Connect with Us

Ndjekja e gomones me drogë/ Artan Hoxha “zbulon” ku ndodhen skafistët: Po kërkoni kot në pyll…

Kronika

Ndjekja e gomones me drogë/ Artan Hoxha “zbulon” ku ndodhen skafistët: Po kërkoni kot në pyll…

Publikuar

-

Artan Hoxha ironizon mediat serbe/ Askush nuk i ka bërë atentat ekipit Cverna Zvezda

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me operacionin që u zhvillua një ditë më parë, për kapjen e një gomoneje me drogë.

Referuar edhe raportimeve në media, sipas të cilave sot vijojnë kërkimet për kapjen e skafistëve, Artan Hoxha, ka ironizuar duke thënë se i kërkojnë kot në pyll, se mund të kenë dalë dhe po bëjnë plazh.

Ai po ashtu ka sjellë edhe një sekuencë të një filmi shqiptar, duke ironizuar bujën e madhe që bëri në media, “superoperacioni”.

“More, ç’u be me ate superoperacionin e djeshem, ku 7 motovedeta, skafe, helikoptere, drone dhe 120 police, shqiptare dhe italiane, ndoqen per 6 ore ne Gjirin e Vlores, ate gomonen me tre skafiste, qe pasi iu mbarua karburanti ne det, zbarkoi ne grykederdhjen e Vjoses…

Sot, mediat thone, se vazhdon superoperacioni i kerkimit, ne pyllin e Novoseles dhe pyllin e Mifolit, por skafistet nuk duken gjekundi…

LEXO EDHE:  Ndjekje si nëpër filma/ Policia kap 16-vjeçarin me drogë, në kërkim shoku i tij

Ore, mos jeni duke kerkuar kot neper pyll, se ata nuk jane majmuna, te rrine 24 ore ne maje te pishave…
Mos kane dale ne breg dhe bejne plazh dreqerit

Si thote Tosun Baçi te “Njeriu me top”;
“Kerkonjeni, kerkojeni!!!
Kur ta gjeni, me lajmeroni!!
Ketu jam une, te Pinxhot” –shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në mes të Tiranës/ Preg Gjini ka dëmtime të rënda në të dy sytë

Publikuar

-

Nga

Atentati në mes të Tiranës/ Preg Gjini ka dëmtime të rënda në të dy sytë

Preng Gjini, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm pranë Urës së Nisharakut në Tiranë pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Mësohet se 51-vjeçari ka dëmtime në të dy sytë dhe disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në një nga zonat mëtë populluara të Tiranës, ku Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.



Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohen detaje nga atentati me eksploziv në “Vasil Shanto”/ Si është gjendja e 51 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Shënjestra e atentatit të një nate më parë, Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë në zonën e “Vasil Shantos”, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas abc news, për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e  Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, gjendja shëndetësore e 51 vjeçarit sipas bluzave të bardha vijon të jetë kritike.

“51 vjeçari Preng Gjini i plagosur një natë më parë në Tiranë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për aq kohë sa dhe ndërhyrja kirurgjikale e bërë ka zgjatur për disa orë. Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar. Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim.Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave”, është shprehur gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra.

Gjithashtu në lidhje me atentatin e ndodhur një natë më parë në vendin tonë ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha.



Gazetarja investigative Hoxha në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se atentati i djeshëm nuk ishte vetëm për ti dhënë një mesazh shenjestrës por ishte dhe një mesazh për të gjithë.

LEXO EDHE:  Ndjekje si nëpër filma/ Policia kap 16-vjeçarin me drogë, në kërkim shoku i tij

LEXO EDHE:  Dërgohet për gjykim kolumbiani që u kap me 256 kg. kokainë

“Dita e djeshme ishte shumë e vështirë për të gjithë, Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi. Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me selenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe. Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë me lëndë eksplozive në mes të qytetit bregdetar siç ndodhi dhe me atentatin e djeshëm, nuk ka qenë vetëm eleminimi i shenjestrës, por edhe për të dhënë një mesazh. Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë dhe një shtetas italian. Frika dhe drama që ngelet është te të gjithë ato kalimtarë që ndodheshin aty. Pasojat tashmë nuk janë vetëm për shenjestrën por për të gjithë ato që ishin aty”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Une e di pronarin e 1.3 ton drogë në Krujë

LEXO EDHE:  Mënyra e re trafikut të drogës/ Mbërrin në postë pakoja me fara kanabisi nga Spanja

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE