Connect with Us

“Ka rekrutuar prokurorë që nuk duhej të ishin aty”/ Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve

Vetingu

“Ka rekrutuar prokurorë që nuk duhej të ishin aty”/ Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve

Publikuar

-

Përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs gjatë një seance në KPK

Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs akuzoi Strukturën e Posaçme Kundwr Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj Kryeziut dhe dy kolegëve të tij gjyqtarë, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota.

Jacobs, i njohur për komentet e drejtpërdrejta dhe replikat të ashpra me subjektet, e bëri të qartë që “nuk i kishte pëlqyer” vendimi i SPAK ndërsa tha se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.

Jacobs po ashtu e akuzoi në tërësi SPAK dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë edhe për vendimmarrjen në çështjen ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci duke thënë se prokurorë dhe gjykatës “që nuk duhej të ishin aty”, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.

Daci u pezullua nga detyra prej Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit me kërkesë të SPAK për akuzën e falsifikimit. Apeli i Gjykatës së Posaçme e rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa tha se në çështje nuk kishte vepër penale.

I pyetur nga BIRN për këto komente drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i kritikoi qëndrimet e Jacobs dhe mbrojti institucionin që drejton.

“Prokurorët e SPAK janë të gjithë prokurorë që kanë kaluar vetingun me formë të prerë, përfshi kontrollin nga KLP dhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM,” tha Kraja.

“ONM nëse ka pasur më të voglin dyshim për ta duhej ta kishte thënë atëherë. Nëse nuk e ka thënë ka bërë shumë gabim. Por unë nuk e besoj këtë, unë besoj që të gjithë prokurorët e SPAK janë të pastër”, shtoi ai.

Kraja tha se prokurorët ishin të pavarur në vendimet e tyre dhe se i vetmi kontrollues ishte gjykata, ndërsa kritikoi komentet e Jacobs.

“Në lidhje me çështjen ndaj Dacit, Jacobs është prokuror vetë dhe e di shumë mirë që nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet e gjykatës sepse është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Kraja.

LEXO EDHE:  Goditja e krimit dhe korrupsionit/ Kreu i KLP-së takon ambasadoren e Hollandës

Ndërkohë prokurori që hetoi rastin e gjyqtarit Kryeziut, Ened Nakuçi tha se “pushimi i çështjes ishte korrekt”. Nakuçi shtoi se vendimi ishte marrë nga gjykata, ndërsa për komentet e Jacobs deklaroi “nuk di çfarë të them”.

Prokurori Klodian Braho, që ndoqi hetimet dhe ngriti akuzën në rastin e Luan Dacit, nuk qe i arritshëm për koment deri në përfundimin e këtij shkrimi.

Nga sa u prezantua në seancë dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit akuzat për mitmarrje ndaj Kryeziut dhe anëtarëve të tjerë të trupës ishin bërë nga një prokurore e Shkodrës. Gjyqtari dhe kolegët kishin vendosur pezullimin e dënimit ndaj një të akuzuari për plagosje të rëndë, duke e lënë atë të lirë me kusht.

I akuzuari ishte gjetur fillimisht fajtor dhe dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe përfudimisht me 2.8 vjet pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Çështja ishte apeluar nga prokuroria që kishte kërkuar dënimin me 7 vjet burg. Por Gjykata e Apelit, në një trup gjykues ku Kryeziu ishte anëtar, pasi ka marrë çështjen në shqyrtim vendosi që ta lirojë të akuzuarin me kusht.

Gjyqtari tha në seancë se vendimi ishte i drejtë dhe se ndaj të akuzuarit nuk kishte rrethana rënduese siç pretendonte prokuroria, ndërsa shtoi se ai ishte pajtuar me viktmën dhe se ky i fundit kishte pranuar normalizimin e marrëdhënieve mes palëve në gjykatë. Kryeziu po ashtu ngriti dyshime se akuzat ndaj tij lidheshin me një prokuror të Shkodrës i cili u dërgua nga KPK në shkollën e magjistraturës për mungesë aftësish në punë dhe bashkëshorten e tij.

Jacobs këmbënguli të dinte ndërkohë se si ishte zbutur vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në atë mënyrë. Ai këmbënguli të dinte se si justifikohej vendimi i trupës në të cilën Kryeziu ishte pjesë. “Nuk dua ta di se çfarë ka bërë SPAK”, tha Jacobs disa herë, ndërsa Kryeziu u përgjigj duke iu referuar Kodit Penal dhe faktit që i dënuari përfitonte nga e drejta e lirimit me kusht./ Vladimir Karaj-Birn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Zbardhet pasuria e Lleshajt/ Mori dy kredi për shtëpi, por nuk deklaron asnjë në pronësi

Publikuar

-

Nga

Zbardhet pasuria e Lleshajt/ Mori dy kredi për shtëpi, por nuk deklaron asnjë në pronësi

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron pasuri familjare me vlerë 15.7 milionë lekë në fund të vitit 2018, mes së cilës llogaritet edhe një kredi e butë e marrë për strehim, por që i është dhënë hua një kompanie private.

Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpërthimit të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Sandër Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit, ndërsa në vitin 1996 është diplomuar për drejtues në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani.

Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Studimeve të Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”.

Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në Tiranë, zoti Lleshaj ka mbajtur disa detyra të larta në Forcat e Armatosura, ndërsa në vitin 2003 u emërua Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në vitin 2006, Z. Lleshaj është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ndërsa në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade. Në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ai u lirua nga Forcat e Armatosura në maj 2013 dhe në shtator u emërua këshilltar për Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Sandër Lleshaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2018.

 

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2006, Sandër Lleshaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 15.7 milionë lekëve.

Pasuria familjare ndahet në 11.3 milionë lekë likujditete bankare, likujditete në cash prej 2.2 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.8 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e Z. Lleshaj dhe gati 20% nga pagat e familjarëve. Rreth 28% e të ardhurave kanë burime të ndryshme.

LEXO EDHE:  Aplikimi për SPAK/ Zbulohet kandidatura e radhës

LEXO EDHE:  Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Ish-ministri Sandër Lleshaj rezulton me burime të mjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013 në shumën e 12, 147 lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimin mbi kreditë bankare.

Më konkretisht në vitin 2006, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie për shtëpi në vlerën e 1.2 milionë lekëve, por nuk deklaron të zotërojë pasuri të patundshme. Në vitin 2008, ai sqaron se kjo kredi ishte marrë për llogari të babait të tij, nga i cili paguhen edhe këstet.

Po në vitin 2008, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie të butë për shtëpi përmes Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 5 milionë lekë, por këtë shumë e tërheq nga banka dhe e deklaron si gjendje cash në shtëpi në shumën e 4.8 milionë lekëve deri në vitin 2016.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, Z. Lleshaj sqaron në vitin 2016 se shuma e kredisë i është dhënë përmes një kontrate huaje një kompanie që prej vitit 2008. Sipas deklarimit, kompania ka paguar këstet e kredisë dhe në vitin 2016, i ka kthyer Z. Lleshaj vlerën 2.3 milionë lekë, që rezulton e depozituar në llogari bankare.

Pavarësisht dy kredive të marra “për shtëpi”, Z. Lleshaj nuk deklaron asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim përgjatë periudhës deklaruese.

Deklarata Para  Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë  së vitit 2006

Deklarata e pasurisë  së vitit 2007

Deklarata e pasurisë  së vitit 2008

Deklarata e pasurisë  së vitit 2009

Deklarata e pasurisë  së vitit 2010

Deklarata e pasurisë  së vitit 2011

Deklarata e pasurisë  së vitit 2012

Deklarata e pasurisë  së vitit 2013

Deklarata e pasurisë  së vitit 2014

Deklarata e pasurisë  së vitit 2015

Deklarata e pasurisë  së vitit 2016

Deklarata e pasurisë  së vitit 2017

Deklarata e pasurisë  së vitit 2018 /BIRN

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pushoi hetimet për kryebashkiakun e Ramës/ Pasuria e gjyqtares që bën tre punë njëherësh

Publikuar

-

Nga

Amnistoi nga hetimi 3 milion euro të Gjin Gjonit/ Si dështoi prokurori i Task Forcës

Në shortin e datës 12 Nëntor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përzgjodhi për nisjen e procedurave të rivlerësimit , gjyqtaren e Shkallës së Parë në Vlorë, Atalanta Zeqiraj.

Kjo e fundit e ka nisur karrierën si gjyqtare, në Gjykatën e Faktit në Tiranë dhe në vitin 2016 është transferuar në Gjykatën e Vlorës. Në një analizë të Këshilllit të Lartë Gjyqësor, të vitit 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka raportuar 2438 vendime për përjashtim gjyqtari. Nga të cilat 1060 vendime përjashtimi për gjyqtaren Atalanta Zeqiraj, kur numri i kërkesave të saj për të cilat është miratuar dorëheqja është 16.

Një ndër rastet që ka shqyrtuar gjyqtarja Zeqiraj, është rasti i ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në 2019, Gjykata e Vlorës ka pushuar çështjen ndaj ish kryabashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet përshpërdorim detyre. Kjo ishte hera e tretë që Gjika merrte pafajësi dhe gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pushoi çështjen ndaj tij dhe 7 ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Vlorës.

Sa i përket pasurisë dhe të ardhurave, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, rezulton të punojë në tre vende njëherësh. Ajo përveçse ushtron funksionin e gjyqtares, ka bërë edhe pedagogen pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, 5 orë në javë me 660 lekë ora dhe mësimdhënëses pranë Shkollës së Magjistraturës me 1100 lekë/orë mësimore.

Por në deklaratat e pasurisë, (2013-2018) ajo nuk i deklaron të ardhurat nga mësimdhënia.  Vetëm një vit, në 2017 deklaron të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës.

Në vitin 2016, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, deklaron se banon në apartamentin e blerë nga babai i saj . Apartamenti ka një vlerë 38 000 000 lekë. Të ardhura të tjera të deklaruara nga gjyqtarja janë edhe nga veprimtari private e bashkëjetuesit si IT.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 218 449 lekë.

LEXO EDHE:  Aplikimi për SPAK/ Zbulohet kandidatura e radhës

LEXO EDHE:  Dom Gjergj Meta mesazh të fortë/ Mafia nuk mundet vetëm me aksione policie e me SPAK

Viti 2014
Kursime, 234 761 63 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 992 286lekë.
Kursime të bashkëjetuesit nga paga e vitit 2014, 679 85 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Albacall, 638 318 lekë.
Bashkëjetuesi ka shpenzim qiraje ap, 288 000 lekë.

Viti 2015
Kursime, 27 772 05 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Tiranë, 735 125 lekë dhe Vlorë, 249 873 lekë.
Bashkëjetuesi ka hapur një aktivitet privat, me vlerë 149 700 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Albacall, 47 811 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si IT, 45 192 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit si administrator German electronic, 9, 016 lekë.

Viti 2016
Depozitë bankare, 23 722 92 lekë.
Subjekti deklarues thotë se banon në ap e babait të saj pa qira, i cili ka një vlerë 38 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Vlorë, 582 083 lekë dhe raporti I lindjes, 289 760 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëjetuesit, 62 910 lekë dhe 240 662 lekë.
Depozitë bankare e bashkëjetuesit, 51 350 lekë.

Viti 2017
Depozitë bankare e subjektit deklarues, 9 733 16 lekë.
Llogari kursimi e subjektit deklarues, 320 101 45lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Vlorë, 121 406 lekë dhe dieta nga Shkolla e Magjistraturës, 22 500 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëjetuesit, 480 000 lekë.
Llogari kursimi e bashkëjetuesit, 170 012 lekë.

Viti 2018
Depozitë bankare e subjektit deklarues, 37 904 69 lekë.
LLogari kursimi e subjektit deklarues, 550 512 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Vlorë, 1 042 545 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria private e bashkëjetuesit, 560 720 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Liroi trafikantin e drogës/ Gjyqtari i Vlorës me njollën e KLD, në Vetting

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Drejtësisë më shumë nuk ka funksionuar se sa ka shërbyer si rregullator i sistemit të drejtësisë.

Janë një sërë çështjesh, për të cilat ka nisur verifikime, në kohën që nuk kishim KLGJ , për të cilat nuk dihet epilogu i tyre. Ajo që dihet se disa gjyqtarë do të shkojnë në Vetting, me njollën e KLD-së nga pas. Një rast i tillë është edhe gjyqtari i Vlorës Arqile Basho, për të cilin Vettingu ka nisur para një viti.

Në tetor 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë njoftoi për nisjen e verifikimit mbi vendimin e marrë nga gjyqtari Arqile Basho, pas vendimit për të lënë të lirë shtetasin R. A. Ky i fundit ishte ndaluar pasi në një godinë shumë pranë banesës së tij, ku u gjendën mbi 5 tonë lëndë narkotike kanabis, në fshatin Llakatund.

Vendimi i gjyqtarit në atë kohë e detyroi KLD-në të nisë verifikimin dhe mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme, duke i kërkuar gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve e procesverbaleve.

Por si në mjaft raste të tjera epilogu nuk dihet, ose është pluhurosur në arkivat e KLD, pa u bërë publik, njësoj sikur nisën verifikimet.
Në lidhje me pasurisë, gjyqtari Arqile Basho, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes që menaxhonte punët bujqësore.
Financat e tij janë të bazuara puna në emigracion e gjyqtarit në Greqi, në periudha të ndryshme përgjatë viteve 1991-1992.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Arqile Basho.

Viti 2003
1/6, tokë arë 17 dynym, ku 10 dynym janë pemë frutore.
Autoveturë tip BMV, me vlerë 0,4 milion lekë.
Gjendje kesh, 0,9 milion lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë, 0, 942 milion lekë.
Pension i prindit, 0, 084 milion lekë.

Viti 2004
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 000 000 lekë.
Pensioni I prindit, 0, 084 milion lekë.
Të ardhura nga vetpunësimi I Lefteri Bashos, 800 000 lekë.

Viti 2005
Shtuar kursimet familjare 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 300 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 300 000 lekë.
Pensioni I prindit, 84 000 lekë.

Viti 2006
Kredi, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 350 000 lekë.
Pensioni I prindit, 180 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 500 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë.

Viti 2008
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryetar gjykate në Tepelenë dhe gjyqtar në Gjirokastër 920 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 800 000
Të ardhura të Çeljeta Bashos si inxhiniere Agrare, 30 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë.

Viti 2009
Autoveturë Benz 190, me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër 898 158 lekë, shpërblim 40 000 lekë dhe dieta 51 831 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 900 000
Të ardhura të Çeljeta Bashos si inxhiniere Agrare, 480 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë.

LEXO EDHE:  Dom Gjergj Meta mesazh të fortë/ Mafia nuk mundet vetëm me aksione policie e me SPAK

LEXO EDHE:  Aplikimi për SPAK/ Zbulohet kandidatura e radhës

Viti 2010
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Gjirokastër 1 016 656 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 1 100 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer 307 200 lekë. Pa shlyer 156 600 lekë.

Viti 2011
Ta ardhura nga marrëveshgja e grantit me bashkëshortes, për subvencionimin e kushteve të prodhimit dhe tregtimit të pemëtarisë në bllokun privat Odrie, 10 000 dollarë.
Kursime nga të dy bashkëshortët 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 058 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 1 200 000 lekë.
Kredi, 1 000 000 lekë. Shlyer.

Viti 2012
Kursime nga të dy bashkëshortët 1 200 000 lekë.
Autoveturë Volsvagen në emër të Llambi Bashos, 3 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 058 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 1 300 000 lekë.

Viti 2013
Autoveturë, pronësi familjare, blerë në emër të Llambi Bashos, 16 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 327 223 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste familjare, 900 000 lekë.
DjalI, Llambi Basho deklaron një BMV me vlerë 15 000 euro.

Viti 2014
Shtuar kursimet familjare, 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 572 315 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 1 100 000 lekë.

Viti 2015
Shtuar kursimet familjare, 1 200 000 lekë.
Pakësim nga të ardhurat e vitit për pagesën e shkollës së djalit Llambi Basho, 4 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 260 809 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 1 648 800 lekë.
Deklarata e vajzës Vasilika Bashos.
Tokë arë 31 m2, me vlerë 99 200 lekë, tokë arë 694 m2 me vlerë 2 220 800 lekë, Benz të blerë në vitin 2009 me vlerë 5 200 euro dhe magazinë rreth 250 m2 në process legalizimi, nuk ka vlerë.

Viti 2016
Shtuar kursimet familjare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 281 931 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 1 000 000 lekë.

Viti 2017
Shtuar kursimet familjare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 318 200 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 900 000 lekë.
Të ardhura në formën e produkteve bujqësore, 200 000 lekë.

Viti 2018
Shtuar kursimet familjare, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 336 555 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga sektori privat bujqësor, 800 000 lekë.
Të ardhura në formën e produkteve bujqësore, 200 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës bankare, 94 280 61 lekë.
Djali deklaron automjet BMV, blerë në Greqi 1 500 euro.
Të ardhura të djalit si përgjegjës I një reparti riciklimi pranë një kompanie private, 147 942 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëjetueses së djalit në një kompani private, 340 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE