Connect with Us

Nga Mero Baze/ Përpjekje për të pushkatuar pa gjyq hapjen e listave

Opinione

Nga Mero Baze/ Përpjekje për të pushkatuar pa gjyq hapjen e listave

Publikuar

-

Nga Mero Baze/ Përpjekje për të pushkatuar pa gjyq hapjen e listave

Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të mos flasin për ndryshimet kushtetuese, por t’i dënojnë ato “pa gjyq”, ka hyrë gjatë natës që shkoi në një fazë të re. Presidentit Meta, i cili mezi ka pritur të zbardhë dita, pasi i ka prishur gjumin një SMS, i ka prishur rehatin edhe Lulzim Bashës, duke e zgjuar herët, që të sigurohet për rrugën që do të ndjekin.

Është fjala për sugjerimin që ndryshimet kushtetuese të propozuara, duhet të kalojnë në Këshillin Politik.

Propozimet nuk vijnë nga Partia Socialiste, por nga opozita parlamentare, dhe ato janë bërë publike. Këto propozime Rudina Hajdari tentoi t’i bëjë në Këshillin Politik, por e kufizuan dhe në fund e detyruan të votonte dakordësinë e 5 qershorit, që hodhi poshtë rekomandimet e OSBE/ODHR për reformën zgjedhore.

Por disa ambasadorë perëndimorë, i sugjeruan asaj dhe të tjerëve, se mund ta vazhdonin betejën. Dhe kjo, pasi Lulzim Basha kishte gënjyer disa diplomatë perëndimorë, duke u thënë se ai është pro listave të hapura, por nuk i lejonte Edi Rama.

Tani opinioni publik para se të mësojë procedurat me të cilat kërkojnë ta pushkatojnë pa gjyq hapjen e listave, do të dijë nëse Meta dhe Basha janë pro apo kundër hapjes së listave.

Ky është thelbi i debatit. Qytetarët nuk janë të interesuar se me çfarë procedurash do shkohet atje, por a ka dakordësi për këtë gjë.

Meqë Ilir Meta ka mbetur pa gjumë gjithë natën nga një SMS dhe Lulzim Basha ka prishur gjumin e mëngjesit për të shkuar në Presidencë, ata do të ishte mirë të deklaronin para qytetarëve se të dy janë pro hapjes së listave, ose kundër hapjes së listave, se janë pro koalicioneve me lista të përbëra, ose pro koalicioneve me listë të përbashkët, se janë pro pragut 3 për qind kombëtar, ose janë pro heqjes së pragut, siç e kanë propozuar.

Nëse ata e sqarojnë këtë çështje publikisht me qëndrime zyrtare, atëherë arrijmë në përfundimin nëse Kushtetuta duhet ndryshuar apo jo.

Nëse ata janë pro, atëherë Kushtetuta duhet ndryshuar. Dhe për këtë nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik.

Nëse janë kundër ndryshimeve të Kushtetutës, përsëri nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Politik, se ata janë kundër dhe nuk do ta miratojnë.

LEXO EDHE:  Opozita nuk ndryshon qëndrim/ Basha: Nuk do të ndalemi, sërish në rrugë

Mënyra që kanë zgjedhur të mos flasin për çështjen, por të bëjnë sherr për modalitetet, është hileqare dhe bëhet për të mashtruar opinionin publik.

Ata po tentojnë të përdorin një mekanizëm me të cilin bllokuan rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të bllokuar dhe propozimet e opozitës parlamentare.

Në këtë rast vlen vetëm fjala e tyre dhe qëndrimi i tyre zyrtar. Nëse ai është pro, atëherë s’ka nevojë për debat. Nëse është kundër, po ashtu s’ka pse humbet kohë që qëndrimin kundër ta thonë në një mbledhje tjetër që quhet Këshill Politik. Sa për afate, jo një vit para, por Basha ka ndryshuar Kushtetutën një javë para zgjedhjeve, për hallin e tij.

Kodi i parafundit zgjedhor i vitit 2003, miratuar me ligjin 9087, parashikon koalicione me listë të përbashkët, ku koalicioni paraqitet si subjekt i vetëm në fletë votimi. Kjo formë koalicioni u hoq me ligjin 10019 datë 29 dhjetor 2009, gjashtë muaj para zgjedhjeve, duke prodhuar një tip liste të përbërë brenda koalicionit, që nuk e ka asnjë vend në botë. U prodhua nga nevoja e Sali Berishës.

Zgjedhjet u zhvilluan gjashtë muaj pas ndryshimeve ligjore, dhe askush nuk u ankua. Sot po kërkohet të rikthehet forma e koalicionit e vitit 2003, dhe jo ndryshimi i sistemit.

Ndryshe nga ata, Edi Rama e ka bërë qëndrimin publik. Ai është pro atyre ndryshimeve që propozon opozita parlamentare. Dhe bashkë me ata, i ka votat. Nëse Meta e Basha duan t’i bashkohen me propozimet e tyre, janë në kohë. Nëse nuk duan, nuk është koha e tyre që të bllokojnë hapjen e listave, koalicionet me listë të përbashkët dhe heqjen e pragut. Ata e morën atë që kërkuan në Këshillim Politik.

Kjo nuk është Republika e Dëshirave të Lulzim Bashës, që t’i plotësohet jo vetëm dëshira për atë që do ai, por dhe për atë që nuk do ai, të marrin të tjerët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Pasuria marramendëse e Monika Kryemadhit/ Pse duhet të ketë frikë nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Pasuria marramendëse e Monika Kryemadhit/ Pse duhet të ketë frikë nga SPAK

Nga Adriatik Doci

Çdo njeri normal do ta kishte frikë SPAK-un dhe do merrte qetësues për të fjetur natën po të ishte në vendin e Monika Kryemadhit. Skema e pasurimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është sa e pabesueshme për shqiptarët aq edhe sfiduese për SPAK.

Kanë ngritur një pasuri me vlerë miliona euro pa futut një herë dorën në xhep. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse ata si të ardhura të ligjshme kanë vetëm dy paga shteti, të cilat nuk mbulojnë koston e jetesës, pa llogaritur shkollimin e fëmijëve në Agli, banjo për macen, ndërhyrjet estetike, shpenzimin e një page vjetore për një ditëlindje etj.

Në 2003 blejnë një vilë në Golem me vlerë 60 mijë USD me kredi. Vilën e shesin pas 3 vitesh për 300 mijë euro. Shlyejnë kredinë 60 mijë USD. Blejnë një apartament në Tiranë 400 mijë euro, 200 mijë euro nga shitja e vilës dhe 200 mijë euro kredi.

Vëllai i fal Monikës në Laprakë 700 m2 tokë. Merr edhe një kredi 5 milionë lekë dhe blen edhe 500 m2 tokë. Lidh një kontratë për ndërtimin e një pallati mbi këtë tokë, ku përfiton 33 % të sipërfaqes ndërtimore. Disa dyqane të pallatit i shkëmben me vilën në Gjirin e Lalëzit, e cila dyshohet se ka një vlerë sa dy pallate.



Duke shitur apartamentet në këtë pallat, fiton 1 milionë euro, ndërsa shlyen dy kreditë 200 mijë euro dhe 5 milionë lekë. E gjithë kjo pa futur dorën në xhep. Nuk është përrallë.

LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Kokëdhima: Janë munduar të më përdorin kundër Ilir Metës

LEXO EDHE:  Fillon rindërtimi i banesave të shembura në Laç/ Ahmetaj: Në krye të vitit do dorëzoj çelësat

Ndaj Monika Kryemadhi nuk pranon që gazetarët ta pyesin rreth burimit të pasurisë, por vetëm për programin qesharak të LSI, i cili ngjan me ato menutë e qoftoreve.

Megjithatë, Monika Kryemadhi, ka një shpjegim zyrtar për pasurinë e saj: Pasurinë e kontrolluar dhe certifikuar Adriatik Llalla, fillimisht kur drejtonte ILDKPKI dhe më pas si kryeprokuror, para se të merrej i pandehur nga SPAK për largim të parave jashtë vendit dhe të futej nga amerikanët në listën e zezë.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ As “Skënderbeu” s’mund të qeverisë 3 mandate me Mamica!

Publikuar

-

Nga

As “Skënderbeu” s’mund të qeverisë 3 mandate me Mamica!

“Rilindja” u kopjua si slogan nē 2013 si një mënyrē për të rivalizuar, patriotizmin Kuqezi i cili kishte fituar shumë terren në vigjilje të 100 vjetorit të pavarsisë. Nga Sondazhet rezultonte që kuqezi kuotoheshin 18% në Sondazhe 8 muaj para zgjedhjeve dhe socialstve u duhej një fasadë patriotike rivalizuese sepse Kuqezi po gërryente elektoratin majtas.

Pas bllokimit mediatik të kuqezinjve, “Rilindja” mori flamurin dhe protagonizmin.

Në 8 vite kryeministri Rama, investoi maksimalisht figurën mediatike për të krijuar profilin nga “Skënderbeu” dhe deri te mjekra e Ismail Qemalit.

Elementët kryesor në imazhin patriotik ishin:

– Takimet e 2 qeverive Shqipëri-Kosovë

– Flamujt kuqezi në mitingje

– Vjedhja e sloganeve kuqezi

– Simboli shqiponjës kudo

– Mjekra e Ismail Qemalit dhe thinjat

– Viti i Skënderbeut

– Ideja për tu bërë President i Shqipërisë së Bashkuar

– Emërimi 2 ministrave nga Kosova, Genti Cakaj dhe Besa Shahini

– Vrasja e një minirtari të armatosur në Himarë

– Arrestimi dhe dēbimi i disa ekstremisrve grek

– Logot dhe hartat e Ilirisë, Arbëriaë dhe Shqipërisë etnike nëpër muret e kryeministrisë etj etj

Deri këtu s’ka asgjë të keqe dhe s’duhet shprehim as xhelozi dhe as cinizēm.

Kjo është fasada dhe imazhi mediatik.

Por a zgjodhi “Skënderbeu” i ri një ushtri me “Rilindas” për ta bërë Shqipërinë një shtet të fort dhe komb superior në Ballkan?



Jo absolutisht jo, madje bëri të kundërtën.

Gjysma e grave që emroi ministre e kishin parë Kosovën vetëm në TV, sepse për trevat e tjera nga Presheva në Prevesë nuk kishin dëgjuar kurrë. Anonimiteti i tyre dhe cekësia në mendimin dhe përfaqsimin politik ishte skandaloze.

Rama dështoi në patriotizimin esencual të institucioneve.

LEXO EDHE:  Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Kokëdhima: Janë munduar të më përdorin kundër Ilir Metës

Le të marrim një shembull: Emërimi i dy ministrave nga Kosova ishte brilante si ide në hapin për unifikim të diplomacisë dhe arsmit shqiptar në Ballkan, por a mundet Besa dhe Genti të përfaqsonin Kosovën?

Jo absolutisht jo.

Madje, përzgjedhja e Gentit dhe Besës ishin konsumim dhe djegie e kauzës sepse Shqipëria u zhgënjye nga dy “Isa Buletinët” e rinj.

Edi Rama mund të zgjidhte Rexhep Qosen ministër arsimi dhe Veton Surroin Ministër Arsimi në vend të Besës dhe Gentit.

Por jooooo, ai nuk dëshiron as Qosen dhe as Surroin seps ata nuk bëhen ushtar të “Skënderbeut”.

Ai ende nuk heq dorë nga përzgjedhja e njerzve anonim. Pas 8 vitesh, gjysma e ministreve nuk i njeh me fytyrë askush.

Besa dhe Genti ankohen që populli po i paragjykon për dialektin e tyre gegrisht.

Unë nuk mendoj ashtu.

Ndonse stërnipat e Skënderbeut arbëresh që janë larguar 600 vjet nga Shqipëria, e flasin shqipen më pastër se Besa që drejtonte arsimin shqiptar, sērish unë gjykoj që problemi është tjetër kund.

Kosova nuk mund përfaqsohet në Shqipëri me Besën dhe Gentin sepse ka me mijëra intelektualē më elitar Prishtina.

Ashtu si Shqipëria nuk mund të pērfaqsohet me këto vajza anonime që i bëjnë fresk kryeministrit.

Edi Rama i lindur dhe rritur në Tiranë, nuk mundi të përzgjedh një elitë qytetare dhe pinjoll të familjeve fisnike patriotike.

Meritokracia nuk u ndërtua dot në sistem.

Ai ka hymbur një betejë të madhe, jo me një perabdori 500 vjeçare por me një qytetari të zhgënjyer dhe lodhur nga qeveria e Mamicave.

As Skënderbeu nuk do qeveriste dot Shqipërinë 3 madate me Mamicat e tij.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Besa nuk u paragjykua, por thjeshtë nuk ishte për atë punë

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia/ Besa nuk u paragjykua, por thjeshtë nuk ishte për atë punë

Besa Shahini nuk preferoi të ikë në heshtje. Ajo ngacmoi një arsye si arsye, por që nuk mund të jetë arsye. Ajo tha se iku pasi ndjehej e paragjykuar si kosovare(për shkak të gjuhës, dialektit). Në fakt në Shqipëri të paragjykojnë për gjithëçka. Edhe Nënë Terezën tua sjellësh sërish të gjallë, do tia gjejnë ndonjë kleçkë jo vetëm gjuhe, por edhe morali po deshe. Por ky nuk është shkak të ikësh nga vendi.

Megjithatë, Besa nuk u paragjykua si kosovare, edhe pse ushtria e facebook-isteve mund të kenë patur vërejtje. Padyshim që nuk është mirëpritur në brigadën qeveritare të Ramës, ashtu siç nuk do të mirëpritesha edhe unë, pasi në parti funksionin parimi që postet i merr ai që jep më shumë kontribut. Dhe në këtë drejtim, Besa dhe Gent Cakaj erdhën me lugë në brez, në një sofër të shtruar e të mbushur plot.

Në këtë këndvështrim ata që përpiqen të gjejnë arsye tek arsyeja më e paarsyeshme e kanë kot. Besa nuk është paragjykur. Por ajo, po, mund të gjykohet. Mund të gjykohet për pamundësinë për të bërë detyrën e ministres së arsimit. Ajo mund të jetë një grua e formuar mirë, nëpunëse e ndershme e korrekte, por s’kishte lidhje me një fushë kaq shumë të rëndësishme.

Kur mësova mbi eksperimentin “nacionalist” të Ramës mendova se tashmë Besa do të ketë për mision unifikimin e programeve mësimore, pasi mendoj se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë ju kur të hiqet trau në Morinë, por kur të bashkohet arsimi, kultura, ekonomia, e në fund edhe qeverisja.

LEXO EDHE:  Opozita nuk ndryshon qëndrim/ Basha: Nuk do të ndalemi, sërish në rrugë

LEXO EDHE:  "ODA SHQIPTARE" bën bashkë 200 shqiptarët më të famshëm në botë

Besa u ul në një karrige ku 100 vjet më parë ka qenë ulur Marash Ivanaj, një mendje madhështore që hodhi bazat e arsimit, të cilit ne sot spo lëmë gjë pa bërë për tia shkulur ato themele. Arismi në Shqipëri nuk kishte nevojë për një “bojaxhi”, por për një “inxhinier” të fortë, që të mos projektojë lyerjen e shkollave, por të shtrojë një rrugë ku shkolla të ecë për dekadat e ardhëshme.



Sepse arsimi ynë ka degraduar.

Cilësia e mësimdhënies është mjerim, dhe prindërit kërkojnë ende mësuesit e ”komunizmit” në shkolla për tua besuar fëmijët.
Një sistem arsimor që ka zhbërë Skencat e Natyrës, deri në atë farë feje, sa për të studiuar Psikologji duhej të fitojë pikët e konkursit, ndërsa për Fizikë e Matemakikë, mjafton të shkruaje emrin, sepse auditoret ishin bosh.

Është një qark i mbyllur; “mësues të dobët – nxënës të dobët-studentë të dobët – dhe sërish mësues të dobët”.

Duhet një mendje revolucionare(nuk dihet kur apo nëse do ta gjejmë) që të mendojë për sot e 50 vjetët e ardhëshme dhe jo për sot deri në zgjedhjet e ardhëshme. Dhe Besa nuk kishte lidhje me këtë punë. Dhe jo sepse është nga Kosova.
Problemi është i Ramës, që ministrinë më të rëndësishme konsideron atë që jep PPP-të e rrugëve dhe jo atë që menaxhon arsimin.

LEXO TE PLOTE