Connect with Us

Denoncimi/ Dajak në zyrat e shtetit! Rrihet brutalisht shefja e taksave dhe tarifave në Pogradec

Denoncim

Denoncimi/ Dajak në zyrat e shtetit! Rrihet brutalisht shefja e taksave dhe tarifave në Pogradec

Publikuar

-

Denoncimi/ Dajak në zyrat e shtetit! Rrihet brutalisht shefja e taksave dhe tarifave në Pogradec

Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha pak momente më parë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se është rrahur dhe goditur brutalisht në zyren e saj shefja e taksave dhe tarifave të bashkisë së Pogradecit.

Sipas tij, zyrtarja e bashkisë është dhunuar nga një çift bashkëshortësh që kanë një subjekt ambulant në shëtitoren e qytetit. Ai deklaron se çifti nuk është mbajtur në polici dhe shefes së taksave i është kërkuar nga eprorët që të tërheqë denoncimin.

“Përshëndetje Doktor! Përgjegjëse e taksave dhe tarifave vendore Bashkia Pogradec, goditet dhe rrihet në zyre nga një çift të cilët kanë një subjekt ambulant në shëtitoren e qytetit të Pogradecit. Është dhunuar në zyrë nga një person bashkë me gruan e tij. Është goditur në zyrë në mënyrë brutale. Ka bërë denoncimin por pas një ore të dy janë lënë të lirë. Nga bashkia nuk është marrë asnjë masë për heqjen e lejes për këtë subjekt por përkundrazi i është kërkuar nga eprorët të heqë denoncimin sepse janë të Rilindjes. Si po zbatohet ligji në këtë rast???”, thuhet në mesazhin e qytetarit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Publikuar

-

Nga

The scandal with the 100 million car/ Sander Lleshaj cannot put in his pocket the luxurious BMW

Erdhi si ministër i Brendshëm me imazhin e gjeneralit, dorëzoi edhe gradat e tij. Por Sandër Lleshaj duket se tashmë është kthyer në “kapterrin” publik me limuzinë. Megjithëse makina e tij është një BMW luksoze, të cilën nuk e ka as kryeministri dhe asnjë ministër tjetër në Shqipëri.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Një mjet që i duhej “kapterr Lleshit” për të shitur mend, apo për t’u rehatuar kohët e fundit të pushtetit të tij, si ministër.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Njeriu i skandaleve, i një pasurie të dyshimtë dhe të fshehur në Gjirin e Lalzit. Një vilë e padeklaruar, që nuk është në emrin e tij.

Bëhet ministër i Brendshëm dhe mbyt qytetarët me gaz lotsjellës. Më pas disa skandale përfshijnë Ministrinë e Brendshme. Që nga emërimet në Policinë e Shtetit, tenderat e zhvilluara dhe së fundi një mjet me një vlerë 100 milionëshe blihet me një formulë ekstraligjore, sillet në Shqipëri me targa gjermane.

Një mjet i blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, që tashmë shëtit në Tiranë me targa falso, pa siguracion dhe në të “shtrihet” Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, që udhëheq Policinë e Shtetit dhe strukturat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Përgjegjësi për rendin dhe sigurinë duhej të kishte mjetin e tij luksoz për strategjitë politike të institucionit. Dhe tani është fshehur pas “gishtit”.

LEXO EDHE:  I dënuar me 4 vite burg/ Arrestohet i shumëkërkuari, ja për çfarë akuzohet

LEXO EDHE:  I dënuar me 4 vite burg/ Arrestohet i shumëkërkuari, ja për çfarë akuzohet

Ai makinën nuk e fut do në xhep, as qeveria nuk mund të fshehë skandalin, tentoi që të shmangë përgjigjet zyrtare, duke fshehur dokumentat.

Policia e Shtetit nuk i përgjigjet të dhënave që kërkohen në lidhje me mjetin. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gënjen publikisht, duke thënë se nuk jep të dhëna private.

Në fakt Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk mund ta fshehë dot mjetin e tij.

Ne e kemi paralajmëruar disa herë. Ai skandal nuk ka për t’u fshehur dhe nuk ka për t’u ndalur, deri ditën e fundit dhe çdo lloj justifikimi që do të përdorë, thjeshtë dhe vetëm do të thellojë më tej skandalin e “kapterrit” Lleshaj, me limuzinë./ CNA.al

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt



Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Arrestohen në flagrancë tatimorët/ Policia fsheh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 4 punonjës të Tatimeve, por lajmi nuk ëshrë bërë public për mediat.

Sipas denoncuesit, arsyeja pse po fshihet lajmi është se kanë frikë se hetimet do të arrijnë deri lart në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.



“Pershendetje doktor te uroj shendet.Doja tju tregoja nepermjet jush te gjithe shqipetareve se si po behet cdo gje per te mbyllur nje skandal te madh ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.Jane arrestuar Dorjan Flamuraj, Klodian Islami, Erion Trungu, Elis Tushe me para ne xhep e flagrance te gjithe banda gjobevenese e Tatimeve me ne krye kapobanden e famshme Romeo Shehun e Dritan Boci po bllokohet dalja e lajmit ne media se kane hall qe hetimet do arrijne deri lart ne krye te drejtorise. Arrestimi eshte bere dje ne darke ne rrugen e Barrikadave te ne nje bar kafe tek Galeria”-thuhet në denoncim.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Video-Skandali në Zyrat Arsimore në Peshkopi/ Mësuesi qëndron në Londër por vijon të paguhet

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkure është ndalur në Peshkopi pas shumë problemesh të raportuara që lidhen me Zyrën Arsimore dhe drejtuesen e këtij institucioni, Brikena Dani.

“Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.



Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

LEXO EDHE:  Video-“Shpërthen” Berisha/ Tronditet Kuvendi

LEXO EDHE:  Kreu i PD Pogradec reagon ndaj deklaratave të Ramës dhe Metës

LEXO TE PLOTE