LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Referendum për koalicionet?/ Rama i përgjigjet Metës: Modeli ynë nuk gjendet askund

16 Korrik 2020, 12:08, Politikë CNA
Referendum për koalicionet?/ Rama i përgjigjet Metës: Modeli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi që nëse duan të heqin koalicionet parazgjedhore, le ta bëjnë këtë me referendum popullor.

Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, shkruan se modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman.

Sa i takon deklaratës së Metës, se nuk duhet të shkojmë drejt modelit lindor, Rama thotë se modeli aktual i Shqipërisë nuk është askund, as në lindje dhe as në perëndim.

?Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!?-shkruan Rama.

Sa i takon hapjes së listave, Rama shkruan se “IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga