëdha arkitekturore të Francës.

Një dëshmitar okular i tha mediave lokale se ishte zgjuar nga një gjëmim shumë i çuditshëm i këmbanave.

Kjo katedrale ishte djegur dhe një herë në vitin 1972, kur një zjarr dëmtoi çatinë e ndërtesës, ndaj ndertësa u desh të mbyllej për tre vjet që të riparohej.

Lajmet e fundit nga