Connect with Us

Koronavirusi në Itali/ 231 të prekur dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

Bota

Koronavirusi në Itali/ 231 të prekur dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Vijon rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Itali. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë shënuar 231 raste të reja.

Në total, numri i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 243 967, ndërsa numri i të shëruarve mbërrin në 12 450 me gjithë 237 pacientët që janë testuar sërish negativë gjatë 24 orëve të fundit.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 11, duke e çuar shifrën totale në 35 028 viktima. Ditën e djeshme u regjistruan 20 viktima. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Albert Krasniqi dyshohet se është vrarë sot nga babai i tij. Edhe pse nuk dihen motivet që kanë quar deri të vrasja, mediat raportojnë se vrasësi dhe viktima janë babë e birë.

Ndërsa, Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur. Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para, raporton Express.

Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

LEXO EDHE:  Itali/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës

LEXO EDHE:  U detyruam të vendosnim në intubim/ Pëllump Pipero tregon si është gjëndja shëndetësore e Koço Devoles

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë, ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konfirmohet rasti i parë i mutacionit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet rasti i parë i mutaciomnit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19 në RMV.

Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar mutacion me karakteristikat e variantit britanik.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar tashmë të shëruar, i cili ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, të dyja pozitive. Pacienti nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka paraqitur kontakte me raste pozitive. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në RMV bëhet me dije se tek të gjitha testet tjera pozitive të janarit nuk janë regjistruar karakteristikat e mutacionit britanik.

LEXO EDHE:  DSHP vatër infeksioni/ I gjithë stafi i nështrohet testimit

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ Shehaj: Lajm i keq për Shqipërinë, qeveria të veprojë!

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 394 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike/ Më e rrezikshmja në botë

Publikuar

-

Nga

Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike/ Më e rrezikshmja në botë

Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një nga softuerët më të rrezikshëm në botë që përdorej për të hakuar rrjete kompjuterike. Infrastruktura e sistemit Emotet, e cila përdorej kryesisht nga rrjetet e krimit të organizuar, tani është nën kontrollin e autoriteteve, njoftoi Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (Europol) me seli në Hagë.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve që zgjatën dy vjet në tetë vende. Europol nuk njoftoi për ndonjë arrestim në lidhje me hetimin, që është udhëhequr nga Gjermania dhe Holanda. Emotet ka qenë një nga “instrumentet më të rrezikshëm për sulme kibernetike” në vitet e fundit, tha një zëdhënës i Europol, duke shtuar se ky softuer ishte vendosur në funksion për herë të parë më 2014 si i ashtuquajtur Trojan.

Ky sistem qëllimkeq përdorte një dokument në Ëord, në dukje i padëmshëm, për të hyrë në një sistemin kompjuterik. Kriminelët i përdorën këto sisteme me qëllim që të tonin qasje në të dhënat bankare, të shisnin të dhëna të vjedhura ose të zhvatnin para për të dhëna të bllokuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE