LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditja e madhe e klubit shqiptar/ Cana bindi Pandevin, zbulohet shifra që do të paguhet për yllin e sulmit

17 Korrik 2020, 17:54, Sport CNA
Goditja e madhe e klubit shqiptar/ Cana bindi Pandevin, zbulohet shifra që

Lorik Cana bind Goran Pandev dhe Shkëndija e Tetovës do të ketë në skuadër një nga lojtarët më të mirë në kampionatin elitar të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Ljupche Doriev, sulmuesi i krahut të majtë, pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim pjesë kuqezinjve të Tetovës. Shkëndija do paguajë për kartonin e sulmuesit që së shpejti mbush 25 vjeç.

Sportmedia.mk raporton se për t?i plotësuar dëshirën e merkatos Ernest Gjokës, do të paguhen plot 70 mijë euro tek Akademija Pandev. Një shifër e mirë për situatën që ka përfshirë futbollin gjatë kësaj periudhe pandemie.

Shkëndija edhe në të shkuarën ka paguar për të afruar në skuadër elementë cilësorë dhe blerja rekord është ajo e Marjan Radeskit, për të cilin kuqezinjtë kishin paguar 150 mijë euro.

Lajmet e fundit nga