LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja/ Si e sinjalizoi GDF-Shqipërinë për gomonen dhe tre personat e “paidentifikueshëm”

17 Korrik 2020, 07:55, Kronika CNA
Detaje të reja/ Si e sinjalizoi GDF-Shqipërinë për gomonen

Forca të policisë kanë qenë sot sërish përgjatë pyllit të Novoselës dhe Mifolit.

Dyshimet e forta të policisë se Vlorës bëjnë me dije se mjeti 12 metra i gjatë me tre motorë të tipit ?Yamaha? 250k fuqi secili, dyshohet të jetë nisur nga Italia.

Tre personat në bord të gomones (skafisti dhe dy shoqërues) kanë qenë të maskuar gjatë kohës që janë ndjekur nga policia.

Sipas Abcnews, burime nga policia bëjnë me dije se mjeti mund të jetë nisur nga lumi Vjosë në drejtim të Italisë, dyshime të forta thonë se mjeti ka qenë në kthim nga Italia.

Sinjalizimi i parë për mjetin e konstatuar ka ardhur nga Guardia di Finanza.

Hetimet e policisë bëjnë me dije se pika e fortë për të konfirmuar nëse mjeti ka qenë në Itali dhe më pas në kthim për bregun e Vlorës është GPS që skafistët kanë përdorur, kjo mundëson të kqyret itinerari që ka ndjekur mjeti lundrues.

Gjatë mëngjesit të sotëm serish forca të policisë kanë qenë me pyllin e Novoselës dhe Mifolit për krehjen e zonës.

Lajmet e fundit nga