LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FIFA i bllokoi merkaton, Partizani kërkon drejtësi në CAS me avokat francez

18 Korrik 2020, 10:50, Sport CNA
FIFA i bllokoi merkaton, Partizani kërkon drejtësi në CAS me

Partizani ka marrë një lajm tepër negativ ditën e fundit nga FIFA. Këta të fundit u kanë bllokuar merkato për dy sensione për shkak të Eraldo Çinarit. Klubi i Istras ka fituar gjyqin dhe FIFA ka vendosur që t?i bllokojë klubit të kuq merkato për një vit.

Skuadra kampione në fuqi ka pajtuar një studio ligjiore franceze dhe do të apelojë këtë vendim në CAS. Partizani beson në zgjidhjen e problemit dhe hapjen e merkatos në muajin gusht.

Në ditët në vijim të kuqtë pritet të apelojnë këtë vendim dhe kërkojnë që të marrin një përgjigje sa më shpejt duke parë që sezonin i ri mund të nisi shumë shpejt.

Problemi më serioz duket për Çinarin pasi edhe nëse klubi fiton në CAS, lojtari rrezikon të mos luajë për 4 muaj për shkak të firmave që ka bërë me Alaves dhe Istra.

Lajmet e fundit nga