Connect with Us

Ekskluzive-Zbulohen kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë në Korçë/ Ja lista e plotë

Politikë

Ekskluzive-Zbulohen kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë në Korçë/ Ja lista e plotë

Publikuar

-

Do hapet-s'do hapet / Si po flet me vete Republika e Re

Prej disa javësh në degët e Partisë Demokratike ka filluar zgjedhja e kandidatëve të cilët propozohen nga strukturat e bazës, për ti dhënë më pas Republikës së re listën e plotë të atyre emrave të cilët do të garojnë në vitin 2021 përballë Rilindjes.

Në fakt në një udhëzim Lulzim Basha e ka përcaktuar qartë se gati 30% e listës do të jenë femrat dhe 20% tjetër të listës do ta plotësojë ai. Ç’ka do të thotë se më shumë se gjysma e emrave do të jenë vendosur nga qendra.

Por gjithësesi bazës këtë herë po i bëhet qejfi, duke nxjerrë disa emra gjoja me idenë se PD është hapur dhe emrat i propozon vetë anëtarësia.

Nga të dhënat zyrtare të konfirmuara për CNA.al nga dega e Partisë Demokratike në Korçë, emrat e propozuara janë:

Sorina Koti,

Ledina Aliolli, ish-deputete

Andrea Mano,

Aldo Mano,

Dhimitraq Çyfeku,

Aurel Fidani,

Ergys Haruni,

Gjergji Mero,

Ervin Salianji,

Kristi Korçibelli,

Mateo Spaho,

Besa Petriti,

Niko Doku,

Gjergji Gjata,

Ledion Kolçinaku,

Edi Malelli, etj.

Në fakt ajo që bie në sy në listën e kandidatëve të propozuar në Korçë janë Aldo Mano dhe Andrea Mano.Por në fakt ky është i njëjti person. Ish-kreu i degës, njeriu që ka kandiduar më shumë se pesë herë dhe vetëm ka humbur.

LEXO EDHE:  Si po ja fut Luli, Arben Ristanit!

Emrat e propozuar në Bashkinë e Korçës do të pasohen dhe nga shumë emra të tjerë, të cilët janë propozuar në Kolonjë, Devoll, bashkitë Pustec dhe atë të Pogradecit për të bërë më pas bashkimin e tyre. Një filtrim në kryesitë e degëve, më pas do të jetë qendra ajo që do të vendosë se cilët do të jenë emrat për t’u rikthyer për t’u votuar në bazë.

Në fakt thuajse shumica dihen, por sipas Lulzim Bashës do të jenë të zgjedhurit e anëtarësisë për të garuar si kandidatë për deputetë të Republikës së re./ CNA.al

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë

Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

Ekskluzive/ Formularët tallje, zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rasti i familjes Cakoni/ Berisha nxjerr dokumentin: Kontrata për dhurimin e banesës u bë katër ditë pas denoncimit të PD

Publikuar

-

Nga

“Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e vaksinës”/ Berisha ngre alarmin: Pasojat do jenë të mëdha

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj akuzave të PD në lidhje me rastin e Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaron se Rama po mashtron për dhurimin e apartamentit.

Berisha ka publikuar një dokument të siguruar nga një qytetar  dhe deklaron se kontrata për dhurimin e banesës është nënshkruar katër ditë pas denoncimit të PD.



“Përgënjeshtrim i Edvin Hajdutit! Mashtrim i pafytyrë i Edvin Hajdutit dhe narkozyrtarëve të tij për kontratën për apartament e familjes Cankoni që humbi 8 pjesëtarë të familjes nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Pasojat që na vijnë nga lapsuset apo gafat e Rudinës

LEXO EDHE:  Pasojat që na vijnë nga lapsuset apo gafat e Rudinës

Kontrata u nënshkrua me datën 7 shtator, 4 ditë pas denoncimit nga mediat të braktisjes dhe mashtrimit të kësaj familje nga Edvini”, shkruan ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Publikuar

-

Nga

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Çupi shprehet se fëmijët në këto zona detyrohen të shesin misra në rrugë, me qëllim që të blejnë librat e shkollës.

“Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.



Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.”/CNA.al

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 13. September 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Operacion mes Italisë e Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal, arrestohen 12 persona

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F.L(Sh)., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Sezoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Moskallëzim i Krimit” i shtetases të shpallur në kërkim: V. O., 44 vjeçe, banuese në Itali.



Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ishte në dijeni se bashkëjetuesi i saj shtetasi A.R ( autori kryesor i vjedhjeve), kryente vjedhje të ndryshme sëbashku me shtetas të tjerë, dhe nuk ka kallëzuar për krimin dhe është mundur ti shmanget përgjegjësisë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•I.H., 18 vjeç, A.D., 18 vjeçe, dhe R.Ç., 22 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;
•Q.D, 67 vjeç, A.D., 60 vjeç, L.Ç., 56 vjeç, A.K., 44 vjeç, dhe E.R., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE