Connect with Us

Gledi Mici largohet nga Shkëndija e Tetovës, ja ku pritet të transferohet

Sport

Gledi Mici largohet nga Shkëndija e Tetovës, ja ku pritet të transferohet

Publikuar

-

Gledi Mici është larguar përfundimisht nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë kanë njoftuar zyrtarisht këtë shkëputje të mbrojtësit shqiptar që nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Gjokës. Kjo i lë vendin shumë ekipeve për t’u futur në garë që të marrin shërbimet e tij.

Mes tyre është edhe Tirana që nuk mund t’i shpëtojë një element i tillë. Kjo pasi bëhet fjalë për një lojtar të lirë dhe nuk do të ketë asnjë detyrim tjetër financiar për nënshkrimin përveç akordit mbi pagesën.

Mici nuk ka preferuar që të rinovojë tek Shkëndija ndërsa në kohët e fundit është duke u stërvitur me Roland Peqinin, duke i’u bashkuar emrave të Kërcikut dhe Bicajt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Merr fund pritja, Muriqi zbarkon në Romë

Publikuar

-

Nga

Më në fund! Pas shumë peripecish Vedat Muriqi ka zbarkuar në Romë dhe është gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin e Lacios. 26-vjeçari ka shkrepur fotot e para si lojtar i kryeqytetasve, teksa nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Lacio arriti të bindë Fenerbahçen me 18 milionë euro, plus dy të tjerë në formë bonusesh. Mesfushori në mbërritjen e tij ka thënë fjalët e para si lojtar i Lacios.



“Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë se kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi Lazios.

Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë“, u shpreh Muriqi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Frikë nga Koronavirusi, Volfsburg merr vendimin e papritur për sfidën ndaj Kukësit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Volfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konferencën për shtyp në prag të sfidës të ditës së enjte me Kukësin për raundin e dytë të Ligës së Europës. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, klubi gjerman bën me dije se konferenca e radhës do të organizohet në Zyrën e Shtypit në Gjermani dhe jo në Shqipëri.

Situata e vështirë e shkaktuar prej koronavirusit në vendin tonë i ka stepur drejtuesit e Volfsburgut për t’u nisur menjëherë drejt Shqipërisë. Zyra e shtypit të klubit njofton se pyetjet duhet të dërgohen në anglisht.



Kujtojmë që Volsburgu ofroi për Kukësin 400 mijë euro në mënyrë që ndeshja me ta të luhej në stadiumin e gjermanëve, por ky propozim u hodh poshtë nga UEFA.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Futbollisti 21-vjeçar shpall “divorcin” me Tiranën, ja ku do të transferohet

Publikuar

-

Nga

Pano Qirko nuk është më portier i Tiranës. “Gardiani” largohet pas një viti nga kampionët e Shqipërisë, duke falenderuar presidentin Halili dhe klubin për bashkëpunimin. Lojtari 21 vjeçar nuk ka marrë shumë minuta në portë, pasi bardheblutë kanë besuar te Lika.



Afrimi i Visar Bekaj ka sjellë largimin e Qirkos, që ka gjetur akordin me Bylis për vijimin e karrierës. Newsport.al mëson se portieri do t’i bashkohet shumë shpejt ballshiotëve, duke kërkuar më shumë minuta në Superligë.

LEXO TE PLOTE