Connect with Us

Video-Taulant Balla i jep të drejtë Topallit/ “Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora”

Politikë

Video-Taulant Balla i jep të drejtë Topallit/ “Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora”

Publikuar

-

Video-Taulant Balla i jep të drejtë Topallit/ “Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dhënë pak më parë të drejtë ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Balla ka publikuar në rrjetet sociale një video të kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha dhe thotë se ky i fundit gënjen edhe kur e pyet sa është ora.

Në video dëgjohet Basha të thotë se listat e hapura janë një ide e vlefshme, ndërsa tashmë i ka refuzuar ato.

“Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora. Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme. Sot është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon”, shkruan socialisti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla merr në mbrojtje Lleshajn/ Sulme kriminale ndodhin në çdo vend

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, për prezantimin e forcave “Shqiponja” edhe në këtë qytet.

Ndërkohë, Balla I është përgjigjur interest të mediave edhe në lidhje me situatën kriminale në vend.

Ball aka marrë në mbrojtje ministrin Lleshaj, duke e justifikuar në lidhje me atentatin me eksploziv një ditë më parë, te Vasil Shanto, ku një person mbeti I plagosur rëndë.



Sipas Ballës, sulme të tilla kriminale ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi merr “peng” vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Publikuar

-

Nga

Ngjarjet kriminale trondisin vendin/ Lleshaj justifikon dështimin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po tenton të justifikojë dështimin e tij në drejtimin e këtij institucioni.

Ndërsa në vendin tonë në vetëm 48 orët e fundit ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin, duke lënë pas edhe katër të vdekur, Lleshaj thotë se policia e ka kryer me sukses detyrën e saj.

Në një prononcim për mediat nga Elbasani, Lleshaj tha se “Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.



I pyetur për deklaratat për largimin apo qëndrimin e tij, ai tha se kanë qenë përgjigje të pyetjeve dhe se nuk dorëhiqet por ecën përpara.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Balla-Bashës: Shpif, shpif se diçka do mbetet

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Balla-Bashës: Shpif, shpif se diçka do mbetet

“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Meta letër KED: Vonesat të pajustifikuara

Publikuar

-

Nga

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vonesat dhe  problematikat në bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Në një letër drejtuar KED-së, kreu I shtetit I cilëson sit ë pajustifikueshme vonesat, ndërsa ripërsërit thirrjen që të angazhohet për të vijuar veprimtarinë e pandërprerë për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese në procesin e plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të plotë, brenda një kohë sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

LEXO EDHE:  PS "djeg" kryebashkiakët/ Dako dhe Sejdini në “turrë të druve”?



Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëroi “prerje kokash”/ Ja krerët e PS në prag shkarkimi (dokumenti)

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më poshtë letra e plotë drejtuar KED:

LEXO TE PLOTE