Connect with Us

“Shtete me rrezik”/ Italia i mbyll “derën” edhe tre vendeve të tjera

Bota

“Shtete me rrezik”/ Italia i mbyll “derën” edhe tre vendeve të tjera

Publikuar

-

Italia ka mbyllur kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, ka firmosur sot urdhrin që të futen Kosova, Serbia e Mali i Zi si vende me rrezik nga pandemia COVID-19.

Madje kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit do të ndalohet të hyjë dhe të kalojë edhe transit.

“Ne kemi shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e shteteve me rrezik. Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit e kanë të ndaluar futjen dhe kalimin nëpërmjet Italisë. Në botë, epidemia është në fazën më të rëndë. Kërkohet kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin e bërë deri më tani”, ka shkruar Roberto Speranza në “Twitter”.

Italia është një nga vendet me numrin më të madh të viktimave nga COVID-19. Ditë më parë edhe Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime.

LEXO EDHE:  Arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Akuzat e rënda penale

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendosur për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit, dhe do të hyjnë në fuqi më 15 korrik.
Ndalimi vlen për fluturimet nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti.
Ndalesa do të jetë në fuqi deri më 31 korrik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Video-Zjarr i fuqishëm në portin e Ankonës/ Mbyllen shkollat dhe parqet

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mesnatën e kalur në zonën e portit të Ankonës në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se flakët filluan rreth 35 minuta pas mesnatës duke vënë menjëherë në lëvizje 16 skuadra zjarrfikësish nga Ankona, Macerata dhe Pesaro. Sipas autoriteteve, deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë apo të lënduar nga flakët.



Si masë paraprake sot janë mbyllur shkollat e te gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajërit dhe indikacione nga autoritetet shëndetësore, të cilët kanë rekomanduar mbajtjen mbyllur të dritareve dhe kufizimin e udhëtimeve të panevojshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trump jep lajmin shpresëdhënës/ Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Publikuar

-

Nga

Habit Trump/  Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati pas 3-4 javësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një deklaratë lidhur me vaksinën e COVID-19.  Sipas tij  vaksina mund të jetë gati brenda tre ose katër javësh.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë kohës që po fliste në një sallë bashkie.

Ai shtoi se një vaksinë mund të ishte gati për shpërndarje përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 3 nëntor.



“Ne jemi shumë afër të kemi një vaksinë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Lëvizja “5 Yje” kërkon votim për koalicionin qeveritar në internet

LEXO EDHE:  "Çlirohet" Italia/ 3 viktima nga Covid, asnjë i vdekur në Lombardi që nga 22 shkurti

“Nëse doni të dini të vërtetën, administrata e mëparshme do të kishte dashur ndoshta vite për të bërë një vaksinë për shkak të FDA dhe të gjitha miratimeve. Dhe ne jemi brenda disa javësh nga marrja e saj. Mund të jenë tre javë, katër javë“, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE

Bota

Si do të zgjidhet problemi me azilkërkuesit në Greqi?

Publikuar

-

Nga

Problemet në kampet greke për refugjatë nuk janë të reja. Por zjarri në Moria ka hedhur një hije të rëndë mbi gjendjen e refugjatëve dhe tregon të gjitha dështimet e deritanishme evropiane në kampe.

Si mund të zgjidhet kriza në Lesbos, pas zjarrit në kampin e refugjatëve në Moria? Athina dhe Brukseli po kërkojnë përgjigje.

Greqia kërkon kampe të mbyllura

Ministri grek për mbrojtje civile, Michalis Chrysochoidis, deklaroi të hënën se asnjë refugjat nuk mund të largohet nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesbos. Së pari duhet të regjistrohen në kampin Kara Tepe dhe të testohen nëse janë të infektuar me virusin Corona. Më pas do të vendoset se ku mund të strehohen ata, a mund të kthehen prej nga kanë ardhur apo do të lejohet të shkojnë në ndonjë vend tjetër në brendësi të Greqisë.

Shteti grek, siç tha ministri, nuk mund të lejojë të shantazhohet. Në Greqi mendohet se azilkërkuesit e kanë djegur qëllimisht kampin në Moria, për të detyruar autoritetet që t’u lejojnë atyre që të largohen nga Moria. Qeveria greke ka frikë se kjo mund të ndodhë edhe në kampet e tjera, në qoftë se tani fillon evakuimi i refugjatëve në Lesbos.

Gjermania do të marrë një kontigjent të refugjatëve

Gjermania ka vendosur të marrë një grup prej 150 refugjatësh minorenë si dhe 1500 refugjatë të tjerë nga Lesbosi dhe venstrehimet e tjera në Greqi. Qeveria greke pohon se kjo mund të ndodhë vetëm pas regjistrimit të refugjatëve dhe testimit me virusin Corona. Qeveria greke nuk ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Gjermania. Rreth 400 refugjatë të moshës minorene janë dërguar ndërkohë në brendësi të Greqisë.

Sa i madh do të jetë kampi Kara Tepe?

Të dhënat për ndërtimin e një kampi të ri në Lesbos nuk mund të konfirmohen deri në fund. Ministri grek për migracion Notis Mitarachi thotë se brenda një jave do të ndërtohet një qendër për personat pa kulm mbi kokë, pra rreth 12000, sa janë vendosur për momentin nën tenda. Kapaciteti i kampit të mëparshëm ka qenë 5.000.

Deri të hënën në mbrëmje janë rregulluar vendstrehimet për 800 persona. Migrantët njoftojnë se gjendja e furnizimit me gjërat elementare për jetë është e keqe. Mendohet se do të kalojnë javë e ndoshta edhe muaj deri sa të 12000 refugjatët të testohen nëse janë infektuar me virusin Corona.

Moria, kampi tranzitor

Mangësi të mëdha prej kohësh



Organizimi i vendstrehimeve për refugjatët në Lesbos ka pasur probleme të mëdha prej kohësh. UNHCR dhe shumë organizata të tjera raportojnë për kushte “jonjerëzore” në kampe.  Moria kishte një kapacitet për 3.000 persona, ndërsa atje ishin strehuar 12.000 vetë.

LEXO EDHE:  Italia po “vdes”, Kosova rritet

LEXO EDHE:  Arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Akuzat e rënda penale

Procedura e azilit në Moria ishte parashikuar të zgjasë “vetëm disa javë” dhe më pas ata të kthehen në Turqi, prej nga kanë ardhur, që ishte pjesë e marrëveshjes me Turqinë. Personat që nuk kanë asnjë shans për azil është dashur të kthehen në vendlindje. Por asnjëra prej këtyre marrëveshjeve nuk ka funksionuar, që ka shkaktuar një grumbullim të rreth 40.000 azilkërkuesve në Greqi. Komisioni i BE bën të ditur se prej vitit 2016 – 2019 në Turqi janë kthyer vetëm rreth 2000 sirianë.

BE vazhdon konsultimet, por vendime nuk ka

Procedurat e azilit në Greqi zgjasin shpesh me muaj, e ndonjëherë edhe me vite. Procedurat në Lesbos janë stërzgjatur ndonëse atje janë vendosur edhe forcat “Frontex” dhe “EASO”, për të ndihmuar. Nëpunësit evropianë megjithatë nuk kanë të drejtë të vendosin. Kjo u takon nëpunësve grekë.

Propozimi i Merkelit

Deri tani nuk është i qartë qëndrimi i kancelares Merkel për kampet në Greqi. Merkeli dhe komisionerja Ursula von der Leyen deklaruan të hënën se në Lesbos duhet të ketë një kamp, i cili drejtohet nga Frontex dhe EASO, së bashku me autoritetet greke. Por diplomatët në Bruksel thonë se pikërisht kjo nuk ka funksionuar në të kaluarën.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer

Komisioni i BE do të paraqesë të mërkurën në samitin e BE, propozimet e veta për zgjidhjen e situatës. Propozimet parashikojnë reformimin e sistemit të azilit në Evropë. Këto propozime parashikojnë edhe shpërndarjen e azilkërkuesve me të drejtë azili, por mbi bazën vullnetare. Ndërsa ministri i Brendshëm Horst Seehofer propozon një mbrojtje më të mirë të kufijëve të jashtëm të BE dhe që në Greqi të vendoset për kërkesat për azil, me qëllim që dëbimet të bëhen prej atje.

Mbajtja e azilkërkuesve është kundër ligjit

Gjykata Evropiane ka vendosur në majt të vitit 2020, në një proces për Hungarinë, se mbajtja e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm të BE është e mundur vetëm katër javë. Ndërsa futja e tyre në vendstrehime të mbyllura është në kundërshtim me ligjin, sepse i ngjan burgosjes. Nëse ky vendim do të luajë ndonjë rol edhe në Greqi dhe Lesbos, mbetet të shihet.

Aktualisht në BE ekzistojnë rregullat sipas së cilave përgjigja ndaj kërkesave për azil duhet të jepet më së largu pas gjashtë muajve. Këtë rregull e kanë shkelur jo vetëm Greqia por edhe vendet tjera të BE. Tani vendet e BE duhet të vendosin se cilat vende duhet të vendosin në procedurën e azilkërkimit. Para shpërthimit të pandemisë Corona, Greqia planifikonte modernizimin e ligjeve. Por deri tani nuk ka kurrfarë rezultati në këtë drejtim./ DW

LEXO TE PLOTE