LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionë/ Avokati zbulon çfarë ndodhi në Gjykatë: Prova për ndërkombëtarët

17 Korrik 2020, 13:32, Kronika CNA
Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionë/ Avokati

Avokati Altin Goxhaj ka zbardhur detaje në lidhje me seancën gjyqësore, për gjyqin e gjobës 50 milionëshe, për protestat e zhvilluara gjatë pandemisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se seanca e radhës është lënë për në datën 18 shtator 2020, ndërsa shton se sot ka siguruar provat për ndërkombëtarët, mbi aktët diktatoriale, siç i cilëson ai masat e marra gjatë pandemisë.

?Seanca e sigurisë për gjyqin e gjobës 50 milionëshe (seanca tjetër u la në 18 shtator 2020) me gjyqtare gruan e kryetarit të ri socialist të KLSH-së Arben Shehu.

Sot i siguruam provat audio për institucionet ndërkombëtare (Bruksel, Strasburg, Ëashington) mbi Regjimin Diktatorial të Soros që me Aktet Administrative e PLANdemisë po zëvendëson Kodin Penal të Diktaturës dhe Dënimet me pushkatim për kundërshtarët e regjimit po i zëvendëson me shtrëngime drejt vetëvrasjeve apo detyrime për azil politik!?-shkruan avokati.

Më tej, ai thekson se gjykatësja, e cila është bashkëshortja e kreut të KLSH-së, Arben Shehu, ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e gjobës.

Argumenti i gjykatëses, sipas Goxhajt ishte me pretendimin se ?ende s’më ka ardhur Urdhëri i Ekzekutimit nga Përmbaruesi i Policisë dhe nuk provova që do më bëhej ndonjë dëm i madh po të paguaja 50 milionë lekë dhe refuzoi të merrte provën e vërtetimit të pagës!?.

Lajmet e fundit nga