Connect with Us

Eliminon Cityn, Arsenali në finalen e FA Cup

Premier Liga

Eliminon Cityn, Arsenali në finalen e FA Cup

Publikuar

-

Arsenal ka marre sonte nje fitore të madhe në ‘Wembley’, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultatin 2:0.

Në këtë ndeshje, interesante ishte përballja mes Mikel Artetas dhe Pep Guardiolas, dyshes që punonin së bashku te City.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Pierre Emerick Aubameyang, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Nicolas Pepe, atëherë kur luhej minuta e 19’ e takimit.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Aubameyang ai që doli në skenë, për të marrë kështu edhe epitetin e heroit të ‘Gunners’ për këtë ndeshje, kur në minutën e71’ shënoi për rezultatin 2:0.

Me këtë fitore, Arsenal prenë biletën për finalen e Kupës FA, ku tashmë do të pres për fituesin e çiftit Manchester United – Chelsea. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Zyrtare/ Liverpuli prezanton goditjen e bujshme në merkato

Publikuar

-

Nga

Tratativat për transferimin e Tiago Alkanaras te Liverpul janë mbyllur me sukses. 29-vjeçarit i është plotësuar dëshira për të luajtur në një tjetër ligë të fortë pas eksperiencave në Spanjë dhe Gjermani. Mesfushori, i cili prej vitesh është një nga pikat e forta të Bajernit, tashmë do të mbajë frenat e mesfushës së Liverpulit.

Operacioni është mbyllur për 30 milionë euro dhe Tiago ka firmosur kontratë për 4 vitet e ardhshme. Liverpul ka vendosur ta prezantojë përmes një video, ku shkruan: “Momenti që të gjithë e keni pritur”. Liverpul bëhet një skuadër akoma më e kompletuar pas ardhjes së Tiagos dhe janë gati për të synuar të fitojnë titullin e dytë radhazi dhe Champions League.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Liverpool “hap thesin” për merkaton, transferon kampionin e Europës

Publikuar

-

Nga

Liverpool ia doli vjet të fitonte titullin kampion, ndërkohë që më parë kishte triumfuar edhe në Champions League. “The Reds” kanë një skuadër të kompletuar, por kjo nuk u përjashton ata nga merkato në hyrje.

Sikurse raporton gazetari i The Athletic, James Pearce, Liverpool ka bërë ofertën e duhur për mesfushorin Thiago Alcantara, kampion Europe me Bayern Munich sezonin e fundit futbollistik.



Spanjolli ka edhe një vit kontratë me bavarezët, por bisedimet për rinovimin e marrëveshjes nuk shkuan si duhet dhe mesfushori u bëri me dije drejtuesve të klubit gjerman se dëshironte të provonte një eksperiencë të re.

Asnjë kundërshtim dhe qartësi për shumën që çdo klub duhet të paguante për të. 30 milion euro dhe Liverpool pasi tentoi ta merrte për më pas e ka plotësuar kërkesën e Bayern Munich dhe tani pritet që Alcantara të zyrtarizohet si afrimi më i ri në skuadrën e Klopp.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Arrihet akordi, Tottenhami merr futbollistin e Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Totenhem ka arritur marrëveshje totale me Real Madridin për mbrojtësin Serxhio Reguilon. Klubi anglez do paguajë 30 milionë euro për spanjollin.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet të enjten. Në kontratë ka një klauzolë që e lejon Real Madridin ta marrë mbrapsht mbrojtësin për 35-40 milionë euro.



Për Reguilon në garë ishte edhe Mançester Junajtid.

LEXO TE PLOTE