LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Inter dhe Junajtid në garë për bomberin e Serisë A

18 Korrik 2020, 10:41, Sport CNA
E bujshme/ Inter dhe Junajtid në garë për bomberin e Serisë

Mançester Junajtid dhe Inter janë të dyja të interesuara për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotin. Golat e Belotit kanë mjaftuar për ta mbajtur skuadrën e Torinos në Serinë A edhe për sezonin e ri, por ?TuttoSport? paralajmëron se ato mund ta humbasin lojtarin e tyre.

Mançester Junajtid dhe Interi janë skuadrat që kanë shfaqur interes për Belotin. Edhe Fiorentina tentoi ta merrte sulmuesin e Torinos në janar, por oferta e tyre prej 40 milionë eurosh ishte e pamjaftueshme.

Klauzola e Belotit prej 100 milionë eurosh për skuadrat jashtë Italisë vazhdon të jetë në fuqi, megjithëse dëshira e vetë lojtarit për të luajtur në nivele të larta mund të bëjë që çmimi i tij të ulet.

Lajmet e fundit nga