LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Nga kodi i veshjes tek urimet e vipave/ Festa e "bardhë" e ditëlindjes së Arilena Arës

17 Korrik 2020, 08:24, Lifestyle CNA
VIDEO-Nga kodi i veshjes tek urimet e vipave/ Festa e "bardhë" e

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Arilena Ara ditën e sotme feston 22 vjetorin e ditëlindjes. Në këtë ditë të veçantë për këngëtaren nuk kianë munguar urimet e përzemërta nga kolegëst e saj si dhe festa deri në orët e para të mëngjesit në shoqërinë e miqve dhe familjarëve të saj.

Nga pamjet në video, duket se ka patur shumë të ftuar vip, në mesin e tyre Alban Skënderaj, Miriam Cani, Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezaj, Labinot Gashi e shumë të tjerë.

Të gjithë ishin të veshur me të bardha, ashtu siç ishte dhe kodi i veshjes në festën e organizuar për këngëtaren, e cila mbushi 22 vjeç.

Flori Mumajesi ka bërë një urim tepër special, teksa shkruan: ?Gëzuar ditëlindjen dashuri?, shprehej Flori në postimin e tij, ku shfaqej duke puthur Arilenën në faqe, të dy të veshur me të bardha.

Këngëtarja e ka cilësuar këtë si natën më të bukur të jetës së saj duke bërë tag në foto dhe emrin e partnerit të saj Popi Kola, me të cilin thuhet se është në një lidhje prej shumë kohësh.

Për më tepër shihni fotot dhe videot e mëposhtme./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga