Connect with Us

Gjetjet e OBSH-së në Brazil/ Rastet nuk po shtohen, edhe pse vendi është i hapur

Shëndeti

Gjetjet e OBSH-së në Brazil/ Rastet nuk po shtohen, edhe pse vendi është i hapur

Publikuar

-

Gjetjet e OBSH-së në Brazil/ Rastet nuk po shtohen, edhe pse vendi është i hapur

Infeksionet koronavirus në Brazil, kur numri total i raportuar është mbi 2 milionë, nuk po rriten në mënyrë eksponenciale, por kanë arritur pikun, duke krijuar një mundësi për të mbajtur epideminë nën kontroll.

Është kjo deklarata e kreu të programit të urgjencave të OBSH, Mike Ryan të Premten.

Ryan tha në konferencë se numri “R” (numri i personave që çdo person i infektuar vazhdon të infektojë), tani është midis 0.5 dhe 1.5 në të gjithë rajonet në Brazil, dhe numri i rasteve ditore të reja qëndron në konstante 40000-45000.

LEXO EDHE:  OBSH: Të rinjtë duhet të ndalin festat dhe të marrin përgjegjësi

“Virusi nuk po dyfishohet në bashkësi si dikur, kështu që rritja nuk është eksponenciale,” tha ai.

Megjithatë, sipas Ryan nuk ka “absolutisht asnjë garanci se virusi do të zhduket vetë”.

Brazili në renditjen globale të infketimeve qëndron i dyti pas SHBA-ve, me 2 021 000 raste dhe 77 000 viktima.

Kujtojmë që në Brazil, mes të infektuarve aktivë është edhe presidenti Bolsonaro, ndërsa vendi është i liruar nga masat drastike. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Tregon sa doza vaksine do vijnë këto ditë

Vetëm pak minuta më parë, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga Rinasi.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

LEXO EDHE:  OBSH miraton testin/ Përgjigja për Covid në kohë rekord

LEXO EDHE:  OBSH miraton testin/ Përgjigja për Covid në kohë rekord

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tone”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ulet ndjeshëm numri i infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 125  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 4 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në për shkak të trajtimit të koronavirusit

LEXO EDHE:  Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në për shkak të trajtimit të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125
Të shëruar në 24 orë 546
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1983

Testime totale 591,590
Raste pozitive 128,518
Raste të shëruara 98,269
Raste Aktive 27,928
Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19823
Fier 2413
Durrës 1177
Gjirokastër 1168
Shkodër 967
Korçë 727
Vlorë 608
Dibër 340
Kukës 324
Elbasan 237
Berat 94
Lezhë 50

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ndërprerja e vaksinimit në Fier/ Dasho nxjerr zbuluar Ramën: Justifikohet me grevën e kontrollorëve

Publikuar

-

Nga

Ndërpreja e vaksinimit në Fier/ Dasho nxjerr zbuluar Ramën: Justifikohet me grevën e kontrollorëve

Sot në media u raportua ndërpreja e vaksinimit të të moshuarve në qytetin e Fierit, sipasojë e vonesës së ardhjes së 100 mijë dozave nga greva në aeroportin e Rinasit.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho i cili shkruan se me justifikimin e grevës së kontrollorëve, Rama po mundohet të shpiki një ‘përgjegjës’ për dështimin e fushatës së vaksinimit.

Dasho rendit dhe arsyet për argumentin e tij, ndërsa shton se kemi një shtet jo serioz.

“NJË SHTET JO SERIOZ

Sot qendrat e vaksinimit në Fier u ankuan për mungesë vaksinash lidhur me vonesën njëditore të ardhjes së tyre nga Turqia.

Së pari, në se lajmi i ardhjes së 192 mijë vaksinave në fund të marsit ishte i vërtetë, ende duhet të ketë stok të atij grupi vaksinash.

Së dyti, edhe sikur 192 mijë vaksinat të kishin mbaruar, vaksinat e ardhura të enjten mund të dërgoheshin brenda 2 orëve në Fier.

Së treti, Fieri nuk ka nevojë për më shumë se 500-600 vaksina në ditë për nevojat e veta, kështu që ato mund të dërgoheshin edhe Astra Zeneca.

Me justifikimin e grevës së kontrollorëve, a mos po përpiqet të shpiket një “përgjegjës” për dështimin e fushatës së vaksinimit?!“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE