LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK zbulon skemën abuzive/ Vihen në pranga disa punonjës të ISHSH-së dhe Kujdesit Shëndetësor

16 Korrik 2020, 18:33, Kronika CNA
SPAK zbulon skemën abuzive/ Vihen në pranga disa punonjës të

Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një sërë arrestimesh me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar( SPAK).

Mësohet se mes të arretsuarve janë disa inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) dhe Kujdesit Shëndetësor.

Konkretisht bëhet fjalë për 5 inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë; tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme.

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë lëshuar në mënyrë abuzive libreza për punësim. Dyshohet se zyrtarët merrnin edhe rryshfete nga subjektet tregtare që kapeshin me shkelje.

SPAK i ka filluar hetimet prej disa muajsh dhe gjithashtu po heton edhe disa përfaqësues të subjekteve të ndryshme tregtare, që dyshohet se përfitonin përmes kësaj skeme.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? dhe ?Shpërdorim detyre?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga