Connect with Us

Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar dhe terrorizmin/ Rama thellon përplasjen me SHBA dhe BE

Politikë

Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar dhe terrorizmin/ Rama thellon përplasjen me SHBA dhe BE

Publikuar

-

Video-“Keni pirë gjakun e këtij populli”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët i tregojnë vendin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se me amnistinë fiskale, po e shndërron Shqipërinë në parajsë të krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku theksoi se Rama po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe BE.

“Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të  shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.

Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.”-tha Tabaku.

Gjithashtu ish-deputetja tha se emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe  punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

“Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë/ Mbyllet Capitol Hill në SHBA

Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorrizmit.

Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm  5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.

Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.

Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë.

Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.”-përfundoi fjalën e saj Jorida Tabaku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Rama i publikoi foton në kazino/ Berisha rrëfen të vërtetën

LEXO EDHE:  Rama sulmon Blushin dhe Hafizin/ Blushi s'bën asnjë punë, Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Rama i publikoi foton në kazino/ Berisha rrëfen të vërtetën



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Rama i publikoi foton në kazino/ Berisha rrëfen të vërtetën

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Fotot/ Rama dhe Kokëdhima detyrojnë pronarët e hoteleve të Himarës të lyejnë fasadat me ngjyrë të kuqe

LEXO EDHE:  Fotot/ Rama dhe Kokëdhima detyrojnë pronarët e hoteleve të Himarës të lyejnë fasadat me ngjyrë të kuqe

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE