LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prapaskenat e bujshme/ Sarri rrezikon ndaj Lacios, në vend të tij dyshja Pirlo-Bufon

17 Korrik 2020, 15:00, Sport CNA
Prapaskenat e bujshme/ Sarri rrezikon ndaj Lacios, në vend të tij

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia ku burime të SportMediaset kanë mësuar se Mauricio Sarri rrezikon seriozisht shkarkimin pa mbyllur sezonin. Gjithçka do të varet nga ndeshja e kësaj fundjave ndaj Lacios, përcaktuese për titullin kampion në një moment kur klubi bardhezi humbi një avantazh të ndjeshëm që kishte krijuar me ndjekësit e tashmë ka vetëm 6 pikë larg Interin.

I njëjti burim sqaron se në klub nuk do të presin ndeshjen me Olimpik Lionin për të marrë vendimin për Sarrin, por mund ta shkarkojnë atë për të caktuar një trajner të përkohshëm deri në mbyllje të këtij edicioni futbollistik. Që tani duket se ekziston një hipotezë e bujshme e cila sheh Andrea Pirlon të ulet në stolin e skuadrës për ta drejtuar atë deri në mbyllje të këtij edicioni. Ai nuk do të jetë i vetëm pasi si trajenr-lojtar, përkrah tij pritet të jetë edhe Xhixhi Bufon.

Ndaj ndeshja kundër Lacios bëhet gjithnjë e më vendimtare për sezonin e bardhezinjve e sidomos për Sarrin, i kritikuar që në fillimin e eksperiencës së tij te kjo skuadër e me sa duket me pak mundësi për ta çuar deri në fund atë.

Lajmet e fundit nga