LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria drejt neo-diktaturës/ Rama, lider i dështuar

16 Korrik 2020, 09:58, Politikë CNA
Shqipëria drejt neo-diktaturës/ Rama, lider i dështuar

Partia Agrare Ambientaliste (PAA), paralajmëron mundësinë e rikthimit të neo-diktaturës nga Rama.

Në një deklaratë për mediat, PAA thekson se shqetësimi bazohet në paralajmërimet e institucioneve ndërkombëtare dhe së fundmi edhe nga raporti i organizatës Freedom House me qendër në Uashington.

Sipas PAA, cënimi i lirive politike dhe ekonomike kanë vonuar integrimin në BE, e cila ka bllokuar disa herë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

?Organizata ?Shtëpia e Lirisë? në raportin e saj shprehet se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, me një risk të lartë të rishfaqjes së krizave politike.

Në këtë raport konstatohet se rënia apo cënimi i lirive politike dhe ekonomike kanë vonuar integrimin në BE, e cila ka bllokuar disa herë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ramaqeveri me arrogancën dhe babëzinë me dështimet saj kanë ushqyer: (i) cënimin dhe kufizimin e lirive demokratike; (ii) korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Me rritjen e borxhit nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, Ramaqeveri me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e saj i kanë varfëruar shqiptarët shpirtërisht dhe financiarisht. Në pamundësi për të jetuar të lirë në vendin e tyre shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Reagimi shoqëror anemik ose i munguar.

PAA apelon që të rinjtë, shoqëria civile dhe grupet e interesit të unifikohen në qëndrimin kundër modelit të dështuar të Ramaqeveri. Ky reagim dhe angazhim është një investim publik shumë efektiv për të eleminuar risqet e neo-diktaturave.?-thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga