LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta publikon mesazhin e Kristaq Kumes/ Kërkon takim urgjent me Bashën

17 Korrik 2020, 08:15, Politikë CNA
Meta publikon mesazhin e Kristaq Kumes/ Kërkon takim urgjent me Bashën

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot detaje nga një mesazh që pretendon se ka marrë dje në mesnatë nga ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën të ditur se profesor Kume, ka ngritur shqetësimin se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Pas këtij mesazhi, Meta bën të ditur se i ka kërkuar menjëherë takim kreut të PD-së, Lulzim Basha.

?Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.

Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.

Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.?-shkruan Meta.

Ndërsa më tej ka publikuar edhe një pjesë  të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili thoshte se ?Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga