Connect with Us

Rama i thotë PO Këshillit Politik, prish marrëveshjen me opozitën parlamentare

Politikë

Rama i thotë PO Këshillit Politik, prish marrëveshjen me opozitën parlamentare

Publikuar

-

Sot mblidhet Këshilli Politik/ Rama i “shtrin dorën” opozitës

Presidenti Ilir Meta pas SMS-së së zotit Kume, i kërkoi Ramës që çështjet e koalicioneve dhe listave duhet të ktheheshin për trajtim në Këshillin Politik.

Domethënë diskutimi për to duhet të rinisë nga fillimi por jo më në zyrat e Kuvendit, por te zyrat e Pallatit të Kongreseve përballë Presidencës.

Ndërkohë që flasim, Këshilli i Legjislacionit si strukturë përgjegjëse parlamentare ka përfunduar shqyrtimin e amendamenteve dhe pas negociatave disa ditore maxhoranca dhe opozita parlamentare kanë arritur një marrëveshje për formulimin e çdo pike të amendamenteve kushtetuese.

Ligji është marrëveshje politike.

Ndryshimet kushtetuese janë marrëveshje politike.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha

Ato ndryshime kushtetuese u kërkuan nga opozita parlamentare. Nuk janë lëndë e një tryeze midis Ramës dhe opozitës që Rama e quan të “rrugës”.

Për çfarë do diskutojë Rama me opozitën e rrugës?

Për një lëndë e cila është kërkuar gjatë nga opozita parlamentare?

Për çfarë do negociojë Rama me opozitën e rrugës?

Kërkesa për amendimin e kushtetutës u bë nga opozita parlamentare dhe ju drejtua Ramës si përfaqësues i maxhorancës parlamentare.

Rama mund të bëjë çdo muhabet të mundshëm me opozitën e rrugës, por ai dialog do duket dialog absurd sa kohë që për çështjen e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, një palë kërkoi dhe pyeti dhe pala tjetër dëgjoi dhe dha përgjigje.

LEXO EDHE:  Procedimi i organizatorëve të protestave/ Këlliçi: Rama të ndalojë masat represive

Muhabeti që Rama po pranon të bëjë me opozitën joparlamentare nuk mund të ketë lidhje me marrëveshjen politike të negociuar dhe të reflektuar me votim në draftin konsensual të dalë nga Këshilli i Legjislacionit.

Muhabeti që Rama me sa duket gjendet i pafuqishëm që ta refuzojë ka vetëm një emër:

Rama sapo prishi marrëveshjen e arritur me opozitën parlamentare.

Ka një thënie të vjetër sa koha e anglishtes:

“If you run after two hares, you will catch neither.”

Është e ngjashme me atë shprehjen shqiptare që thotë se nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull.

Dhe kur mendon pastaj se sa e gjatë është lista e partive të deklaruara si opozitë e bashkuar, nuk mjaftojnë jo vetëm sqetullat e Ramës, por as ato të gjithë grupit parlamentar socialist./ CNA.al

Ndryshimet kushtetuese/ Rama futet në Këshillin Politik, Gjiknuri thërret edhe opozitën

A mund ta votojë parlamenti jo kushtetues, marrëveshjen e 5 qershorit?!

Rama-Meta-Basha nuk kanë nevojë për këshillin politik

Kur Presidentin e zgjon sms-ja e Kumes

Deputeti publikon faktet/ Rama dhe Meta, tashmë janë bashkë

Pazare dhe mesazhe të koduara/ Zbulohen lojërat politike Rama-Meta-Basha

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Shqipëria buzëqesh dhe Shqipëria shkëmb graniti

LEXO EDHE:  “Janë viktimat më të mëdha të keqqeverisjes”/ Vokshi: Gratë do i sjellin fitoren PD

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Teatri/ Topi paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Kush shkatërron traditën do ketë probleme

LEXO EDHE:  Teatri/ Topi paralajmëron Ramën dhe Veliajn: Kush shkatërron traditën do ketë probleme

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Kërcënon hapur Basha: Kriza mbyllet me prangosjen e politikanëve!

LEXO EDHE:  Procedimi i organizatorëve të protestave/ Këlliçi: Rama të ndalojë masat represive

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE