Connect with Us

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të pasohen nga një bllokim politik

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të pasohen nga një bllokim politik

Publikuar

-

Zoran Zaev dhe partia e tij mund të kenë mundësi të vazhdojnë agjendën e tyre pro-perëndimore, por një qeveri e re e dobët mund të përballet me pengesa të mëdha për të qëndruar në pushtet dhe për ta çuar vendin përpara.

Gjatë garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, dy çështje kryesore u konsideruan thelbësore sa i përket të ardhmes së vendit: nëse qeveria e re do të vazhdonte rrugën pro perëndimore të përcaktuar nga social-demokratët e Zoran Zaev (LSDM) dhe, po aq e rëndësishme, nëse ekzekutivi i ri do të dëshmohej si i qëndrueshëm dhe i frymëzuar mjaftueshëm për të ndjekur reformat e nevojshme.

Disa orë pas mbylljes së qendrave të votimeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut nuk ishte ende në gjendje të paraqiste të dhëna zyrtare për zgjedhjet e parakohshme të së mërkurës (16.07.20). Presidenti i Komisionit, Oliver Derkovski, tha se faqja e internet ishte sulmuar prej hakerëve, por që kjo nuk kishte ndikuar në numërimin e votave.
Social-demokratët e udhëhequr nga ish-kryeministri Zaev e shpallën veten fitues pasi morën 36 përqind të votave, pas 94 përqind të votave të numëruara. Rivalët e tyre konservatorë VMRO-DMPNE kishin fituar në atë moment më pak se dy përqind më pak por insistuan që edhe ata mund të formojnë një qeveri.

Me sa duket të dyja partitë do të kenë më pak se 61 vendet që u nevojiten në parlamentin prej 120 anëtarësh, social-demokratët parashikohet të fitojnë 46 dhe konservatorët 44 vende. Pra edhe një herë ky rezultat i jep pozcion vendimtar partisë më të madhe të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – i cili pritet të ketë 15 deputetë në parlament.

Një periudhë e karakterizuar nga shtypja dhe korrupsioni

Jo shumë kohë më parë, pas zgjedhjeve të vitit 2016, BDI vendosi ta prishte koalicionin e saj me konservatorët në favor të social-demokratëve. Kjo i dha fund qeverisjes prej afro dhjetë vjetësh të VMRO-DPMNE-së, një periudhë e karakterizuar nga shtypje dhe korrupsion nën drejtimin e ish-të fortit Nikolla Gruevski, i cili gjendet tani në mërgim të vetëimponuar.
Një skenar i ngjashëm duhet të nënkuptojë këtë herë përmbushjen e kushtit të parë. Pas përfundimit të marrëveshjes historike për emrin me Greqinë – shtimit të përcaktorit “e Veriut” tek emri i Maqedonisë – nuk ka dyshim se LSDM dhe BDI do të vazhdojnë politikën e tyre të pajtimit me fqinjët e Ballkanit të vendit, ndërsa shpresojnë për një anëtarësim të shpejtë në BE.

LEXO EDHE:  DASH përshëndet rezultatin e referendumit në Maqedoni/ Thirrje për liderët politikë

Pak ose aspak vend për manovrim

VMRO-DPMNE e ka kundërshtuar hapur politikën e ndryshimit të emrit, duke i lënë partisë pak ose aspak hapësirë ​​për manovrim në bisedimet për koalicionin e ardhshëm me BDI ose me partinë e dytë më të fortë etnike shqiptare në parlament. Nga ky këndvështrim formimi i një qeverie të re duket se do të jetë i drejtpërdrejtë. Por nuk është kështu.

Dymbëdhjetë muajt e fundit të qeverisjes së koalicionit u shoqëruan me grindje të vazhdueshme dhe më pas social-demokratët e Zaev e kritikuan gjatë fushatës zgjedhore BDI-në për korrupsion dhe nepotizëm. Vetë Zaevi u premtoi votuesve të tij se do të dërgonte në opozitë partinë shqiptare – e cila ka qenë partnere koalicioni në qeveri të ndryshme pothuajse pa ndërprerje që nga viti 2002. BDI u kundërpërgjigj duke kërkuar që “kandidati i saj i lartë” të jetë kryeministër në këmbim të çdo aleance të ardhshme.

Stabiliteti afatgjatë me pikëpyetje

Shumë e mundshme është që – me tutelën e zakonshme të diplomatëve të BE-së dhe të SHBA-së – do të gjehet në fund një kompromis, por stabiliteti afatgjatë i koalicionit do të jetë më se i diskutueshëm. Jo pak për shkak të shumicave me shumë pak diferencë në parlamentin e ri.

Maqedonia e Veriut, një nga vendet më të varfra të Evropës me një sistem shëndetësor të pazhvilluar, është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe shumë analistë parashikojnë se ekonomia që po shënon rënie mund ta destabilizojë më tej vendin. Fillimi i pritshëm i bisedimeve të pranimit në BE mund të shtojë një element tjetër presioni, duke larguar vëmendjen nga prioritetet kryesore të reformës në fushat e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e shërbimeve sekrete dhe të administratës publike.

Rikthim te kutitë e votimit?

Duke shtuar në këtë situatë pasiguritë rajonale – zgjidhja e pritshme e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë dhe protestat masive anti-qeveritare që po vazhdojnë në Serbi dhe Bullgari – një qeveri e dobët në Shkup mund të mos jetë receta më e mirë për sukses në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Në një vend ku zgjedhjet e parakohshme janë normë dhe jo përjashtim, nuk ka të ngjarë të kalojë shumë kohë deri se liderët politikë të vendosin se është koha t’u rikthehen kutive të votimit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Publikuar

-

Nga

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Ndërsa tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, Greqia ka njoftuar për planet për blerje të avionëve të rinj luftarakë, fregata, helikopterë dhe sisteme armatimi. Blerjet e reja nga Athina, vijnë në klimën e një përpjekjeje të fundit diplomatike ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo viziton Qipron për të zbutur një krizë energjie në lindje të Mesdheut.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për blerjet, duke thënë se u nxit si kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i quajti lëvizje destabilizuese në rajon.

Me pretendimet e kahershme në hapësirë ajrore dhe detare në Egje, Ankaraja po minon edhe paqen në Mesdheun lindor, tha zoti Mitsotakis.

“Turqia po kërcënon Evropën juglindore dhe po saboton sigurinë në një kryqëzim të rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha ai.

Greqia dhe Turqia janë mbërthyer në një përplasje gjithnjë e më të tensionuar dhe të rrezikshme në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, lidhur me të drejtat për shpim për hidrokarbure dhe kufijtë e tyre detarë.

Në një fjalim në një panair tregëtar, zoti Mitsotakis tha se Greqia do të blente 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca për të zëvendësuar flotiljen e vjetëruar të avionëve Mirage 2000. Athina do të blejë gjithashtu katër helikopterë të rinj për marinën dhe po aq fregata. Edhe anijet ekzsituese luftarake do të modernizohen.

Hollësitë e këtyre marrëveshjeve nuk u bënë të njohura por nuk është hera e parë këtë vit kur Greqia ka treguar interes për modernizimin e sistemeve të mbrojtjes.

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet për blerjen e të paktën 25 avionëve luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se blerjet e reja do t’i jepnin Athinës një epërsi të konsiderueshme në mbrojtjen ajtore ndaj Turqisë, e cila po përballet me vështirësi për blerjen e avionëve të rinj dhe modernizimin e flotës ekzsituese.



Shtetet e Bashkuara pezulluan shitjen për Turqinë të avionëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja vendosi të blente sisteme ajrore për mbrojtje nga raketat S-400 nga Rusia.

LEXO EDHE:  DASH përshëndet rezultatin e referendumit në Maqedoni/ Thirrje për liderët politikë

LEXO EDHE:  Maqedoni/Përgjimet, a do dalë e vërteta për dënimet e shqiptarëve?

Njoftimi i zotit Mitsotakis vjen mes një përpjekjeje të re diplomatike në rajon nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të heqin dorë nga përplasja në Mesdheun lindor.

Pas bisedimeve me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe zyrtarë të tjerë, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të shqetësuara nga operacionet e Turqisë në zona mbi të cilat kanë pretendime si Greqia, edhe Qiproja.

Zoti Pompeo shtoi se “vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë ato për sigurinë dhe energjinë, në mënyrë paqësore. Tensionet ushtarake në rritje nuk ndihmojnë askënd përveçse armiqtë që duan të shohin përçarje në unitetin transatlantic”.

Vizita e zotit Pompeo në Qipro vjen menjëherë pas një vizite të ngjashme nga Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Greqia ka refuzuar të angazhohet në negociata me Turqinë, deri sa ajo të ndalë kërkimet për rezerva gazi në lindje të Mesdheut.

Megjithatë, të dielën vetëm disa orë pasi zoti Pompei shkoi në Qipro për bisedime të nivelit të lartë, u shfaqën shpresa për një zgjidhje të mundshme.

Turqia urdhëroi kthimin në bazë të anijes së saj kryesore të kërkimeve, duke krijuar një hapësirë për një fillim të mundshëm negociatash të rëndësishme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit janë nga Kosova.

Kjo tregohet nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet  për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit.

DPA raporton se shkalla e pozitivitetit ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova, që përkthehet në 6.38%. Testimet kanë treguar se  93 pacientë kanë rezultuar pozitivë nga 1,458 udhëtarë që kanë hyrë nga Kosova. Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit.



Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar).

LEXO EDHE:  PPE rezolutë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

LEXO EDHE:  Meta sfidon mazhorancën/ Nuk ka zgjedhje në Shkodër

Ndërkohë, udhëtarët nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE