LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laboratori i dytë dhe plani për teste serologjike/ Koraqi: Rastet do të shtohen

17 Korrik 2020, 18:48, Aktualitet CNA
Laboratori i dytë dhe plani për teste serologjike/ Koraqi: Rastet do

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi deklaroi se në laboratorin e dytë që është vënë në dispozicion për të konfirmuar personat pozitivë me koronavirus mund të kryhen deri në një mijë testime në ditë. Ai tha për ?Vizion Plus? se numri i testeve kryhet në varësi të nevojës.

?Kapacitetet e laboratorit janë të mëdha, janë në vazhdimësi, luhaten nga 100-200 deri në 1 mijë testime në ditë. Varet nga nevojat që janë. Laboratorët janë skenarë të parapërgatitur. Laboratori i spitalit u shërben të sëmurëve në spital, por u bë gati sepse patoi një nevojë. Ai është një laborator i sigurisë së lartë dhe ka marrë akreditimet ose të gjitha testimet që duhen për të ruajtur njerëzinë dhe për saktësinë e analizës.?

Por teksa tani ka një vend të dytë për të bërë testimet, Koraqi paralajmëroi se numri i të infektuarve do të vijë duke u rritur edhe më shumë në javët në vijim.

?Dalja nga karantina dhe shtimi i kontakteve të njerëzve do të sjellë si rezultat shtimin e personave të infektuar. Numrat do të vijnë duke u rritur, për mendimin tim.?

Andi Koraqi tha edhe se së shpejti testet serologjike do të kryhen edhe në popullatë dhe jo më vetëm tek bluzat e bardha. Kjo për të kuptuar se kush e ka kaluar koronavirusin dhe kush jo.

Lajmet e fundit nga