Connect with Us

Pazare dhe mesazhe të koduara/ Zbulohen lojërat politike Rama-Meta-Basha

Politikë

Pazare dhe mesazhe të koduara/ Zbulohen lojërat politike Rama-Meta-Basha

Publikuar

-

Bargains and coded messages/Rama-Meta-Basha political games revealed

Situata politike në vend duket e “nxehtë”, ndërsa debatet dhe përplasjet në distancë, kanë qënë të shumta, por nuk kanë munguar edhe mesazhet e koduara, dhe “shkeljet e syrit”, qoftë nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha, qoftë nga ana e presidentit Ilir Meta, por edhe nga kryeministri Edi Rama.

Vetëm pak ditë më parë, gjatë një komunikimi me mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Edi Rama i ka ofruar një marrëveshje, që ai të bëhej kryeministër dhe Rama president.Luli Basha është thjeshtë: I PAVOTUESHËM

Pas kësaj deklarate të Bashës, erdhi reagimi nga kreu i qeverisë, i cili e mohoi t’i ketë ofruar një marrëveshje të tillë.

Në fakt ajo që tha Basha në fillim u duk si një shashkë politike, por duket se “dardha e ka bishtin prapa”, dhe qëllimi i asaj fraze të thënë nga kreu i PD-së, ishte diku tjetër.

Fjalia e thënë nga Basha, më shumë sesa mesazh për Ramën, duket të ketë qënë një mesazh për presidentin Ilir Meta.

Mesa duket Basha nëpërmjet mesazhit të tij, ka kërkuar t’i thotë Ilir Metës, që nëse nuk bashkohemi bashkë, bashkohem me Ramën, dhe ty të nxjerrim jashtë loje…

Ndërkohë një ditë më parë, gjatë një konference për mediat, Meta e anashkaloi këtë deklaratë të Bashës. I pyetur nga gazetarët, Meta tha se “preferoj të mos përgjigjem”.

Por ashtu siç e thamë më sipër, “dardha e ka bishtin prapa”, dhe sot Meta i ka dhënë Bashës, përgjigjen që kërkonte.

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon frikën e madhe të Ramës/ Ja pse ishte kundër hapjes së negociatave

Në një postim në rrjetet sociale, paraditen e sotme, Meta ka shpërndarë në profilin e tij një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, për të thënë se ndan të njëjtin qëndrim dhe se mund të jenë bashkë kundër Ramës.

Por, kjo duket si loje politike kundër Rames ku njehere Meta, e njëhere Luli i “shkelin syrin” duke treguar se njeri prej tyre do shkojë pas të gjatit në koalicion pas zgjedhjeve të 2021.

Megjithatë edhe nga kryeministri, shpesh herë ka edhe mesazhe të tipit “tërhiq e mos këput”, sikurse ishte edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, për shkarkimin e presidentit.

Ish-ministri “vë me shpatulla pas muri” Ramën/ Gjashtë pyetje për kryeministrin

Pas bujës së madhe në media, dhe rreth një vite “hetime”, sot tollumbacja u shfry. Rama si duket bëri një hap pas dhe u tërhoq nga shkarkimi i Metës, duke i “shtrirë” dorën e paqes.

Politika jonë e ka treguar se një “darkë me ngjala” mund të përmbysë gjithçka dhe pas zgjedhjeve të 2021, nuk dihet se kush do jetë në koalicion, e kush do ngelet me “gisht në gojë”.

Fakti është se Meta dhe Rama përtej “luftës” që bëjnë në publik, bashkohen kur kanë interes, e ndahen kur nuk kanë. Janë këto lojëra dhe pazare të fëlliqura që politika jonë ka 30 vite që i bën në kurriz të shqiptarëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Video/ Basha merr në mbrojtje Zaganin dhe Nuhun

LEXO EDHE:  Video/ Ja si kruhet Rama



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përjashtimi i Berishës/ Kadilli: Të isha kryetar i PD nuk e merrja vendimin që mori Luli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse do të ishte ai kryetari i Partisë Demokratike nuk do ta kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim që u mor pa u pyetur anëtarësia, nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai më tej ka deklaruar se Basha nuk di të thotë as po as jo, por “pjo” dhe me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet kjo gjë.

 “S’do ta kisha marrë të njëjtin vendim. Ju mendoni se kur diplomacia bëhet e dukshme bëhet atë ditë. Unë e kam ditur që në shkurt që pas zgjedgjve që do e shpallnin “non grata” Berishën. Po të isha kryetar unë nuk do të ndodhte kjo. Basha nuk thotë as po as jo, po thotë “pjo”.



LEXO EDHE:  Video/ Basha merr në mbrojtje Zaganin dhe Nuhun

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del e keqja me Metën/ Shembulli më skandaloz për të gjithë qytetarët

Me ndërkombëtarët nuk bëhet kjo. Në 2016 e quajti ambasadori amerikan gënjeshtar, në diplomaci flitet me gjuhë trupi. Kishte mundësi ta zgjidhte që para 2019. Nuk ka ambasador në botë që të vi të shkallët e PD të bërtasi, kjo ndodhi prej Lulzim Bashës”, thotë Kadilli në Report Tv.

Kadilli e ka quajtuar Bashën një përtac që nuk e do punën.

“Unë e gjykoj si zgjatim përtac të zotit Berisha, nuk punon, nuk do ta bëjë punën. Ne nuk patëm zotësinë për të prodhuar një model tjetër politik. Berisha qe shumë fryt për PD”, thotë Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE